Jo vetëm Shqipëria: Barack Obama i shqetësuar për reformën në drejtësi, në një tjetër vend

11 Korrik 2016, 10:31Bota TEMA

SHBA nuk është e shqetësuar vetëm për reformën në drejtësi në Shqipëri.

Ajo ka të njëjtin problem edhe me Poloninë.

Por ndryshe nga Shqipëria, ku reformën po e udhëheq SHBA me BE-në, Polonia është duke kryer një reformë në drejtësi, që vë në rrezik demokracinë e vendit.

Për këtë arsye, Barack Obama në fjalimin e tij që mbajti në Samitin e NATO-s, pati kritika për nismën e qeverisë polake.

Ne jemi të shqetësuar për disa ndërhyrje dhe bllokime rreth reformës në drejtësi,” tha Obama, ndërkohë që fjalimi i tij është manipuluar nga televizioni publik polak.

Sipas përkthimit të televizionit polak, “Obama lavdëroi përpjekjet e Polonisë për demokratizim. Sa i përket reformës në drejtësi, ai tha se është e sigurt se Polonia nuk do ndalet së përhapuri vlerat demokratike në vend”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje