Te ushqyerit ne menyre te moderuar eshte nje rregull jete qe mesohet.
Ja disa zakone te thjeshta.
Vendosni orare fikse per vaktet (jo shume larg njeri-tjetrit nese eshte e mundur) dhe ne tavoline vendos vetem sasi te programuar ushqimi.
Pertypni mire dhe per nje kohe te gjate, duke u perqendruar tek shija dhe duke bere pushime te shkurtra here pas here. Ndjesia e ngopjes vjen pas 20 minutash nga fillimi i vaktit: nese hani shume shpejt, nuk e arrini dot ndjesine e ngopjes.
Frigoriferi nuk duhet te jete nje tempull i tundimit i mbushur me ushqime te ndaluara. Mendoje me mire si nje cante ku vendos ushqimet qe te duhen per te bere nje eskursion te bukur ne mal: merrni ato qe ju duhen. Pazarin mos e beni ne minute te fundit, kur uria ju erreson shikimin dhe influencon blerjet e tua.
Nje ushqyerje e kontrolluar nuk duhet t’ju ndaloje te paturit e nje jete sociale te kenaqshme, p.sh te dalurit per darke jashte. Ne restorant apo ne shtepine e miqve mundohu te mos shkosh shume i uritur, mos konsumo antipastat ne pritje te pjates kryesore dhe pi te pakten nje gote vere me pak se c’do te doje. Ne vaktin e rradhes “rikupero” duke ngrene pak me pak, dhe mbi te gjitha mos u ndje ne faj nese per nje moment “e ke shkelur me dieten”.
Shpesh, kur ka probleme me peshen, evitohen aktiviteti fizik per te mos ngjare keq para te tjereve por edhe sepse normalisht aktiviteti tek keta persona eshte me i mundimshem. Asgje nuk eshte me e gabuar se kjo. Nje aktivitet sportiv fizik i rregullt mundeson nje djegie me te madhe te kalorive, permireson humorin dhe lejon te ruhet masa muskulare. Pa aktivitet fizik, eshte e veshtire te mbahen rezultatet e arritura nepermjet dietoterapive (terapive te regjimit ushqimor).
Eshte bere zakon te menduarit se dieta eshte sinonim i privimit dhe sakrifices. Ne kuptimin e saj te vertete ne fakt eshte nje zgjedhje riekuilibrimi qe sjell mireqenie, duke reduktuar ankthin dhe tensionet.(fithealth)