Lodhja dhe pagjumësia, shkaku pse ju dridhen qepallat

22 Mars 2016, 21:54Shëndeti TEMA
Lodhja dhe pagjumësia, shkaku pse ju dridhen qepallat

Dridhja e pavullnetshme e qepallës së syrit është një nga gjërat më të çuditshme që ndodh në trupin e njeriut. Kjo gjë na ndodh shpesh dhe për më tepër është nervozuese dhe e pakontrollueshme.

Pulsimi i papritur i qepallave, ose myokymia siç njihet në gjuhën mjekësore, ndodh kur stimulohen muskujt e vegjël dhe nervat përreth syve.

Lodhja dhe pagjumësia janë dy nga shkaktarët kryesorë, prandaj sigurohuni të bëni gjumë të mirë. Kafeina, alkooli dhe duhani mund të shkaktojnë gjithashtu dridhje të pavullnetshme të qepallave, sidomos nëse konsumohen në tepri.

Stresi është një tjetër faktor kryesor, prandaj na ndodh shpesh që kur kemi ndonjë ngjarje të rëndësishme dhe ndihemi në ankth, fillojnë të na dridhen qepallat pa vetëdije. Në këtë rast duhet të jeni të qetë dhe të përpiqeni të relaksoheni.

Edhe ndryshimi i presionit atmosferik con shpesh ne nje mbingarkese polarizuese te nervit te syrit si pasoje e potencialeve elektrike te nervit cka con ne dridhje te pavullnetshme te qepalles se syrit.

Zakonisht, dridhja e qepallave ndodh përkohësisht, por ka raste kur përsëritet për një kohë të gjatë. Në këtë rast njerëzit këshillohen të vizitohen tek një mjek, pasi mund të jetë simptomë e një sëmundjes së Parkinsonit, një çrregullimi nervor ose mund të tregojë se keni nevojë për syze të reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje