Ekspertët kanë renditur 6 arsye se pse duhet pirë rregullisht dhe sa më shumë ujë.Ndodh që njerëz të caktuar të pinë fare pak ujë dhe veçanërisht tani në dimër, kur kërkesat e trupit dhe etja është më e vogël.
Më poshtë do ju listojmë 6 arsye të vërteta se pse duhet të pijmë sa më shumë ujë.
1.Pirja e shpeshtë e ujit ndihmon në eliminimin e toksinave nga trupi dhe lehtëson pastrimin nga substancat që mund të merren nëpërmjet ushqimit.
2.Pirja e ujit ndihmon në dobësim
Nëse shkohet në vaktin kryesor të ngrënies me shumë uri dhe dëshirohet të qetësohet kjo uri e shfrenuar, atëherë këshillohet që të pihet një gotë ujë para çdo vakti, duke zënë një pjesë të stomakut dhe duke bërë që të ndjehemi më të ngopur.
3.Pirja e ujit ndihmon për hidratimin e trupit
Personat që merren me sport e kanë domosdoshmëri hidratimin e trupit, ndaj këshillohet që të pinë sa më shpesh, por kryesisht disa orë para aktivitetit fizik.
4.Pirja e shpeshtë e ujit, ndihmon për një lëkurë më të mirë
Lëkura është më e shëndetshme dhe më e mirë, nëse pihet pak më shumë ujë nga sa mund të keni etje.
5.Pirja e ujit përmirëson tretjen
Pirja e sasive të mëdha të ujit, ndihmon veçanërisht ata persona që vuajnë nga problemet me tretjen.
6.Sa më shumë ujë të pihet aq më shumë para kursehen
Uji në shishe është sigurisht më ekonomik në raport me pije të tjera dhe nëse bëhet fjalë për ujin që pihet direkt nga rubineti, atëherë ai është tërësisht falas.
qi t’bash sa ma Shum lu-lun .
po mer po ,
me ngel me saliun m dor pasanej ,
pini pini