Nën ndikimin e temperaturave të larta, kontenierët e hapur të mbetjeve kthehen në një rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se kontakti i insekteve dhe brejtësve me mbetjet transmetojnë infeksionet tek njeriu gjatë picikimit apo prekjes. Gjithashtu nga materialet e forta të depozituar në kontenierë çlirohen lëndë kancerogjene. Ekspertët rekomandojnë Bashkinë e Tiranës në marrjen e masave duke përdorur kontinerët e mbyllur dhe landfillet sanitare.Kontenierët e hapur të mbetjeve, të stimulara nga temperaturat e larta kthehen në rrezik për shëndetin e konsumatorëve. Insektet dhe brejtësit në kontakt me këta kontenierë gjatë pickimit apo prekjes me njeriun transmetojnë një sërë infeksionesh.
“Nga ana higjeno sanitare menxhimi i mbeturinave te ngurta urbane ka 3 probleme madhore. Në radhë të parë ato krijonëm akses për kafshët e vogla. Në radhë të dytë shërbejnë si ikubatorë për shumëzimin e mikrobeve, lavrave dhe parazideve të vezëve”, tha Luzati
Shefi i Departamentit të Shëndetit dhe Mjedisit në ISHP, Arben Luzati, tha se çlirimi i lëndëve si bakër, krom, arsenik, plumb mund të shkaktojë sëmundje kancerogjene, me pasoja vdekje prurëse në shëndet.
“Nga literatura janë identifikuar mjaft sëmundje që përhapen nga mbeturimat, hepatietet te te gjitha llojeve, parazide intesinale, mund të dëmtohen edhe syte nëse nuk janë të mbrojtura me maska, natyrisht edhe tuberkulozi”, u shpreh ai.
Ka dhe një kontigjent personash që rrezikohen direkt nga këta kontenierë, pikërisht ata që mbledhin mbetje të riciklueshme.
“Ata janë më të riskuarit sepse janë në kontakt direkt me mbetjet. Ata janë të pambrojtur”, theksoi Luzati.
Situata në Tiranë është problematike dhe Bashkia e kryeqyetit duhet të gjejë një mënyrë sesi të shmangen kontaktet me mbetjet dhe grumbullimin apo transportimin e tyre në landfille, që gjithashtu janë një burim infeksioni.Sugjerimi i ekspertëve të ISHP janë kontenierët e mbyllur, landfillet sanitarë dhe mënyra e sigurtë e mbledhjes dhe transportimit të tyre.
me 48mln leke qe qeveria dha per sherimin e sumes se sunitit Braho,sa kosha plehrash mund ti shtoheshin rrugeve ne vend…!!!???
Po nuk mund te shpetojme nga plehrat kur flet ky plehra e ISHP. Largojeni kete maskara nga detyra e shefit te Departamentit se eshte teresisht i pa afte dhe me i korruptuari ne ate intitucion. Largojeni kete pijanec te ndyre. Ndyresirat nuk e kane vendin ne Institutin e Shendetit Publik.
Po nuk mund te shpetojme nga plehrat kur flet ky plehra e ISHP. Largojeni kete maskara nga detyra e shefit te Departamentit se eshte teresisht i pa afte dhe me i korruptuari ne ate intitucion. Largojeni kete pijanec te ndyre. Ndyresirat nuk e kane vendin ne Institutin e Shendetit Publik.
ne se nuk e pranoni ju jeni me plehr se ky pleu qe shkruan per plehrast
pune e lavderueshme, nga ky specialist i shendetit publik ,z arben luzati, mjek higjenist, i zoti dhe korrekt.
shpesh e degjoj qe flet per ndotjet akustike,e mjedisore nga karburantet me cilesi te dobet por edhe makinat qe ekualidohen si te reja e qe jane karrakatine,qe nxjerrin tym si oxhak.
cdo gje rendon mbi jeten tone e vecanerisht te femijeve.duket qe ky rasi del me kundragaz dhe nga qe nuk shan shkaktaret nga merzitija shan benin.
beni ecen vete, i sigurte dhe flet te degjojne te gjthe ata qe duhet te bejne detyrat.