Insulina spraj – Revolucion ne trajtimin e Diabetit !!11

17 Mars 2016, 17:08Shëndeti TEMA
Insulina spraj – Revolucion ne trajtimin e Diabetit !!11

FDA Amerikane  i ka dhënë dritën jeshile  një produkti të ri që premton të revolucionarizojë jetën e miliona diabetikëve.

Nuk ka nevojë  per shumë fjalë për të përshkruar dallimin  mes  3 injeksioneve ne dite dhe 3 inhalimeve ne dite  me nje aparature qe ngjan me nje bilbil .

Vetem ne pak dite dhe miliona amerikane do kene mundesine te provojne ndryshimin e madh  qe sjell kjo metode e re aplikimi . FDA e cila ka lejuar kete perdorim shprehet se kjo eshte forma e pare e insulines me veprim te shpejte qe merret me ane te rrugeve respiratore .

Të Rehatshme dhe Te Shpejta – produkti i ri i zhvilluar nga kompania farmaceutike  amerikane  MannKind  deri pak ditë më parë e panjohur është supozuar  te perdoret ne fillim te ushqimit ose deri 20 minuta pas fillimit te ngrenjes .
Ajo premton për të hyre ne qarkullimin e  gjakut  më shpejt se  insulinat  aktuale me veprim te shpejte  . Sapo insulina e re te  thithet ajo arrin në mushkëri dhe kalon me shpejtesi  ne qarkullimin e gjakut . Nivelet e insulines ne gjak arrijne perqendrimin maksimal ne nje kohe prej 12-15 minuta pas inhalimit dhe kthehet ne nivelin fillestar pas 3 oresh .

Megjithate Insulina e re  nuk e zëvendëson insulinën me veprim afatgjatë e cila duhet të administrohet me metodat tradicionale (injeksion).

Miratimi i kesaj insuline te re vjen pas dy kërkesa te para te cilat u anulluan nga FDA  dhe eshte bazur ne nje studim ne te cilin kane marre pjese 3000 persona diabetike dhe insulino perdorues . Kjo insuline eshte perdorur tek keta persona per nje periudhe 24 javore . Ne momentin qe kjo insuline ka kaluar te gjitha provat , i eshte dhene leja per tu hedhur ne treg .
 Kjo NUK ESHTE  nje INSULINE PER TE GJITHE
Së pari ky medikament nuk perdoret tek personat qe vuajne nga semundje te mushkerive si astma , COPD etj . Mendohet se kjo insuline mund te shkaktoje bronkospazma akute . Për këtë arsye është e rekomandueshme që mjekët të cilët dëshirojnë të përshkruajnë atë , me pare duhet te kryejne teste të sakta për të kontrolluar funksionin e mushkërive te pacientit te cilit duan t’ja rekomandojne .

FDA ka dhënë autorizim e marketingut vetëm pas angazhimit  nga ana e kompanisë për të kryer katër studimet klinike qe kanë për qëllim verifikimin se si vepron ky medikament  tek  fëmijë – në qoftë se produkti shkakton probleme të mushkërive (duke përfshirë edhe kancerin në mushkëri) dhe për të kuptuar më mirë dallimet në efikasitetin dhe sigurinë e medikamentit ne njerez ne ndryshem .

Insulina e re nuk është ende në dispozicion në Evropë

1 komente në “Insulina spraj – Revolucion ne trajtimin e Diabetit !!11”

  1. pp says:

    Nuk e di ku e keni gjetur kete lajm. Kjo insuline ka kohe qe perdoret dhe sa lexova nje artikull qe thoshte qe nuk perdoret me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje