A eshte depilimi me lazer zgjidhja e perkryesr?

10 Mars 2016, 21:08Shëndeti TEMA
A eshte depilimi me lazer zgjidhja e perkryesr?

Nëse jeni mërzitur ngadepilimet e shpeshta dhe shumë herë të dhimbshme , laseri  është zgjidhje për ju .
I përhershëm, i sigurt, efektiv.

Teknologjia e re ka mundësuar që me anë të lazer mund të arrijë rezultate shumë të mira, të shpejta dhe të lehta,per heqjen e përhershme te qimeve në të gjithë trupin .
Laser depilimi bëhet duke lëshuar një tufë të rrezeve lazer në një follicul ( qesja e rrenjes se qimes). Ky fluks rrezeje duhet te jette aq i fuqishem sa te shkaterroje folikulin e flokut por dhe aq i dobet sa te mos demtoje lekuren rreth folikulit. Lazeri vepron mbi melaminen lenden qe e ngjyros flokun ne ngjyre te zeze ndaj dhe per kete arsye depilimi me lazer nuk vlen per njerzit me floke te bardhe , gri apo te kuqe.
Edhe pse flokët rriten në mënyrë të ndryshme për çdo person, varësisht nga mosha, pesha, metabolizmi, hormonet, etj .., ne kemi tre fazat ne rritjen e flokëve:

– faza aktive e rritjes, e quajtur Anagen, që zgjat deri në disa vjet. Në çdo kohë të dhënë 85% e qimeve në trup janë në këtë fazë;

– faza regresive, e quajtur Catgen, zgjat dy deri tre javë. Gjatë kësaj faza flokët nuk rritet. Në çdo kohë rreth 3-4% e qimeve të trupit janë në këtë fazë;

– faza e Pushimit, e quajtur Telogen, zgjatë 5-6 javë dhe në fund të saj floket nderrohen , dalin floke te rinj dhe bien te vjterit.
Laser nderhyn ose shkaterron vetëm fazën anagen, për shkak se në këtë fazë ka një sasi të bollshme të melaninës.
Pse duhet bere depilimi me lazer?

 

Laser depilimi është i suksesshëm për shumicën e njerëzve. Metodat e depilimit tradicionale, të tilla shkulja me ngjites, japin rezultate të përkohshme dhe jane traumatike per shkak te dhimbjes

Kush e bën trajtimin?
Trajtimet me laser bëhen nga dermatologu i certifikuar ose specialist për të përdorur lazer (laser Certified Specialist CLS). Pasi çdo person ka ndjeshmëri të veçantëper llojin e lëkurës, por edhe ngjyrë të ndryshme të flokëve, CLS duhet te bashkëpunoje me ju për të gjetur programin e trajtimit që do të ju përshtatet më mire.

Cilat pjesë te trupit mund të trajtohen?

Trajtimi me laser behet pothuajse në të gjitha pjesët e e trupit: fytyrë, qafën, buzët, mjekër, vetullat, hunda, veshët, flokët, krahet, shpina, ‘linja bikini’, gjoksi, duart, këmbët dhe organet gjenitale sidomos tek femrat .

 
A ka dhimbje gjatë trajtimit?

 

Ndjeshmëria e dhembjes gjatë trajtimit ndryshon nga personi në person, pra eshte individuale. Ka dhe nje sistem ftohës lazeri i cili mundëson shmangien e dhimbjes. Me kërkesë të pacientit, CLS do të përdorë krem anestetik gjatë trajtimit.

Sa trajtime janë të nevojshme?

 

Meqë qimet rriten në cikle, për të arritur rezultate të kënaqshme, të paktën tre trajtime janë të nevojshme. Trajtimi duhet të bëhet çdo 6 javë.

Përgatitja për trajtim:

 

Këshillohet qe tre javë para trajtimit të mos shkojnë në dhomë solari per nxirje . Tre javë para depilimit duhet të përdoren vetëm brisqet e rrojës dhe jo metodë tjetër depilimi ,të tilla si qiri apo krem. Lahuni ditën para trajtimit.

Udhëzime pas trajtimit:

 

Pas trajtimit mund të ndodhin kruajtje dhe per ti minimizuar këshillohet që të përdoret xhel aloe vera ose ndonjë krem tjetër. Duhet të përdoret për mbrojtje nga dielli krem me SPF 25 faktor për pjesët e trupit që janë të ekspozuar ndaj diellit. Ne zonën e trajtuar mund te vrehen perkohesisht skuqje dhe ënjtje ose del ndonje gjëndër, therje ose mpirje në këtë zonë. Nëse është e nevojshme, mund të përdoret peshqir të ftohtë. Makeup mund të përdoret gjithashtu.

2 komente në “A eshte depilimi me lazer zgjidhja e perkryesr?”

  1. kupto tina says:

    Brravo .femra duhet patjeter me depilu jo vetem atje ke kodra magjike posht barkut ,
    qe gjuha jone te navigoj ,zhytet e dale perseri mbi siperfaqe ,
    pa hasur,
    ate ndjesi te pakendeshme ne ato floke qe mbijne mbi kodrine
    duke ber naaa fjush at’G.p

  2. Flora says:

    Mund te here kancerogjen perdorimi i laserit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje