Andrea Leadsom tërhiqet pas deklaratës skandaloze: Theresa May drejt “Downing Street”

11 Korrik 2016, 13:39Bota TEMA
Andrea Leadsom tërhiqet pas deklaratës skandaloze: Theresa May drejt

Andrea Leadsom është tërhequr nga gara për kreun e Konservatorëve në Britaninë e Madhe duke i lënë rrugë të hapur kandidates Theresa May për t’u bërë kryeministrja e ardhshme e Britanisë.

Në zgjedhjet që u bënë javën e shkuar ishin në garë tre kandidatë: Theresa May, Andrea Leadsom dhe Michale Gove.

Gove u eleminua nga gara pasi mori shumë pak vota duke u lënë dy zonjave garën për kryetare të Partisë Konservatore dhe kryeministre të ardhshme të Britanisë.

Por pas një deklarate skandaloze që Leadsom ka bërë dje (foto 1 dhe 2), ajo është tërhequr duke kërkuar falje.

“Fakti që unë jam një nënë ndërsa Theresa May nuk është , është një avantazh për garën drejt postit të kryeministrit:, deklaroi Leadsom për “Times”.

Deklarata e saj shkaktoi një reagim të fortë dhe mëngjesin e sotëm ajo u detyrua të japë dorëheqjen.

Por Leadsom tha se fjalët e saj ishin keqintepretuar pasi nuk kishte thënë diçka të tillë.

Tashmë Theresa May (foto 3) është e vetmja kandidate në garë dhe praktikisht kryeministrja e ardhshme e Britanisë së Madhe.

Sipas Partisë Konservatore, May mund të bëhet kryeministre brenda 2-3 ditësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje