Sipas studimeve, depresioni sezonal lidhet ngusht me ndërrimin e stinës, pasi ora biologjike e trupit e ka të vështirë pështatjen me kohën e paktë të ndriçimit të diellit, duke sjellë çrregullime në ritmin fizik dhe në sistemin endokrin.
Sipas teorisë së mjekësisë tradicionale kineze, natyra ka lidhje të ngushtë me tupin tonë. Si rezultat, tek disa njerëz mund të lind një ndjenjë vetmie apo humor negativ, duke shkaktuar një ndjenjë të pashpejgueshme trishtimi.
Së dyti, dita bëhet më e shkurtër dhe nata më e gjatë. Trupi ynë ka më pak kontakt me dritën e diellit në dimër. Si rezultat, do të sekretohet më shumë melatoninë. Me uljen e ndjeshme të temperaturës, do të pakësohen aktivitetet e jashtme. Kohëqëndrimi i gjatë brenda nuk favorizon rregullimin e humorit dhe mund të shkaktojë vështirësi në fokusim, dobësim të kujtesës, lodhje më të madhe dhe ngadalësim në të menduar.
Së treti, aktivitetet shoqërore ulen relativisht në dimër. Mungesa e komunikimit mes njerëzve shton ndjenjëne vetmisë dhe nuk lehtëson humorin e keq. Prandaj, mund të përballemi me ndjenja të ndryshme si merak, ankth, depresion etj.
Sipas sondazheve, personat që punojnë ose jetojnë brenda, nëpunësit që punojnë në zyra dhe stërviten rrallë pasi nuk kanë kohë, të moshuarit e ndjeshëm dhe personat sensitiv ndaj të ftohtit, mund të preken më shpesh nga depresioni sezonal.
Simptomat e depresionit sezonal
Co me ky lajm tani qe vjen vera? Kujt i hy npune?
Jo po veni dhe nje me “10 arsyet per te mos banuar ne Mars”