Alfred Moisiu: Zgjedhja e presidentit pazar politik, duhet të votohet nga populli

9 Korrik 2016, 13:33Politika TEMA

Ish -kreu i shtetit Alfred Moisiu mbështet nismën e një grupi deputetësh për zgjedhjen e Presidentit të Republikës nga populli.

Qëndrimin e tij për ndryshim të formulës Moisiu e mbështet në disa argumenta, ku më kryesori është ai i dhënies fund të modelit të deritanishëm që politika e ka kthyer këtë në një pazar politik.

Me këtë formulë nuk zgjedhim një kryetar shteti, por një nënpunës në presidencë shton ai.

Alfred Moisiu: Unë presonalisht kam qenë me kohë për ta zgjedhur Presidentin nga populli. Dhe dini pse?

Për arsye se mënyra sesi zgjidhet Presidenti është kthyer në një pazar politik. Ne avash avash po shkojmë tek ajo që nuk zgjedhim një kryetar shteti, por po zgjedhim një nënpunës në Presidencë.

Kryetari i dhtetit është kryetari i Shtetit dhe kushtetuta e përcakton se çfarë detyrimesh ka dhe si duhet të jetë.

Pikërisht për të shmangur këtë pazarllëk, që për fat të keq ka ardhur duke u thelluar unë kam qenë dhe tani më vjen mirë që një grup deputetësh e kanë paraqitur si amendament për të bërë një ndryshim kushtetues dhe kjo do të ishte një arritje shumë e mirë.

Reforma në drejtësi është një ndryshim i madh që po bëhet, por ama edhe zgjedhja e presidentit është një ndryshim i madh që duhet ta bëjmë. Duhet ta bëjmë sepse po ta shprehim në gjuhë popullore,

Presidenti duhet të jetë në rolin e plakut të shtëpisë. Në shqiptarët e dimë se çfarë është plaku i shtëpisë dhe e kuptojmë rëndësinë dhe vlerat e tij.

Prandaj vulën për të zgjdhur një figurë të tillë duhet ta japë populli sepse populli nuk të zgjedh nëse ke probleme që nuk i shkojnë përshtat një figure që duhet të jetë kryetari i shtetit. Kodi Zgjedhor të rishikohet dhe të përshtat kushteve të reja, zhvillimit të vendit tonë dhe politikës në tërësi.

“Bazike”.

Kështu e përkufizon reformën në drejtësi ish presidenti Moisiu, që nuk heziton të shprehë zhgënjimin që klasa politike nuk po arrin të gjejë dakortësinë.

“Korrupsioni na ka kapluar, prandaj kjo reformë lidhet me të ardhmen e vendit”, shprehet ai.

Pas reformës në drejtësi, ish -kreu i shtetit sheh domosdoshmëri edhe rishikimin e kodit zgjedhor.

Deklaratat Alfred Moisiu i bëri nga Shkodra ku mori pjesë në një takim rajonal për rrugën integruese të Shqipërisë në familjen europiane.

1 komente në “Alfred Moisiu: Zgjedhja e presidentit pazar politik, duhet të votohet nga populli”

  1. A says:

    Ne nuk jemi per Republike Presidenciale sepse presidenti na kthehet diktatorial. Por ne jemi per Republike Parlamentare por presidenti te zgjidhet nga populli dhe jo te lihet ne dore 3-4 personave politikan ne dore qe shquhen per dallavere, allishverishe, ganstera, horra, mashtrues, demagog dhe keshtu me rradhe, sic i kemi patur keto 25 vjet duke filluar nga SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA qe nuk kane punuar nje dite per popullin por vetem per xhepin e tyre personal, familjet e tyre biologjike dhe klanet e tyre mafioze.
    Ja te marrim rastin qe ne gjysmen e vitit te ardhshem, 2017, do te zgjidhet presidenti i republikes dhe i shtetit shqiptar. Figura numer nje pra e shtetit dhe e popullit shqiptar.
    Shtrohet pyetja kush do te ulet ne tavolinen e diskutimit qe te zgjedh presidentit. Ulet POZITA dhe OPOZITA, pra sharlatani, demagogu, barboni EDI RAMA; tjetri eshte ILIR META qe ka nofken ilir floriri, qe keta te dy perbejne poziten. Kurse opozita do te perfaqesohet nga nje fare LULEZIM BASHA ose qesharaku, qe flet shume per punen dhe mireqenien per popullin por nuk ben asgje nga ata qe thote. Bile sot Tirana eshte me sistem hekurudhor dhe stacion udhetaresh treni.
    Si perfundim me keto persona nuk ka si zgjidhet presidenti se po ti kapish nje nga nje nuk jane asgje me shume njeri me horre dhe maskara se tjetri.
    Pra si perfundim PRESIDENTI i REPUBLIKES ose KRYETARI i SHTETIT duhet te ZGJIDHET nga POPULLI me DY RAUNDE, me 51 % te votave te popullit dhe ne raundin e pare te lejohen te marrin pjese me shume se DY KANDIDAT. Ne qoftese ne kete raund nuk arrijne te marrin asnje 51 %, atehere zhvillohet raundi i dyte, me dy kandidat dhe te fitoje ai qe merr me shume vota dhe mbaron ky si problem.
    Se cfare kompetencash dhe privilegjesh ka presidenti te percaktohen me ligje duke studjuar me perpara vendet, shtetet Republika Parlamentare, duke ju pershtatur traditave, zakoneve dhe duke patur parasysh qe nje pjese e popullit me ndikime arabe, turke, islamike ka qef dhe vdes per pak”ryshfet” dhe “pisllik”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje