Në Athinë, për Çamërinë e kanë fjetur mendjen, po ne?!

9 Korrik 2016, 21:45Politika TEMA

Nga Ben Andoni

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Kotzias mbase nuk është nga diplomatët më të mirë të historisë së vendit fqinj, por në deklaratat e fundit, që ka dhënë për median e vendit të tij, ka qenë më i qarti syresh. Ai, deklaratat e kolegut të tij shqiptar, Bushati i ka ‘zeruar’, duke përmendur se nuk ekzistojnë pretendime për Veriun e Greqisë dhe se Shqipëria respekton Aktin Final të Helsinkit, që do të thotë se nuk dëshirohen ndryshime kufijsh. Një fakt, që Shqipëria e ka respektuar në të gjithë ekzistencën e saj shtetërore në tre sisteme ekonomiko-shoqërore të ndryshme. Dhe, për t’i vënë kapakun ka shtuar dhe qëndrimin e kryeministrit Rama kundër pretendimeve, madje duke shkuar dhe më tej, duke parashikuar lëvizjet politike shqiptare: zgjedhje të parakohshme disa muaj para afatit zyrtar.

Kalimi i viteve, në vend që ta lehtësojë qasjen në problemin çam të dy vendeve, e ka rënduar. Së pari, përfaqësimi i Partisë së Çamëve nuk ka qenë në lartësinë e duhur dhe paçka përpjekjeve të vazhdueshme politike të tyre, asnjëherë kauza e tyre nuk ka qenë qëllim primar i qeverive shqiptare. Shembujt janë të panumërt dhe kujto vetëm përpjekjet e tyre për të miratuar një rezolutë sa të vështirë kanë qenë.  Ndërkohë, përfaqësimi politik i tyre e ul zërin sapo merr një post në strukturën e shtetit shqiptar. Dhe, nuk pritet gjë më shumë, kur vetë ata janë të përçarë, por më shumë akoma politika shqiptare nuk e sheh asnjëherë si prioritet. Por, në të drejtën ndërkombëtare ekzistojnë disa lëvizje, që duke respektuar statuset e shteteve respektive dhe përballjet ndaj njëra-tjetrës, punohet për zgjidhje.

Kurse ndërkohë mes vendeve nuk lëviz asgjë: qëndrimi i Shqipërisë vazhdon njësoj si në kohën e komunizmit, ashtu si edhe Greqia, njësoj si në kohën e L2B, Luftës Civile, diktaturës dhe demokracisë. Duket sikur të gjithë çamët janë pinjollë të kolaboracionistëve, ashtu si pretendohet jo rrallë nga qarqet greke, kurse Shqipëria vazhdon e i mëshon aspektit patetik të çështjes. Po përtej jetëve të humbura, pogromit ndaj tyre, të mos harrojmë është zhvendosur një popullsi e tërë e pafajshme dhe u janë sekuestruar pasivisht pronat. Që do të thotë se në shekullin e XXI, çështjen e tyre nuk mund ta mbajnë më politikanët dhe akrobacitë e ndryshme të individëve, por në lojë duhen futur Gjykatat Ndërkombëtare dhe juristët e të dy vendeve duhet të tregojnë forcën e tyre, sesi mund t’ia dalin një çështje që i ka të gjitha gjasat t’i merret më e mira, për të ardhmen e dy vendeve tona fqinje.

Anipse, këtu problemi për herë të parë kalon te çamët. Në vend të luftës për pushtet në Shqipëri, ata duhet të ndajnë mendjen për pasurinë e tyre dhe për statusin e të ardhmes. Është një rrugë e gjatë, por nëse niset e ka një fund, pra, në vend sesa të dëgjojnë cinizmin e politikanëve grekë dhe më keq akoma të nëpërkëmbjes së kauzës së tyre në Shqipëri, duhet të mendojnë një parashtrim juridik të Çështjes në Gjykatat Ndërkombëtare. Historianët grekë kanë filluar të reflektojnë, duke na treguar një skakierë ngjarjesh që shkon tej ngjarjeve të vitit 1941, ku përfshihen dhe forca të tjera të Aleatëve, gjë që e bën çështjen sa të koklavitur por edhe sfiduese.

Edhe vetë Shqipërisë së vërtetë i mbetet t’i mbështesë Çamët jo me një fjali retorike me ministrin grek apo me presidentin e tyre të radhës, por me luftë cilësore juridike. Është e vështirë por jo e pamundur. Toka e humbur e ka kumbimin e zërit më të madh sesa çjerrjet e politikanëve, që fitojnë pikë me ta dhe krenohen si Kotzias tashmë së fundi, madje duke na folur dhe për politikën shqiptare. Çamët janë vonë, pasi ende s’kanë filluar seriozisht të ndajnë mendjen për të ardhmen e tyre. (Java)

33 komente në “Në Athinë, për Çamërinë e kanë fjetur mendjen, po ne?!”

  1. xyz says:

    Ke shume te drejte. Por jane disa zuzar qe jane spiune morracake Agjenturash qe perfitojne vetem duke ua lene ne dore ketyre Agjenturave ta perdorin Ceshtjen Came si monopol dhe karte vetem te tyre, dhe vetem per interesat e tyre. Me pak fjale nuk mendohet realisht per popullsine Shqiptare te Camerise se martirizuar, por per ti sherbyer interesave Ustallareve nga disa hyzmeqare te peshtire me origjine nga Cameria dhe te tjere.

  2. alb.genocide-turkey 1385-1912 and continue... says:

    nuk me vjen inat se perse shqiperia eshte e perbere nga 90% sunite,shiite,came,kosovare,mujahedine ,shpellare etj[te gjithe keta joshqiptare] porse ka edhe shume te tredhur kristiane [si ki koqja] ………………..kjo eshte per te qare!!!!!
    koqe/andoni,te kerkosh tokat e 5 cameve te qelbur ne kurriz te 1mln refugjateve qe hane buke ne Greqi por qe mbajne edhe familjet e tyre lene pas ne Shqiperi quhet ………….BUKESHKALE!

    1. Ramy says:

      Jevgi mou , gjalle qenke ti?

      1. .... says:

        Leri te tredhurit nga trute Ramy. Dikush me ofendime, dikush tjeter si filozof preshi…. e keshtu me radhe! Po na beni te ulemi ne nivelin tuaj !!!
        Nuk mund te krahasohen Camet me Gjermanet e Sudeteve ore PALLA kkkkkkkkkk.
        Camet nuk nxorren Hitlerin dhe nuk ishin Gjerman, por ishin popullsi si cdo popullsi tjeter ne Bote gjate luftes, me Nacjonalista dhe Partizane. Camet mund te krahasohen vetem me Cifutet, se vuajten me shume edhe se Cifutet nga Lufta. Ndersa Gjermanet e Sudeteve u spastruan etnikisht, por nuk vuajten GENOCID sic vuajten Camet. GENOCIDI eshte krim qe nuk ka limlt ne kohe. Duke pasur parasysh qe GENOCIDI u krye per grabitje te pasurive ndaj popullsise AUTOKTONE Came, duke u perdorur te gjitha llojet e justifikimeve dhe manipulimeve historike, diplomatike, ekonomike etj. Me sa duket justifikimet e GENJESHTRA po tentohen te mbahen gjalle nga ANTI-Shqiptaret e betuar edhe ne forumin e gazetes TEMA.
        Nuk Mbulohet dot DIELLI me shoshe o kokebosh…….

    2. Kafsha says:

      alb.genocide-turkey 1385-1912 and continue…
      Qënke një fundërrinë po nga ato të skëterrat fare sepse e paske mendjen vetëm te buka, o barkthatë.

  3. Mirdi says:

    Ju i bjeni me dore, akoma kte ceshtje ? Greket as na pjerdhin fare, kane 1000 probleme ne vendin e tyre. Ne mendojme qe ata perdita merren me ne… Boll na ushqyet me gjepura

  4. adi says:

    ben andoni
    nuk te ben pershtypje
    se shqiptaret kane fituar gjyqe me mijra me shtetin shqiptar per tokat e tyre ne gjykaten e starsburgut bile ka nga ata qe kane fituar me miliona euro.
    ka shqiptare bile edhe me orgjine mysylmane (jo came) qe kane mare tokat dhe pasurite e tyre ne greqi dhe itali e kudo tjeter ne europe.
    pse asnje cam nuk ka mare asnje prone?
    pse asnje cam nuk i con letrat e pronave ne gjykaten e strasburgut sic bejne shqiptaret??????
    eshte momenti qe mos te tallni realisht me trapin me camet pamvaresisht ne e meritojne apo jo.
    boll i perdoret si mish per top qe te beje ndonje leke shpetimi a te marin ndonje deputet kush eshte ne pushtet.
    duhet tu thuhet cameve troc e ne menyre perundimtare nuk do fitoni asnje prone kurre ne greqi
    dhe arsyeja eshte e thjeshte
    asnje gjerman qe humbi pronat e u debua nga cekia polonia a franca mbas luftes se II as i ka mare e as ka pretenduar se mund te mari me ndonjehere keto prona.
    e nese gjermanet as sot nuk marin dot pronat e gjysherve te tyre ne ceki poloni france kuptohet lehte e qarte se sa mundesi kane camet.
    po ne kete vend sa me te medha ti thuash genjeshtrat aq me shume te besojne dylberat!!!!!!

    1. labivlore says:

      nuk e dija qe feja qenka origjine, ja e mesova. nga adi rrofsh mor djale se me ndriçove.

      sa jane star injorantet kohet e fundit po marin permasa te frikeshme.

      1. rroku says:

        Po lexove adin vella labi ike plakumere largohu sa me shpejt se edhe adi u ka largu nga adi ska pi ilacet nuk di ca thote.

      2. adi says:

        nese prindrit e tu jane muhamedane dhe ti vendos largqofte te behesh i krishtere
        nuk quhesh per nga feja muhamedan ne origjine?????
        une ne shqip nuk di ndonje percaktim tjeter
        po problemin gjenetik me shqipen me vjen keq po nuk ta zgjidh une.

        1. .... says:

          Po te krishteret cfare quhen me origjine ? PAGAN !
          Po Paganet ? Majmuna !
          Me bere te qesh hahahah

    2. Taulant/Tirane says:

      Adi me vjen keq me kete llogjike pa llogjike.Askujt nuk mund ti sekuestrohet pasuria pa vendim gjykate.Personi qe shpallet fajtor denohet.Nuk mund te denohet gruaja,nena,motra apo femija 2 vjec per faj te tij.Asnje gjerman I vetm nuk eshte denuar,debuar per shkak te familjareve.Asnje prej anetareve te familjeve te gjermaneve te denuar ne Nurenberg,nuk eshte debuar apo denuar.Nese kishte bashkepunetore le te behej nje gjyq si Nurenbergu dhe te denoheshin personat perkates qofshin me kombesi shqiptaare apo greke.
      E di kush I ka bere rrobat e nazistesteve?Gjyshi I Hugo Boss qe ishte bashkepunetor me nazistet,jo thjesht prodhues.Mos duhej denuar I nipi per kete?????
      Ne Greqi dihet qe ka pasur kolaboracioniste greke.Po me ata ca u be?Si dhe ku u debuan?Ku I cuan?Po familjet e tyre?Masa e denimit per te gjithe shtetasit e nje republike duhet te jete e njejte,pavaresisht nga kombesia.Dmth nese une me kombesi shqiptare vjedh dhe nese nje me kombesi greke vjedh tenjejten gje,masa e denimit duhet te jete e njejte.

      1. ben says:

        Taulant
        Injoranca ne asnje rrethane nuk eshte argument!
        Krahina e sudeteve, nje krahine te pakten 20 here me e madhe se cameria qe ndodhet ne cekine e sotme ka qene e banuar nga gjermane autoktone deri ne perfundim te luftes se II boterore. Mbas lufte ceket I debuan gjithe gjermanet autoktone .dhe sot atje pothuajse nuk ka me gjermane.
        Kur gjermanet te rifitojne te drejten e prones ne sudetland atehere mund te pretendojne dhe camet. Deri atehere kushdo qe e ngre kete pune ne arenen e gjykatat nderkombetare thjesht do I qeshin ne fytyre.
        Keto fakte e arsye I dine mire edhe idrizrat edhe gjithe politikanet shqiptare problemi eshte se kjo lloj popullsie eshte shume foshnjore e ka nevoje per pralla e per politikanet ku ka me mire se prallat ne kembim te votave!

      2. adi says:

        taulant
        pseudo patriotizmi dhe padituria ne fakt jane 2 komponente qe i bejne1 dem te pallogaritshem nje kombi, kjo nese nuk eshte e qellimshe se ne rast te kundert eshte baraz me tradhetine kombetare.
        mqs ka shkruajtur dhe beni po te jap ca fakte
        mbas luftes se dyte boterore gjermane u deportuan nga tokat e tyre jo vetem nga sudetlandi ku numri i gjermaneve autoktone te deportuar nga cekosllovakia e atehershme ne periudhen 1945-1950 eshte midis 4.5 deri 5 milone.
        ne te njejtat shifra gjermane u deportuan dhe nga prusia lindore nga polaket ne te njejten periudhe.
        afersish 350.000 u deportuan nga hungaria
        dhe ne shifra me te vogla nga franca ,hollanda e danimarka.
        bile eshte prap fakt historik se gjermania e madhe e super e forte nuk ju vuri asnje kusht ketyre vendeve lindore kur ato u antaresuan ne BE dhe ne NATO.
        ti mendon se gjermanet nuk njofin ligjet???? apo nuk jane te afte te zote e nacionaliste?????
        dhe tjetra qe eshte shume afer ketu midis nesh
        sa shqiptare te pasur e fisnike kane humbur tokat e tyre se i moren tokat ca shqiptare te tjere me ligjin e famshem 7501????? me mijra ne mos disa qindra mijra.
        pra mos te behemi as hipokrite e as garipa e te zgjuar qe do bejme gjera qe nuk i bejne dot as kombe e fuqi te medha si gjermania per me teper ne shifra e me pasoja shume here me te medha se camet.
        e verteta duhet pranuar e thene ashtu sic eshte dem me te madh njerezise e cameve ne fakt iju behet kur ja fsheh ato.
        diskutime te tjera jane thjesht muhabete cunash mbasi jane bere dru me hashash.

        1. Taulant/Tirane says:

          Ben dhe Adi!
          Ja nje koment copy-paste nga Wikipedia ne anglisht per gjermanet e debuar nga Cekia dhe Hungaria:

          The UN Human Rights Committee issued decisions in three cases concerning Sudeten Germans (Des Fours Walderode v. Czech Republic; Petzoldova v. Czech Republic; Czernin v. Czech Republic) in which violations of articles 26 and 14 of the International Covenant on Civil and Political Rights were established and the Czech Republic was ordered to return the property to the rightful owners. As of 2010, the Committee’s views had not been implemented.[35]

          Public opinion surveys indicate that the public is opposed to such measures.[36]

          According to an article in the Prague Daily Monitor:

          The Czech-German Declaration [of] 1997 has achieved a compromise and expressed regret over the wrongs caused to innocent people by “the post-war expulsions as well as forced deportations of Sudeten Germans from Czechoslovakia, expropriation and stripping of citizenship” on the basis of the principle of collective guilt.

        2. Taulant/Tirane says:

          Adi,
          ligji 7501 eshte nje ligj qe ka favorizuar vjedhjen e shqiptareve nga shqiptaret jo nga greket apo serbet dhe nuk ka te beje me pastrime etnike.
          Ndersa sa per camet dhe krahasimin e tyre me gjermanet e Cekise dhe Hungarise ja ku e ke vazhdimin e historise:

          The UN Human Rights Committee issued decisions in three cases concerning Sudeten Germans (Des Fours Walderode v. Czech Republic; Petzoldova v. Czech Republic; Czernin v. Czech Republic) in which violations of articles 26 and 14 of the International Covenant on Civil and Political Rights were established and the Czech Republic was ordered to return the property to the rightful owners. As of 2010, the Committee’s views had not been implemented.[35]

          Public opinion surveys indicate that the public is opposed to such measures.[36]

          According to an article in the Prague Daily Monitor:

          The Czech-German Declaration [of] 1997 has achieved a compromise and expressed regret over the wrongs caused to innocent people by “the post-war expulsions as well as forced deportations of Sudeten Germans from Czechoslovakia, expropriation and stripping of citizenship” on the basis of the principle of collective guilt.

    3. xheJ eN Bi says:

      adi …
      Besoje se Ben Andoni ka shume te drejte.Edhe vjet ne gazete kur shkruhej per çamet dhe pronat e tyre e kam dhene mendimin tim qe perputhet me ate te shkriimit te sotem.Te njejtin problem qe kane çamet me Greqi ka patur dhe ish Mbreti Konstandin per pronat e tij.Ai e zgjidhi me menyren qe rekomandon Ben Andoni ,se me rrugen e politikes nuk e fitoi dote.
      Camet ne rruge ligjore duhet ta kishin kerkuar qe nga viti1991-shi duke harxhuar nje çerek shekulli,se edhe ne se do ta kerkojne ne rruge ligjore dhe do ta fitojne si e fitoi ish Mbreti ,Greku do ti tatoje per gjithe kohen qe nuk eshte tatuar pasuria e tyre.Mbretit ju vleresua pasuria , u tatua dhe ne fund i ngelen 4 miliard Dhrahmi e barabarte me 11 700 000 Euro.Po kete do pesojne edhe çamet.

      1. .... says:

        Sa kot ja ke fut …!
        Greket duhet tu pagujne Cameve demet e GENOCIDIT te shkaktuar , ti me flet tatime me Mbretin Kastandin hahahahaha

        1. xheJ eN Bi says:

          ….
          O ti pa emer ,pa nam e nishan !

          Nuk e kam degjuar ndonjehere qe çamet te kene kerkuar demet e genocidit, por di qe ata kerkojne pasurite e tyre ne Greqi.
          Para se te gajasesh hap e lexo ndonje liber te formohesh dhe te maresh pak dije ,se nje analfabet nuk do te te kuptoje kurre.

          1. .... says:

            Ore kokebosh me emer te shKARTISUR, Vete GENOCIDI nenkupton dmshperblimin , ligjor, qe perkthehet edhe ne demshperblim material. Nuk zbraz timen te mbush tenden , me vjen keq qe jeton ne epoken e gurit……

  5. Arlind says:

    Ceshtja Came me shume duhet te i interesoje vete shtetit Grek se sa
    atije Shqiptare, duhet cilesuar kejo sepse po te jete per politikanet e
    Shqiperise, Greqia ja merr deri ne shkumbin territorin shqiptare
    dhe keta te tanet ja japin me deshire vetem te kene mbeshtetjen
    e Athines.

    Persa i perket ceshtjes Came, Greqia duke mbajtur nje qendrim te
    prere i ben nje dem te madh dipllomatik vetes se sa cameve.
    1-Ka vetem dy rruge duke e njohur ceshtjen Came dhe gjejne
    nje kompromis dhe mbyllet kjo ceshtje nje here e pergjithmone.
    2-Greqia vazhdon ne rrugen e saje domethene te mohimit qe mund
    te vazhdoje me vite, por qe me kohe mund te perdoret nga ndonje
    shtet tjeter (jo shqiperia) qe mund te perdoret kundra greqise.

    Historia e politikes boterore ka treguar qe konfliktet e ngrira
    perdoren si pretekst shpesh here.

    1. ben says:

      Per te mbytur ZERIN ne kerkim te se drejtes se Ceshtjes Came Greqia ka ndihmen e Amerikes, Izraelit, Anglise, Hollandes etj
      Se per cfare interesash 1 ZOT e di.

  6. loni says:

    ke shume te drejte,gjykata nderkombetare do tja japi hakun vetem cameve,pavaresisht se ju takon cameve pronat,por nje plage te tille ajo lloj gjykate nuk do ta hapi kurre qe mos te mbyllet me asnjehere,prandaj edhe greket thojne qe kjo ceshte nuk ekziston se kan te drejte,baballaret e asaj gjykate i ben sehir dikur asaj masakre ndaj popullsise came,dhe ju prisni qe ata te gjykojne baballaret e tyre per gabimet e dikurshme,eshte e pamundur nje gje e tille,,atehere na ngel vetem nje zgjidhje,ti shpallim luft grekut,po me cfare armesh o BEN???se po e krruajtem do na bejne qofte o BENO,une themi kur te behemi shtet berthamor ta zhdukim grekun nga harta,si thua ti BEN eshte zgjidhje e duhur kjo??ish tokat e cameve jane male dhe ferra askush nuk i do edhe vet camt,prandaj lereni kete muhabet se ju po shisni detin ne kohet tona,tani ju vajti mendja tek cameria qe ka 80 vjet qe e humbet ne bixhos,ca iku iku,ruani keto te sotmet se me sa po shoh ka mundesi se ne nje te ardhme te shkurter te humbim te gjithe shqiperine,trapa,byth skemi luft duam,BEN i vogel partizan qe kerkon gjak dhe eshte i etur per luft.haaa

  7. Qelo Nizami says:

    ore trubyth ,toka e humbur e ka kumbimin e zeritte madh??????? Po tokat e grabitura te gjysherve tane me ligjin 7501 e kane kumbimin te vogel????dmth o trubyth nuk zgjidh problemin e tokave te tua dhe kerkon zgjidhje ne nje shtet tjeter ???Patriot nacionalist edhe ti o turkoshak i kamufluar .

  8. Tapit e Cameve jane frika e Greqise dhjesin ne gjak “trimat” e Athines hahahahaha shurra ju shpeton kurvave sepse e dine mire fare se si eshte e verteta

  9. Petro says:

    C idioter ka ne kete faqe.Po si s foli nje here kjo parti came per pronat e shqiptareve te rrembyera nga shteti komunist dhe qe akoma s duket drite jeshile per t i kthyer.Vetem kane rrembyer e kane marre sa kane dashur brenda tokes ame.Atehere ca me nga dy kufi pronash e ca pa gje fare.lerini utopite.Vetem nje lufte donkishoteske mund ta permbyse kandarin, po dhe kjo do ishte katastrofe. Njerezit e partise came te katapultuar ne nivelet e pushtetit kane treguar nje papergjegjshmeri te plote edhe ndaj shtetit dhe zbatimit te ligjit por edhe ndaj bashqytetareve te tyre camer ,qe i kane braktisur e i kane lene ne pike te hallit.I pari demagogu dhe shperdoruesi Idrizi.Tani se fundi eshte dukur edhe ne rreshtin e pare te sauditeve.O rrote, e sheh ti kursin e Shqiperise te shekullit 21 apo jo.Si duket kerkon te rrembeje ndonje prone dhe ne Arabi.Mjera ne!

  10. t says:

    Asnje qeveri shqipetare ne kete periudhe tranzicioni nuk ka te drejten morale te kerkoje kthim pronash te cameve ne shtetin grek kur nuk ka bere drejtesi ne shqiperi duke kthyer pronat tek pronaret por i ka quajtur ish pronar… Rrjedhimisht kur ti si shtet nuk rrespekton te drejten themelore te prones si mund t’ia kerkosh nje pale tjeter.

  11. lexuesi ivemendeshem says:

    Nje shkrim me vend per ata qe kane dy gram tru.

  12. zoro says:

    dhe ti o beno futia gjumit , tu hap barku per camoket. e mban mende kur ishe i vogel koloje dot ne kume e cole camoket te vrisnin te thernin. ca do bejme per genocidin turk qe s flet njeri . PER GENOCIDIN TURK BENO SHKRUAJ DICKA LERI CAMOKET . CAMOKET NA ZUNE TOKAT ME TE MIRA NE VLORE PSE NIUK SHKRUAN O BENO. BOLLL NA CAT TRAPIN

  13. Kola says:

    Perderisa camet kane zgjedhur ta zgjidhin problemin e tyre nepermjet Shpetim Idrizit e Mesila Dodes, ai pushon se qeni problem shqiptar. Le te vrasin veten e te bejne c’te duan.

  14. Krio says:

    Per her te par flitet nga komentuesit me kthejlltesi. Bravo.
    Jemi ber me te zgjuar se politikanet dhe veglat e tyre gazetaruc bythecet.
    Ne bravo te madhe gazetes Tema qe ndihmon ne edukimin e komentuesve

  15. rroku says:

    Po lexove adin vella labi ike plakumere largohu sa me shpejt se edhe adi u ka largu nga adi ska pi ilacet nuk di ca thote.

  16. :)) says:

    Cam jam,,POR!!!!!! Cfar te presesh nga POLITIKANET tane,,25 vjet shkaterruan CDO GJE ne SHQIPERI,duke filluar nga Tokat e ndara e DERI ne gjykata te korruptuara ,,,detin e Shitur ,,,etj etj ,PRA,,, vari K,,, Mjer SHQIPTARET KUDO QE JANE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje