Noti dhe aerobia ne uje, sukses i padiskutueshem

10 Mars 2016, 19:37Shëndeti TEMA
Noti dhe aerobia ne uje, sukses i padiskutueshem

Shumë shpesh njerëzit janë në kërkim të metodave që të mbajnë trupin në formë si dhe për të zhvilluar një fizik të bukur dhe të shëndetshëm. Noti për këtë është sporti më i mirë.

Nuk ka nevojë ta bësh atë në nivele garash por ta praktikosh sa më shumë të mundesh dhe ku të mundesh. Not nuk bëhet vetëm në det, por edhe në pishinë, në lumenj e në liqene. Nuk ka nevojë të ndiqesh nga trajnerë dhe specialistë, por mjafton të lëvizësh në ujë.

Noti është sporti më perfekt që të vë në funksion tërësor gjithë muskujt e trupit duke amortizuar lodhjen në sajë të presionit të ushtruar nga uji. Efektet më të dukshme janë në qarkullimin e gjakut e dhe tensionin e arterieve e sidomos për ata që vuajnë nga tensioni i lartë, në sajë të lëvizjes së të gjitha gjymtyrëve të trupit.

Noti u këshillohet fëmijëve për një zhvillim të shëndetshëm dhe harmonik të trupit, por edhe të moshuarve e sidomos atyre që vuajnë nga nga handikap.

Në sajë të rregullimit të shpejtësisë së lëvizjes, të përzgjedhjes së ushtrimeve, kohës së veprimit, mund të kalibrohet për secilin sipas nevojës duke e bërë notin shumë të përshtatshëm për tipologji të ndryshme njerëzore. Është një fizioterapi e shkëlqyer.

Aerobi në ujë

Nëse do të praktikonit rregullisht sportin e notit do të humbisnit kile shumë shpejt. Sigurisht nëse do të zbatonit edhe një dietë të rregullt. Qoftë dhe tre here në javë të notonit do të ndienit përmirësim të ndjeshëm në tonifikimin e trupit dhe muskujve.

 

Ja pse gjatë verës ndihemi më të lehtë dhe sa herë që dalim nga deti ndiejmë lodhje. Sepse kemi konsumuar kalori, të cilat janë shpenzuar për lëvizjen e tërë muskujve në një kohë.

Ekspertët shprehen se gjatë notit shpenzohen rreth 1000-1200 kalori, në një seancë. Një seancë mund të parashikojë 30 ose 40 minuta në ditë. Gjatë një dite do të mjaftonte realizimi i 40 minutave, duke i ndarë ato në pjesë të ndryshme të ditës. Por përveç notit mund të bëni edhe ushtrime të ndryshme për të tonifikuar pjesë të trupit.

Tashmë palestrat gjenden kudo. Mund të keni një të tillë fare pranë shtëpisë, që ofrojnë kurse fitnessi dhe aerobi në të njëjtën kohë. Mjafton të bëni një kërkim të vëmendshëm dhe zgjidhja mund të jetë fare e lehtë. Por nëse duam të gjejmë diçka stimuluese, veçanërisht për ata që e kanë pasion kontaktin me ujin, duhet vlerësuar terapia e komunikimit të disa ushtrimeve në ujë.

Mund të aplikojmë ushtrime të ndryshme e të thjeshta që kombinohen përmes aerobisë dhe notit. Është mënyra perfekte për të pasur trup të bukur e mbi të gjitha të tonifikuar.

Si të tonifikojmë këmbët në ujë?

 Fillimisht mund të bëni ecje të gjata në mënyrë horizontale, jo vetëm gjatë bregut të detit por edhe më në thellësi deri në lartësinë e vitheve. Fillimisht mund të ecni ngadalë dhe më pas ta shpejtoni ecjen tuaj.

Do të ndieni lodhje, por do të kuptoni që do të humbisni kalori. Zgjidhni mëngjesin si orarin më të përshtatshëm, sepse uji është më i ftohtë. Uji i ftohtë ka më shumë efekt për të tonifikuar muskujt e këmbëve.

Si të tonifikojmë krahët?

 E thjeshtë fare. Mjafton të bëni not me krahë për disa herë gjatë ditës. Nëse do të ushtroheni të paktën tre herë në ditë do të mjaftojë për të tonifikuar krahët. Mos u sforconi gjatë notit. Hapini dhe ngrijini krahët sa Hapini dhe ngrijini krahët sa më shumë në dy mënyra të kundërta, para dhe mbrapa. Ushtrime të tilla është mirë t’i kombinoni në mënyrë sistematike. Tonifikimi ndodh më shpejt.

Të gjithë në formë me fitnessin në ujë

 E veçanta e ushtrimeve në ujë është se dobëson të gjitha peshat. Që do të thotë ata që kanë peshë normale si dhe obezët, të cilat vuajnë nga mbipesha.

Për me tepër kjo lloj terapie e ushtrimit dhe të notuarit në ujë sugjerohet veçanërisht për persona të tillë. Ata sugjerohen të konsumojnë ushtrime të ndryshme si dhe të notojnë më shumë se të tjerët.

Do të ndiejnë përmirësime të menjëhershme. Rezistenca në ujë kërkon më shumë kalori se në ajër, ndaj dobësimi ndodh më shpejt dhe lehtë. Uji është një element pozitiv sepse bën të mundur qarkullimin e gjakut, ndaj dhe sugjerohet ushtrimi në det. Te gratë që kanë probleme me ënjtjen e gjunjëve këto lloj ushtrimesh vlejnë më tepër.

Së fundmi, uji siguron rezistencë të lartë të lëvizjes dhe për këtë kërkon shumë energji. Ushtrohuni në ujë për një formë më perfekte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje