Deputeti i Partisë Socialiste që përfaqëson në Kuvend Kavajën, Parid Cara, në një postim të hedhur në rrjetin social Facebook ka thënë se, kundërshtitë e opozitës për miratimin Reformës në Drejtësi nuk kanë zgjidhje tjetër, veçse çuarjen e vendit drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Sipas Carës, nuk ka asnjë rrugë të mesme për miratimin e reformës e cila duhet të kalojë me referendum, përsa kohë që Basha e Berisha nuk duan që reforma në drejtësi të kontrollohet nga ndërkombëtarët.
Ja statusi i plotë që Parid Cara ka hedhur në faqen e tij në Facebook
Çdo ditë që po kalon po bëhet e qartë që Partia Demokratike dhe Lulzim Basha nuk kanë ndërmend ta votojnë Reformën në Drejtësi. Ata nxjerrin arsye nga më të ndryshmet, përherë nga një të re, si e si të mos e votojnë këtë detyrim që ne kemi përballë qytetarëve shqiptarë.
Të gjithë e dinë tashmë që halli i tyre i madh është të mos ia lënë Operacionit Ndërkombëtar këtë proces. Basha dhe Berisha i tremben ‘të huajve’, pasi e shkuara e tyre është e mbushur me njolla të zeza që askush nuk i pastron dot.
Në këto kushte, unë mendoj se ne nuk kemi rrugë tjetër: ne duhet të bëhemi gati, duhet të nisim sa më shpejt përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme, përfshi këtu edhe referendumin për miratimin e Reformës në Drejtësi. Rrugë të mesme nuk ka.
Zgjedhjet e parakoshme jane zgjidhja e shume problemeve, qe sot nuk behen te ditura per popullin perveç reformes ne drejtesi.
Zgjedhjet e parakoshme do te jene si nje bidon açe, qe disifekton rropat (sporko) te palara. Ky bidon açe do beje efekt si per sistemin e drejtesise ashtu dhe per politikanet ne teresi.
Problemi kryesor i shqiptareve eshte te eleminohet korrupsioni dhe te denohen kriminelat qe kan drejtuar shtetin. Pastaj, do jete Europa qe do ti beje oferte Shqiperise per ta futur ne gjirin e saje.