Zbulohen përgjimet e reja të biznesmenëve të drogës: Merri lekët e çoji në bankë

11 Korrik 2016, 09:23Politika TEMA

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë dënon me 14 vjet burg Arben Prendin, të akuzuar si korrier i 15 kilogramë heroinë të trafikuar për llogari të biznesmenit Jurgen Molla në qershor 2015.

Më 7 korrik 2016, Gjykata ka dhënë vendimin për të akuzuarin se ka kryer veprën penale “trafikimi i narkotikeve”.

Gazeta “Panorama” mësoi dje se prokurori që ka përfaqësuar akuzën në gjyq, Eugen Beçi ka kërkuar në pretencë 15 vjet heqje lirie për korrierin e drogës Afrben Prendi.

Ndërkohë, Gjykata pasi ka dëgjuar edhe palën mbrojtëse dhe ka analizuar dosjen, ka vendosur dënimin me 14 vjet heqje lirie për personin e kapur në kufirin Kosovë-Shqipëri me 15 kilogramë heroinë në qershor 2015.

Sipas Prokurorisë, dosja penale ndaj shtetasit Arben Prendi për episodin e kapjes me drogë në Kukës, ishte hetuar nga prokurorja Manjola Kajana dhe më pas nga prokurori Eugen Beçi i cili ka përfaqësuar akuzën në gjykatën e krimeve të rënda ku u zhvillua procesi.

Në dosjen e re të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për biznesmenët e arrestuar me akuzën e trafikut të drogës Jurgen Molla, Shyqyri Kotorri e Nuredin Nazeraj, ka përgjime që lidhin njërin prej financuesve me korrierin e drogës Arben Prendi.

Sipas përgjimeve, biznesmeni Jurgen Molla, në datën 27 qershor 2015, ka nisur në Kosovë njeriun e tij më të besuar, Orges Myftaraj, me një sasi prej 230.000 euro, raporton Panorama.

Atë ditë, Jurgen Molla ka takuar në Patok, shtetasin Arben Prendi, të cilit mendohet se i ka dhënë shumën prej 8000 eurosh, si pagesë për transportin e ngarkesës së heroinës.

Më pas në datën 29 qershor 2015, kur Arben Prendi niset për Kosovë, është përgjuar teksa njofton Jurgen Mollën në lidhje me këtë fakt. Biznesmeni, nga ana tjetër, i ka kërkuar korrierit të drogës që kur të kthehej nga Kosova ku do të merrte drogën, ta lajmëronte në telefon.

29 qershor 2015

Jurgen Molla shkruan: Mirë je vëlla?

Arben Prendi: Nuk më del në tel, ku s`ka valë, ok dak, jam nis.

Jurgeni: OK! Rrugë të mbarë, kur të dalësh këtej më trego.

Në orën 15:12, Jurgen Molla merr Orges Myftarajn dhe i thotë:

O lëviz se e kanë kap.

Orgesi përgjigjet: Ooo!! Pres telefonin.

Jurgeni: Preja telefonat, ndalo diku sa të marr vesh.

Në ora 15:14, Jurgeni merr vëllain dhe i thotë:

Shko në shtëpi, merri ato lekët që janë aty dhe çoji në bankë.

1 komente në “Zbulohen përgjimet e reja të biznesmenëve të drogës: Merri lekët e çoji në bankë”

  1. Aristokrat Viçidoli says:

    Ore, po si nuk u tha nje here: he mo vlla ç’kemi ? Si ja kaloni ? Nga shpia ? Mire ? Mire ? A lodhesh ? Po ja kshu .. Po ca na thuhet ? Ca behet andej ? Andin si e kam …. Por vetem muhabet parash, ne banke, erdhi, jep gazeta… per cudi !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje