Përdorimi i gabuar i antibiotikëve

22 Mars 2016, 21:56Shëndeti TEMA
Përdorimi i gabuar i antibiotikëve

Një përdorim i gabuar i antibiotikëve mund të provokojë probleme të ndryshme në shëndet. Efektet anësore të tyre janë të shpeshta dhe duhet që pacientët të pyeten kryesisht për alergji ndaj medikamenteve.

Përzgjedhja e terapisë me antibiotikë përbën sintezën e të gjitha të dhënave (klinike dhe laboratorike). Këto të dhëna konsistojnë në marrjen e saktë të anamnezës, në vlerësimin klinik të rastit bashkangjitur të dhënave laboratorike që lidhen me procesin infeksioz, si dhe me organizimin në përgjithësi. Vlerësimi kritik i ecurisë së terapisë në pjesën më të madhe të rasteve duhet të justifikojë përzgjedhjen e tij. Mosrespektimi i këtyre kërkesave mund të çojë në konkluzione që përmblidhen rreth idesë se antibiotiku më i fortë është më i mirë, duke hapur rrugën e përdorimin abuziv të antibiotikëve me pasoja negative në trajtimin e infeksionit e më gjerë. Mjeku dhe farmacisti duhet ta trajtojë me kujdes këtë anë të rëndësishme duke u mbështetur në njohjen e procesit infeksioz dhe vetive të antibiotikëve.

Në rastet virale të lehta nga ato që Përdorimi i gjerë dhe pa kriter i antibiotikëve vepron si një ndër faktorët më të fuqishëm në përhapjen e rezistencës bakteriale. Jo ne cdo semundje duhen perdorur ilacet, ca me teper antibiotiket.

Ne ato qe njihen si gjendje gripale të cilat shoqërohen me temperaturë, djersitje, dhimbje trupore dhe debulesë, të cilat zakonisht zgjasin 3-5 ditë, nuk duhet të përdoret antibiotiku. Këto simptoma në shumicën e rasteve kalojnë pa u komplikuar dhe në këto raste si pacientët si mjekët duhet të tregohen të kujdesshëm në mospërdorimin e menjëhershëm të antibiotikëve.

Keqpërdorimi i antibiotikëve konsiston në marrjen e tyre pa u bërë një vlerësim i saktë i gjendjes infeksioze, pra në marrjen e gabuar të tyre. Keqpërdorimi i antibiotikëve konsiston në marrjen e tyre pa u bërë një vlerësim i saktë i gjendjes infeksioze, ose në rastin kur pacientët nuk respektojnë orarin e marrjes se anti biotikëve është edhe në rastin kur pacientët nuk respektojnë orarin e marrjes (intervalin nga doza në dozë), kohën e administrimit (para ose pas ushqimit) dhe zgjatjen ditore të përdorimit (përdorimi për një kohë më të shkurtër se më të gjatë) nga sasia e përcaktuar nga mjeku.

Cilat janë efektet anësore të shkaktuara nga antibiotikët?

Gama e efekteve anësore të shkaktuara nga antibiotikët është shumë e gjerë. Ato shpesh janë të lehta dhe kalimtare, por ka raste kur komplikohen. Si efekte të padëshirueshme mund të përmendim: mbindjeshmërinë ndaj antibiotikut që mund të manifestohet në reaksione alergjike, si: të kruara, urtikarie, eritemë multiforme etj. Më pas kemi çrregullime gastro-intestinale, si: të përzjera, të vjella, diarre, kapsllëk. Në efektet e sistemit nervor qendror përmendim: dhimbje koke, marrje mendsh, parestezi. Mund të vërehen ndryshime në funksionin hepatik dhe renal (mëlçisë dhe veshkave), të cilat manifestohen me ndryshime laboratorike. Shpesh përdorimi i zgjatur i antibiotikëve bën shfaqjen e mykut. Disa faktorë që ndikojnë në efekte anësore të antibiotikëve janë edhe mosha, gjinia, gjendja patologjike dhe ajo psiko-emocionale e pacientit.

Ç’ndodh nëse antibiotikët nuk merren si duhet?

Ky problem ka dy këndvështrime: Së pari, është zgjedhja e antibiotikut jo të përshtatshëm ose, më saktë, jo specifik për trajtimin e patologjisë. Kjo çon në një mosmjekim dhe në rëndim të gjendjes së pacientit. Së dyti, mosrespektimi i dozave të përcaktuara nga mjeku, orareve dhe formës së marrjes së antibiotikut, gjë që çon shfaqjen e efekteve anësore me një intensitet më të lartë deri edhe në toksicitet.

Kur bakteret bëhen rezistent ndaj antibiotikëve?

Përdorimi i gjerë dhe pa kriter i antibiotikëve vepron si një ndër faktorët më të fuqishëm në përhapjen e rezistencës bakteriale. Trajtimi me antibiotik asgjëson ose frenon shumëzimin e baktereve të ndjeshëm ndaj tij, ndërkohë që nuk arrin të veprojë në mutantët rezistent, si dhe në florën bakteriale rezistente. Efekti selektues i baktereve rezistente nga presioni i antibiotikëve është elementi bazë në përhapje e rezistencës bakteriale.

Pse antibiotiko-rezistenca është problem për shëndetin?

Në ditët tona ky është një problem madhor për vetë faktin se në tre dekadat e fundit janë zbuluar vetëm dy antibiotikë të rinj, ndërkohë që evolucioni bakterial është me hapa galopante. Kjo do të thotë që bakteret po fitojnë luftën me antibiotikët, gjë që është kërcënuese.

OBSH ka publikuar një paralajmërim ku njoftoj se tani kemi hyrë në një periudhë “post antibiotik”. Ç’do të thotë kjo? Sa serioz është ky problem?

Ashtu sikurse u tha më lart, gjendemi përballë faktit ku luftën bakter-antibiotik tashmë e kanë fituar bakteret. Shumë shpejt specia njerëzore rrezikon ekzistencën. Ajo që na ngelet të bëjmë, është përdorimi sa më racional i antibiotikëve. “Filozofët e mjekësisë” kanë arritur në përfundimin se rruga për të shmangur këtë luftë nuk është t’i vrasim bakteret, por të bashkëjetojmë me to. Të gjendet një rrugë e ndërmjetme, pra një simbiozë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje