Një tjetër sukses në Spitalin Amerikan: 25 vjeçarit nga Kosova i rikthehet buzëqeshja dhe shëndeti

13 Maj 2016, 16:39Shëndeti TEMA

Stafi i mjekëve kardiokirurgë me në krye Dr.Med. Arben Kojqiqi, kirurg kardiotorakal në Spitalin Amerikan ka realizuar me sukses ndërhyrjen e veçantë kirurgjikale Riparim i Pectus excavatum, nëpërmjet Nuss procedure, për herë të parë në Shqipëri dhe Kosovë; e cila realizua në një pacient 25 vjeçar.

Ardian Maraj, pacienti 25 vjeçar i është nënshtruar kirurgjisë së specializuar në Spitalin Amerikan, pasi prej vitesh vuante nga sëmundja e diagnostikuar si Pectus Excavatum, sëmundje që manifestohet me dhimbje të vazhdueshme të kraharorit dhe vështirësi të theksuara në frymëmarrje.

Procedura Nuss konsiston në riparimin e defekteve torakale me ndërhyrje mini-invazive dhe me kamer. Kjo teknikë konsiston, e në vendosjen e shufrave metalike në zonën e kraharorit me ndihmën e një kamerë cila lejon dhe krijon akses për të riparuar në zonën e dëmtuar.

Kjo ndërhyrje specifike është realizuar nga kontributi dhe mbështetja e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe donacionet që kanë ardhur nga qytetarët kosovarë të sensibilizuar dhe njohur me rastin i cili u bë publik pak kohë më parë në media dhe rrjetet sociale.

3 komente në “Një tjetër sukses në Spitalin Amerikan: 25 vjeçarit nga Kosova i rikthehet buzëqeshja dhe shëndeti”

  1. sapa says:

    Shyqyr qe shpetoj ama kush e di sa lope e bageti do shese per te paguar kriminelet shqiptare me bluza te bardha!

  2. Aleksander says:

    Urime Ardian e sherim te shpejte nga operacioni !

  3. shaba says:

    pergezime stafit dhe jete te lumtur ardianit, lajm I bukur per te gjithe shqipetaret!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje