Konsumi i gjerë i vitaminës D në formë suplementi për të ndihmuar në parandalimin e atakut, sulmeve në tru, kancerit dhe frakturave të kockës është humbje kohe , u shprehën në fillim të shkurtit hulumtuesit nga Zelanda e Re.( http://www.onstilburg.nl/wp-content/uploads/Vitamine-D.jpg)
Në studim nuk u pa asnjë provë që të vërtetonte ndonjë përfitim nga marrja e vitaminës D në formë suplementi.
Studimi i udhëhequr nga Dr Mark Bolland, i Universitetit të Auckland, arriti në përfundimin se suplementi i vitaminës D nuk luan rol në parandalimin e atakut apo problemeve me kockat.
“Suplementi i vitaminës D, që merret nga pothuajse gjysma e të rriturve në SHBA, ofron shumë pak, për të mos thënë fare, përfitime shëndetësore,” deklaroi Bolland.
Studimet e mëparshme kanë treguar se mungesa e vitamins D lidhej ngushtë me shëndetin e dobët, por studimet e tanishme tregojnë se ajo ishte një pasojë, jo një shkak i problemeve të shëndetit.
Madje nga disa prova ka rezultuar se për disa fraktuara të veçanta, rreziku rritej nëse përdorej vitaminë D në formë suplementi.
Kush i sponsorizon keto pseudo-lajme dizinformuese? Spitali Ameriqen apo Hygaya?