Në Britani të Madhe filloi testimi i vaksinës së zbuluar kohë më parë. Kjo do të duhet të shfrytëzohet kur trajtimet tjera jane treguar te pasuksesshëm.
Tashmë testi i parë në njerëz ka filluar dhe kjo u krye në spitalin e Londrës. Njesoj si vaksinat normale ky vaksinim tenton te rrite aktivitetin e sistemit imunitar ne organizem per te qene te afte te sulmojne dhe varasin qelizat atipike kanceroze.
Testi i imunoterapisë do të shqyrtojë nëse një vaksinë, bazuar në fragmente të një proteine të rëndësishme të kancerit, është efektive në stimulimin e sistemit imunitar të trupit, për të shkatërruar qelizat e sëmura.
Shkencëtarët shpresojnë që me këtë metodë mund të nxisin trupin të zhvillojë antitrupa specifike qe do të ndihmonin dukshëm në luftën kundër kancerit. Në mënyrë që vaksina të aktivizohet, është i nevojshëm “ndezëzi” i reaksionit, në këtë rast doza të vogla të kimioterapisë.
Shkencëtarët besojnë që ky ilaç do të tregohet efikas, dhe thanë se janë duke testuar ndikimin e tij në pacientë që u janë diagonstifikuar metastaza dhe shumë forma të kancerit terminal.
Lajm me te vertet shume pozitiv. Shpresojme!