Deputetja Mira Shehu garanton votën pro reformës, por kërkon më shumë transparencë për implementimin e saj

10 Korrik 2016, 17:09Politika TEMA
Deputetja Mira Shehu garanton votën pro reformës, por kërkon

Mira Shehu, e para nga e majta

Deputetja socialiste e Vlores, Mira Shehu, vota e së cilës është vënë në pikëpyetje pro reformës në drejtësi, për shkak të lidhjes së ngusht me deputetin Kokëdhima, ka garantuar publikisht se vota e saj do të jetë pro reformës, por “keqkuptimet janë krijuar”  pasi ajo ka kërkuar që të përdoret hapësira mediatike “për ta bërë më tepër transparente përmbajtjen e reformës dhe mundësitë më të mira për implementimin korrekt të saj”. Për këtë shkak ajo ka rishpërndarë një status të saj në Facebook ku thotë:

“Duke mare shkas nga disa spekulime mediatike dua te sqaroj se …..

Reforma në drejtësi dëshirohet nga çdo shqiptar, brenda dhe jashtë vendit, është domosdoshmëri urgjente për sistemin tonë të drejtësisë. 
Unë do të votoj, për aq kohë që do jem anëtare në parlament, çdo reformë në të mirë të popullit tim.
Vota ime do të jetë PRO reformës në drejtësi pa as më të voglin dyshim. Të gjitha të tjerat janë spekulime. 
Unë i bashkohem pa hezitim dëshirës së çdo shqiptari për drejtësi funksionale, për çdo zemër dhe familje të vuajtur deri edhe të rraskapitur nga padrejtësia e sistemit të drejtësisë së deritanishme.”

Shtypi ka raportuar se deputetja Shehu është e shqetësuar nga raporti problematic që Kokëdhima po krijon me shumicën pas heqjes së mandatit nga Gjykata Kushtetuese dhe se mund të përdorte votën e saj si një kushtëzim për rehabilitimin e Kokëdhimës.

3 komente në “Deputetja Mira Shehu garanton votën pro reformës, por kërkon më shumë transparencë për implementimin e saj”

  1. Edkari says:

    Ha ha ha ha
    si do i beni 94 vota kur nuk keni te sigurte voten e majte…

    1. Taqi says:

      Do marim votat e salikarite.

  2. Anisa says:

    Nuk ka raportuar shtypi ke raportuar ti Mero

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje