Për të pasur energji gjatë ushtrimeve duhet konsumuar ushqim në mënyrë të zgjuar, kjo ju ndihmon për një stërvitje të zellshme, efikase dhe rritjen e mases se muskujve apo djegien e yndyrës.
Mëngjesi është vakti juaj më i rëndësishëm, si për bodybuildera dhe për ato që duan të bien në peshë. Mengjesi ju jep energji dhe ju mban te përqendruar gjatë ditës.
Ushqimi përmirëson stërvitjen tuaj, rigjeneron muskujt, dhe ndërton ose rrit në masë muskujt tuaj. Nëse nuk jeni të sigurt se cfarë ju duhet në pjatën tuaj ne kemi disa ide në pika bazike, ndërsa duke u bazuar në shkrimin tonë mund të hulumtoni në internet për llojet e ushqimeve që ofrojnë proteina apo karbohidrate, dmth ato që juve ju pershtaten me ato ushqime që i keni në tryezën tuaj.
PARA USHTRIMEVE
Për një ushtrim të rëndë apo të moderuar nevojitet karburant. Ushqimi është karburanti juaj, ushqimi duhet të jete i pasur me proteina dhe karbohidrate.
Preferohet te hahet një vakt para stërvitjes 60-90 minuta, duhet të përmbaje 0.25 gram protein dhe karbohidrate për kilogramin e peshës tuaj. Burimet e proteinave mund të vijnë nga pula, gjeldeti, peshk, mish lope, e bardhë e vezës, djathi ndërsa për karbohidrate hani ushqime me indeks glicemik të ulet si patate, bishtaja, pemë dhe perime
PAS USHTRIMEVE
Ushqimi pas ushtrimeve ndihmon në riparimin e trupit tuaj dhe ndihmon në rigjenerimin e muskujve.
Vakti preferohet të konsumohet 30-60 minuta pas ushtrimeve. Rekomandohet të hahet 0.25 gram proteinë dhe 0.25-0.5 gram karbohidrate, për ato që duan të ruajne peshën trupore.
Karbohidratet janë jashtëzakonisht të rëndësishme për muskujt tuaj pas stërvitjes. Pa karbohidrate trupi juaj do të filloje katabolizmin ose sic thuhet organizmi ha vetveten. Karbohidratet ju ndihmojnë për të rivendosuar nivelet normale të sheqerit në gjak. Karbohidratet krijojnë një insulinë të fortë që ju ndihmon në lëvizshmërinë e ushqimit në indet e muskujve.