Gazeta e Nikoll Lesit, “Koha Jonë dhe Artur Zheji, janë kthyer në dy nga akuzuesit më të ashpër të kryeministrit Rama.
Pothuajse përditë ata shkruajne për ndryshime në qeveri, zgjedhje të parakohshme, shitje e blerje deputetësh e të tilla si këto.
Sot p.sh, “Kohë Jonë”, ashtu si Zheji pak ditë më parë, shkruan se Rama e ka shitur Koço Kokëdhimën dhe për këtë arsye, ai ka nisur të takohet me Ilir Metën.
“Tashmë dihet nga të gjithë se Koço Kokëdhimën e hoqi nga politika, të paktën për momentin, pikërisht Edi Rama. Gjykata Kushtetuese dy ditë para vendimit të saj ishte në dilemë se si të vendoste pasi nuk kishte ku ta kapte ligjërisht Koçon, por priste sinjal nga kryeministri. Akoma Edi Rama nuk kishte vendosur, por ka informacione të besueshme se një ambassador i huaj në Tiranë ka shkuar tek zyrat e kryeministrisë ku i ka thënë se duhet hequr mandati i deputetit vlonjat. Më pas Kryeministri ka marrë në telefon në Gjykatën Kushtetuese ku u ka thënë se “jeni të lirë…”, çka përkthehet se hiqeni mandatin Kokëdhimës , pasi nga ana e PS dhe as e grupit parlamentar nuk do të ketë asnjë reagim.
Dhe kështu ndodhi. Iu hoq mandati i deputetit. Nuk pati reagim apo deklaratë nga selia rozë dhe as nga ana Gramoz Ruçit si kryetar grupi. As vetë Rama.
Kjo sa u tha më sipër është e sigurtë, porse mbetet enigmë se pse vendosën në kupolën rozë ta digjnin Koço Kokëdhimën, duke ditur se ishte miku më i ngushtë i Edi Ramës. E dogji Gramoz Ruçi me grupin e tij ? E pabesueshme të dalë njeri mbi Ramën në PS. E dogji ambasadori amerikan Lu? Kjo ha diskutim.E dogji vetë Edi Rama me Erion Veliaj dhe Saimir Tahirin? Mundet! Koço u bë i “rrezikshëm” për pasardhësit e Ramës në PS. Me sa duket Rama duke ndjerë ngjitjen e shpejtë të Koços në hierarkinë e selisë rozë, ndonëse e futi në Asamblenë e PS-së, pra numri një i socialistëve është “kthjelluar” edhe nga Veliaj-Tahiri se nesër nëse humbet zgjedhjet në vitin 2017 vetëm Kokëdhima mund të synojë kreun e PS-së. Ndaj paloseni!-ka qenë porosia. Dhe u gjet Gjykata Kushtetuese që i preu mandatin e deputetit, duke ia zbehur rolin në politikë, pavarësisht se Koço deklaron se jam në të njëjtat pozita në PS. Valentina Leskajn e shpëtoi Rama. Edhe për Haki Çakon bëri namin kryeministri, ndërsa asnjë fjalë për Kokëdhimën.
E shitën !
Por a e di Koço se e shitën të PS-së? Apo e di e ndaj takohet me Ilir Metën! Interesant do mbetet reagimi i Koços në PS, duke ditur se Rama nuk i del dot përballë. Edhe kryesinë e PS-së, si organ vendimmarrës politik, Rama nuk e mbledh sepse nuk di reagimin e ish-deputetit.
PS-ja një deputet e shiti për pazarin e radhës së kryeministrit”, shkruan gazeta e Lesit, që ndërkohë në një shkrim tjetër, akuzon ambasadorin amerikan Donald Lu, se po punon për Edi Ramën.
“Ambasadori amerikan Donald Lu, i cili rropatet dhe iu grisën 10 palë këpucë duke bredhur nëpër selitë e partive për vota reforme, duhet që përveç aktit të shkëlqyer që bëri për ligjin e dekriminalizimit në politikë të insistojë deri në hartimin e një ligji dekriminalizimi edhe për median. Të shikohet se si i kaën vënë pasuritë sejcili dhe sejcila në botën e medias. Dhe nëse ka, që natyrisht ka, kushdo të dalë para ligjit siç po vepron ligji i dekriminalizimit në politikë.
Nëse Donald Lu hesht në këtë pikë atëhere kemi të drejtë ta akuzojmë siç thotë analisti i mirënjohur Fatos Lubonja se Ambasadori Amerikan Lu po punon për interesa të “sheikut Rama”, thuhet në shkrimin që mban si emër autori, një psuedonim.
Cfare fallxhoresh ekselente, per zhejin e meten skam dyshim, po nikolle lesi pse e ka shkalafit fantazine e tij deri ne kete pike……. Ha ha ha ha haaaaaaaaa
Le te vazhdojne ti bien teneqes Zheji e Lesi. Asnjeri nuk i beson. Jane te paguar. Ose kane thjesht inate personale. Shqiperia eshte shume me mire si ne arenen nderkombetare ashtu edhe ate kombetare. Saliun e Lulin nuk i ftojn e nuk i priti njeri pervec grekerve qe ju falen detin. Ndersa Edi Rama eshte pritur nga pritur nga Shtepia e Bardhe e deri ne Pallatin Elize, apo ne Kancelerite me te medhaja Europiane perfshire Angela Merkel e shume Presidente e Kryeministra te pothuaj shumices se vendeve Europiane. Eshte kryeministri me i sukseshem ne 25 vjet post-diktature. Po ben te gjitha perpjekjet te vendose shtetin dhe drejtesine dhe rregullin ne nje vend qe ishte kthyer ne nje rrumplalle kaotike nga serbi Sali Pashe Toptani. Prandaj keta legena le te vazhdojne te lehin sepse ju ben mire qe te zhvillojne gjuhet e tyre te liga.
Mero Baze eshte fyrje per gazeten tema ta ul pjacen me dy tipat Lehesi dhe Zheji. Jane maramendjet e Nikolles qe asnjehere nuk citon burime mbeshtetese per informacionin qe ben gazetari leshi medemek.
po ku le sali leshi do beje cte mundet te heqe edi ramen,por nuk kuptojne nje gje AI eshte kryetar partie do hiqet ai do vihet nje tjeter,mos godisni personin por profilin e partise rrugen e saj,ai nuk eshte saliu qe ish bere diktator ne parti dhe i vriste kundershtaret,po s’kini faj u mesuat me ate fryme dhe te tjerat ju bjene here te keqe,ishalla u mbytshi,une nuk jam socialist jetoj jashte vendit po kam jetuar ne kohen e saliut dhe te le,eshit qe shkruan?//
po ku le sali leshi do beje cte mundet te heqe edi ramen,por nuk kuptojne nje gje AI eshte kryetar partie do hiqet ai do vihet nje tjeter,mos godisni personin por profilin e partise rrugen e saj,ai nuk eshte saliu qe ish bere diktator ne parti dhe i vriste kundershtaret,po s’kini faj u mesuat me ate fryme dhe te tjerat ju bjene here te keqe,ishalla u mbytshi,une nuk jam socialist jetoj jashte vendit po kam jetuar ne kohen e saliut dhe te le,eshit qe shkruan?//jeni mledhur tere mendjet e semura….
Lesi dhe Zheji jane dy qenie qe gjallojne, mbijetojne ekonomikisht dhe politikisht, te deshperuara ne gjirizin e Demokracise vetiake.
Tashme jemi mesuar qe gazetat dhe gazetaret tentojne perhere te bejne artikuj qe terheqin vemendjen e publikut dhe ku protagonistet kryesore jane Rama,Kokedhima dhe Meta.Kjo eshte tek e fundit media e lire. ..ku dhe aludimet e ketij lloji jane te lejuara….por qe fatkeqsisht qendrojne larg te vertetave
Kuptohet qe gazetaret me keto shpikje do meren per ty bere interesant dhe lutes per tu lexuar. Por kushdo qytetare I thjesht mund ta kuptoj se,Koco Kokdhima nuk ka nevoj per flirte me Meten. Tashme gjithe kontributi I tij ne PS dhe sidomos per jugun e ka bere respektin dhe rrenjet te pacemueshme nga keto sulme koti. Kokdhima eshte model I suksesshem .qendron me punen dhe dinjitetin e vete. Pra,e pavend cka thuhet me larte.
Ik bej plazh shoku se vapa ben te veten . Keto shkrimet me “final destination ” “mission impossible ” e me agjente 007 jane fantazi e sajuar larg botkuptimit tuaj gazetaresk . E vetmja e vertet eshte se mandati ju hoq nga xhelozet po KK mbetet deputeti i preferuar I rames per punen qe ka bere ne PS e vlores. Prandaj elektorati e ka perkrahur ne cdo moment . Doni sdoni ju ai mbetet prap legjende.
Koço Kokedhima eshte zoteri burre. Ecen me koken larte kudo dhe eshte gjithmon i rrethuar nga popull qe e do dhe e mbeshtet. Matrapazlleqet i bejne vetem mercenaret qe e shkaterruan Shqiperine dhe e shiten.
Shpifje pa fund gjithe diten e dites une nuk e kuptoj si nuk lodheni mor aman. Koco nuk eshte tradhetar dhe sben pakte me Meten ne dem te ps pervec qe shume mire munf te takohet e te flasi me ta si pjese e koalicionit ska asgje te keqe. Koco krenaria e jugut
Kuptohet qe gazetaret per te qene imteresant do shkruajme gjithe fare lloj. Por,cdo qytetar e ka lehtsisht te dallueshme punen dhe kontributin e Koco ne PS. Dhe sidomos ne jug. Keshtu qe vete shkrimi brenda vetes eshte kontraditor,pasi Koco,eshte aq I fuqishem sa nuk ka nevoj per flirte me Meten! Fal punes se tij me njerzit,fakti I te qenit popullit,dhe kontribute ne PS e kane bere te jete model I suksesit,ndaj dele vete I pavend lloji I thashethemit ketu. Ai di te jete funksional ne strugturat e ndertuara vete dhe kudo ku I eshte besua. Tashme njihet si shembull I suksesit.
deshti torten vetem per veti,prandaj e hoqen!
Nikoll Lesi dhe Arturo UI,jane dy qen qe lehin dite e nate,betohen e sterbetohen per nje cope m…t te thate.Ju befte mire,dhe vazhdoni te lehurat.Edi Rames me shume i rritet.
Shpifjet jan lajme te kesaj gazete dhe turp per keto gomarlleqe qe shkruhen vetem per te percare dhe perbaltur emrat e njerzve t nderuar.
artikull pa vlere.
Na cate B*****n!!!!! Po te mos ishte hequr Kocua do llapnit ndryshe sic keni llapur 24 ore non stop ,kur Kocon duket se e mbronte Rama>U be si puna e prralles me gomarin:” Me se e potise gomarin? Me uje te ftohte!Pse ma ftohe gomarin dhe bam surratit!”Me se e potise gomarin? Me uje te ngrohte! Pse ma dogje gomarin dhe bam!”Keshtu po bejne edhe disa media dhe disa gazetar llapaqen!