Qumështi është burimi më i mirë i kalciumit, tregojnë disa studime të realizuara kohë më parë.
Sipas Nutrition Today, qumështi ka më shumë kalcium në përbërje, krahasuar me burimet tjera siç janë pijet e pasuruara me këtë mineral (qumështi i sojës, orizit ose lëngjet tjera me kalcium shtesë).
Në pijet e ambalazhuara të pasuruara me kalcium një pjesë e këtij minerali bie në fund të ambalazhit, madje edhe nëse para se t’i pimë ne i shkundim ato mirë.
Si përfundim, hulumtuesit thonë se pavarësisht sa shumë kalcium u shtohen, pijet e ndryshme nuk mund ta zëvendësojnë qumështin, i cili përveç kalcium ofron edhe disa përbërës tjerë të rëndësishëm.
Qumështi ka në përbërjen e vet edhe proteina, fosfor, vitaminë A dhe vitaminë D, si dhe lëndë tjera të rëndësishme ushqyese. /Mjeku.Net/
Ai qe ka shkruar kete “attikull”eshte BUDALLA
Ajri, burimi i mire i oksigjenit.