Rreziku nga plehrat/ Kontenierët e hapur, burim infeksioni për qytetarët

28 Qershor 2016, 16:48Shëndeti TEMA

Nën ndikimin e temperaturave të larta, kontenierët e hapur të mbetjeve kthehen në një rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se kontakti i insekteve dhe brejtësve me mbetjet transmetojnë infeksionet tek njeriu gjatë picikimit apo prekjes. Gjithashtu nga materialet e forta të depozituar në kontenierë çlirohen lëndë kancerogjene. Ekspertët rekomandojnë Bashkinë e Tiranës në marrjen e masave duke përdorur kontinerët e mbyllur dhe landfillet sanitare.Kontenierët e hapur të mbetjeve, të stimulara nga temperaturat e larta kthehen në rrezik për shëndetin e konsumatorëve. Insektet dhe brejtësit në kontakt me këta kontenierë gjatë pickimit apo prekjes me njeriun transmetojnë një sërë infeksionesh.

Shefi i Departamentit të Shëndetit dhe Mjedisit në ISHP, Arben Luzati, tha se çlirimi i lëndëve si bakër, krom, arsenik, plumb mund të shkaktojë sëmundje kancerogjene, me pasoja vdekje prurëse në shëndet.

“Nga ana higjeno sanitare menxhimi i mbeturinave te ngurta urbane ka 3 probleme madhore. Në radhë të parë ato krijonëm akses për kafshët e vogla. Në radhë të dytë shërbejnë si ikubatorë për shumëzimin e mikrobeve, lavrave dhe parazideve të vezëve”, tha Luzati

“Nga literatura janë identifikuar mjaft sëmundje që përhapen nga mbeturimat, hepatietet te te gjitha llojeve, parazide intesinale, mund të dëmtohen edhe syte nëse nuk janë të mbrojtura me maska, natyrisht edhe tuberkulozi”, u shpreh ai.

Ka edhe një kontigjent personash që rrezikohen direkt nga këta kontenierë, pikërisht ata që mbledhin mbetje të riciklueshme.

“Ata janë më të riskuarit sepse janë në kontakt direkt me mbetjet. Ata janë të pambrojtur”, theksoi Luzati.

 Situata në Tiranë është problematike dhe Bashkia e kryeqyetit duhet të gjejë një mënyrë sesi të shmangen kontaktet me mbetjet dhe grumbullimin apo transportimin e tyre në landfille, që gjithashtu janë një burim infeksioni.

1 komente në “Rreziku nga plehrat/ Kontenierët e hapur, burim infeksioni për qytetarët”

  1. dak ulqini says:

    Nuk e di kush jan me te rrezikshme plehrat e rruges apo ato te parlamentit?
    Ka ndonje shkencetar te na e shpjegoj???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje