Kryeministri, Edi Rama ka zhvilluar dy takime me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel gjatë Samitit të NATO-s që po mbahet në Varshavë të Polonisë.
Një burim nga delegacioni i Shqipërisë në këtë Samit, bën të ditur për “Panorama” se, takimi i parë është zhvilluar pas darkës së mbrëmshme të liderëve, kurse takimi i dytë sot në mjediset e Samitit.
Gjatë këtyre dy takimeve, Merkel dhe Rama kanë diskutuar për disa çështje, por tema më “e nxehtë” ka qenë ecuria e reformës në drejtësi, për të cilën Kancelarja gjermane ka shfaqur mjaft interes.
Berlini po e ndjek me vëmendje shumë të veçantë procesin e reformës tha burimi për “Panorama”, gjë të cilën e konfirmon dhe fakti se një delegacion parlamentar gjerman vizitoi pak ditë më parë Shqipërinë.
Merkel është angazhuar personalisht për nxitjen e integrimit në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Shqipërisë si pjesë e rajonit.
Konfirmohet se finalizimi i reformës në drejtësi, që pritet të miratohet në Parlament me 21 korrik, të përcaktojë për mirë ose për keq qëndrimin e Berlinit në raport me hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
mire ben qe e takon, po nje gje nuk kuptoj kush e ka zgjidhjen ne dore , Rama apo Sala, se per mendimin tim logjike do te ishte te takohej ai qe ka zgjidhjen, ne kete rast,per ironi te rastit zgjidhjen nuk e ka Rama por Sala se ai ka minorancen bllokuese, keshtu qe takimet mund te jene bere per ceshtje te tjera po jo per reformen ne drejtesi, dhe keto i shiten publikut si takime per ceshtjen e reformes
Po pse more te uruar i botoni keto takime te Rames me evropianet,a nuk e dini se Sali Berisha behet keq,semuret? Kini pak meshire.Mos tju behet qejfi kur ai del naten neper Tirane me breke,dhe e shkreta Liri e ndjek me vrape,bashke me disa tropojene besnik.Bene vaki Saliu semuret, dhe larg e tutje i ndodh ndonje gje,çfare te bejme neve pastaj pa Salin,pa kete” yll”? Mos beni keshtu se eshte gjynah.
Cojeni ne qeli Berish Millosh Fasllic-in dhe cdo gje merr fund: Roforma ne drejtesi aprovohet me 100 pqe 100 e deputeteve !
Bershovici eshte fatkeqesia me madhe e kombit hqiptar i te gjtha kohrave te ekzistences se Shqiperise !
Rama me Merkelin dhe …Erdogani ne mes hahahaha
O Fotaqi qenke nje rrote k….i takim kane bere koke me koke mor injorant,kjo eshte nje foto e zakonshme neper holle,por ske faje ke ardhe ne Tirane e te duket vetja qytetar dhe i ditur ,por nje gje duhet te dini ju alpine se edhe pas 5 brezash te jetoni ne Tirane ,po prap injorante do jeni ,se ja 60 vjet ka ne Tirane krimineli ,babai ,prijesi juaj Berishe po injorant ka ngel