Sipas hulumtimeve nga Universiteti Alberta në Kanada, përfitimet e resveratrolit, një përbërës që gjendet tek vera e kuqe dhe rrushi janë po të njëjtat me ato që përfiton kur bën një orë fiskuluturë në palestër.
Sipas kryestudiuesit, Jason Dyck, ky zbulim do t’u vijë veçanërisht në ndihmë atyre që nuk kanë mundësi të stërviten në palestër. Resveratroli përmirëson performancën fizike, funksionin e zemrës dhe forcon muskujt, të njëjtat efekte që marrim pas stërvitjes në palestër.
“Mendoj se resveratroli ndihmon ata të cilët duan të stërviten në palestër po nuk kanë mundësi fizike,” tha ai.
Të gjitha diskutimet mbi verën e kuqe janë tashmë të faktuara nga shkenca. Po ashtu, studimet treguan se kush konsumon një gotë verë të kuqe në ditë ka më pak gjasa për t’u prekur nga dementia ose kanceri, gjithashtu bën mirë për zemrën, frenon moshimin dhe rregullon nivelin e sheqerit në gjak.
Megjithatë duhet të dini se kjo vlen vetëm për verën e kuqe dhe jo për të bardhën dhe gjithashtu duhet të keni kujdes mos e teproni me përdorimin e verës së kuqe, një gotë është e mjaftueshme, pasi ajo ka alkool.
Megjithatë nëse doni të rrisni sasinë ditore të resveratrolit mund të konsumoni boronicë, gjalp kikirku, rrush të kuq dhe çokollatë të zezë.
Tallet ky qe shkruan kete material??? Frenon moshimin??
Resveratroli eshte nje substance qe gjendet ne levozhgen e rrushit te kuq dhe qe ka treguar se ndikon ne uljen e nivelit te sheqerit ne gjak. lexoni te dhenat e fundit te shkences sidomos asaj amerikane por edhe europiane per te njohur dobite qe ka resveratroli per shendetin dhe ne vecanti per diabetiket, perpara se te beni gallata alla shqiptarce ne forum. Sa per zevendesimin e palesters me resveratrolin kete nuk e besoj edhe une 100%.
Pse s’thua ti se ja paskam kaluar dhe Arnoldid une mer burr i dheut …
nuk e dija qe bekam 10 ore ne dite palester Thanks gazetar!
“Lake ” ,je i papare !
Dakord , po muslymanet qe nuk e pine veren , se konsiderohet si gjaku i Krishtit ? Si i behet , apo ata le te vdesin ata , se jane shtuar si shume…
Ata qe fali namazin pese vaktesh kan jete me te gjat se tjeret,kjo eshte vertetu edhe shkenctarisht,po ti percille ne rrethin ku jetojsh,per ta vertetu.