Rama në Samitin e NATO-s: Do dyfishojmë prezencën në Afganistan

9 Korrik 2016, 12:57Politika TEMA

Në ditën e dytë të Samitit të NATO-s në Varshavë, Kryeministri Edi Rama mori pjesë në sesionin e punës së kryetarëve të shteteve dhe qeverive lidhur me Misionin Mbështetës në Afganistan.

Kryeministri Rama në fjalën e tij theksoi vazhdimin e angazhimit të Shqipërisë përkrah Aleancës për vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të institucioneve  në Afganistan.

“Shqipëria,-tha Kryeministri, – është e angazhuar prej vitesh me trupa në kuadër të NATO-s në Afganistan dhe së bashku jemi duke investuar që Afganistani të jetë një vend i sigurt për qytetarët e tij dhe jo vetëm”

Kryeministri Rama nënvizoi se në përmbushje të angazhimeve të saj në kuadër të misionit të NATO-s në Afganistan, Shqipëria ka vendosur të dyfishojë prezencën e saj.

1 komente në “Rama në Samitin e NATO-s: Do dyfishojmë prezencën në Afganistan”

  1. frank says:

    Po ti je me keq se Afganistani o gabeltyrk,ushtria e rep sunnite te arabanias me tre iveco te ndryshkura nje anije me mitroloz zorre uji dhe dy helikopter qe sperkaten mushkonjat.Uli pak pordhet se nuk te merr njeri seriozisht.Ju nuk rruani dot nje aeroport qe keni lere me te rruani paqen e te tjereve.oust re giftoturko.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje