Rama në Samitin e NATO-s: Ekstremizmi dhe islami radikal, kërcënimi më serioz për ne

8 Korrik 2016, 20:54Politika TEMA

Kryeministri Rama ka mbajtur një fjalim në sesionin e punës të krerëve të shteteve dhe qeverive në Samitin e NATO-s që po zhvillohet në Varshavë.

Ai nënvizoi se Shqipërisë i është dashur të kalojë nëpër një rrugë të gjatë e të vështirë derisa u bë pjesë e Aleancës më të madhe të sigurisë në botë.

Gjatë regjimit komunist në Shqipëri, si NATO dhe Traktati i Varshavës konsideroheshin e keqja, ndërsa sot është një anëtare krenare e Aleancës dhe kjo është arritje madhore e vendit tim”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “Shqipëria mbetet e angazhuar në përmbushjen e të gjitha angazhimeve e detyrimeve të saj buxhetore si anëtare e NATO-s. Sikundër ajo qëndron fort krah Aleancës në përmbushjen e misionit të saj.

Samiti zhvillohet në një moment kur përballemi me sfida serioze të sigurisë.

Sot, ekstremizmi i dhunshëm dhe islami radikal janë kërcënimi më serioz për sigurinë kolektive, çka kërkon ndërveprim dhe bashkërendim të përpjekjeve në nivel lokal dhe global.

Ne mbështesim strategjinë e mbrojtjes të Aleancës dhe do të vazhdojmë të jemi pjesë e të gjitha përpjekjeve të NATO-s për më shumë stabilitet e siguri në hapësirën euroatlantike”.

Kryeministri rikonfirmoi mbështetjen e politikës së zgjerimit të NATO-s.

Në këtë drejtim, anëtarësimi i Malit të Zi, u shpreh kryeministri, është gjëja e duhur.

1 komente në “Rama në Samitin e NATO-s: Ekstremizmi dhe islami radikal, kërcënimi më serioz për ne”

  1. alb.genocide-turkey 1385-1912 and continue... says:

    perfundimisht e kuptove o corapekuq se te jesh krietar i nje shteti sunit duhet te luftosh extremin islamik……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje