Çaj i malit; Sekret i jetëgjatësisë dhe jetes se shendeteshme

11 Korrik 2016, 09:57Shëndeti TEMA
Çaj i malit; Sekret i jetëgjatësisë dhe jetes se

Emri shkencor: Sideritis raeseri Boiss

Familja: Lamiaceae.

Çaj malit është bimë barishtore me gjelbërim të përjetshëm. Ka një sistem rrënjor të dobët e jo të futur thellë në tokë. Lartësia e bimës arrin 10-15 cm. Bima është e veshur me push të bardhëllimët në të hirtë. Gjethet kanë përmasa 10-60 mm të gjata dhe 6-20 mm të gjera. Ato kanë formë gjatore deri në të ngushta vezake të përmbysura, të plota ose me dhëmbëza. Lulesa është e përbërë nga 5-20 qerthuj të rënë ku secili ka 6-10 lule të verdha deri në të verdhë të çelur. Lulëzon në muajt Qershor-Korrik, në varësi të kushteve klimatike dhe lartësisë nga niveli i detit. Formimi i farës fillon nga fundi i Korrikut, vazhdon gjatë Gushtit dhe rrallë shkon deri në 15 Shtator.

Origjina e çajit të malit është Mesdheu Lindor, ai konsiderohet si specie endemike e Ballkanit. Shqipëria, Kosova, Greqia, Bullgaria dhe Maqedonia e kanë përdorur çajin e malit prej shumë kohësh. Në kohët e lashta, grekët  e përdornin për kurimin e plagëve të shkaktuara gjatë betejave. Çaj i malit rritet në shpatet shkëmbore dhe kullotat në lartësinë mbi 1.000 metra. Gjenden mbi 319 lloje të çajit të malit.

Pjesët që përdoren: Kërcelli, gjethet, lulet dhe farat.

– Rrit sistemin imunitar dhe lufton infeksionet.

– Ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kancerore.

– Lufton alergjitë dhe ndihmon në lehtësimin e simptomave të astmës.

– Largon aciditetin e stomakut dhe parandalon ulçërat.

– Zbut fytin, largon gëlbazën, qetëson dhimbjet e fytit dhe kollën.

– Lufton viruset, kërpudhat dhe mikrobet.

– Lufton radikalet e lira dhe plakjen e qelizave.

– Ndihmon tretjen dhe largon diarrenë.

– Ndihmon në luftimin e simtomave të sklerozës, një sëmundje neurosfilitese prek mbi 30 milionë të moshuar në mbarë botën. Prandaj, mos hezitoni ta konsumoni sa më shumë çajin tonë, çajin që ka shoqëruar shumë breza të paraardhësve tanë.

– Çaj i malit qetëson sistemin nervor dhe lufton stresin.

– Ndihmon në parandalimin e osteoporozës.

– Ndihmon gratë shtatzëna në largimin e të vjellave dhe përzierjes.

Mënyra më e mirë e përgatitjes së çajit të malit

Shtoni 1 lugë (rreth 1.5 gram) nga çaj i malit (i copëtuar ose i bluar) në një enë me ujë të sapovaluar dhe lëreni mbuluar të kullojë për rreth 10 min, më pas mund ta pini të ëmbëltuar me pak mjalt.

4 komente në “Çaj i malit; Sekret i jetëgjatësisë dhe jetes se shendeteshme”

  1. Plaku Xhuxhumaku says:

    A ka mundesi te sillet ndonje studim i sakte, se si psh caji i malit parandalon semundjet kanceroze? Si eshte gjetur kjo gje dhe mbi cfare bazash eshte nxjerre ky perfundim? E njejta pyetje mund te shtrohej edhe per te gjitha pretendimet e tjera, por po e leme me kaq.

    MJAFT E GENJYET MILETIN!

  2. Aureli says:

    Eh mor plak cfare kerkon? aty ja fusin pordhes i madhe i Vogel!

  3. Shkodrani says:

    E para e punes duhet saktesuar se “caji i malit” nuk eshte caj ne kuptimin e mirefillte te fjales caj, sepse caji duhet te permbaje detyrimisht kafeine per t’u quajtur caj. “Caji i malit” nuk e permban kafeinen dhe specifikisht nuk mund te jete caj. Sidoqofte, pavaresisht emertimit, te gjitha dobite e siperpermendura jane relative, perderisa “caji i malit” eshte nje “infuzion” apo “tizane”, per te cilat mjekesia shkencore nuk e merr per te mireqene efektin e mjekesise popullore.

  4. Gjeli says:

    Prandaj mos hezitoni që ta konsumoni sa më shumë çajin tonë… – Artikulli më sipër nga mjekesiabimorearabe.com
    Ç’a thon’ këta mjekët arabë aman…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje