Reforma në drejtësi: Si ka ndryshuar qëndrim Basha brenda disa muajve (madje edhe për gjëra që i ka kërkuar vetë)

14 Korrik 2016, 10:54Politika TEMA

Kreu demokrat Lulzim Basha ka ndryshuar disa herë qëndrime në lidhje me reformën në drejtësi, duke ndryshuar kushtet herë pas here.

Së fundmi PD ka shprehur rezerva për rolin ekzekutiv të ndërkombëtarëve në institucionet e Vetingut, edhe pse 4 muaj më parë ishin vetë disa deputetë të PD-së që në emër të kësaj partie bënë një propozim të tillë.

Madje në një nga mbledhjet e Grupit Parlamentar ka patur debate mbi këtë propozim të PD-së, duke i kërkuar Bashës sqarime sesi mund të implementonte në Kushtetutë diçka të tillë, ndërsa përgjigjia e dhënë ishte mbi garancitë që jepnin ndërkombëtarët për moskapjen e institucioneve dhe mbarëvajtjen e procesit.

Sot që SHBA kanë propozuar një formulë të tillë, PD ka ndryshuar qëndrim, duke kërkuar që ndërkombëtarët të kenë vetëm rol monitorues dhe jo ekzekutiv.

Ndoshta ky është një qëndrim që përputhet me Kushtetutën, por pikëpyetja që lind është sepse PD do të propozonte vetë 4 muaj më parë një variant të tillë dhe çfarë ka ndryshuar në këto muaj që ka çuar në ndryshimin e qëndrimit nga PD.

Por ndryshimet e qëndrimeve nga Basha përgjatë gjithë procesit të diskutimeve kanë qenë të shpeshta.

Në fillimin e diskutimeve mbi draftin e drejtësisë, një nga kushtet e PD-së ishte miratimi i ligjit të dekriminalizimit.

Pas miratimit të këtij ligji, demokratët vunë theksin në zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, veçanërisht atyre që kishin të bënin me mandatet e deputetëve që kishin shkelur ligjin duke përfituar fonde publike, si në rastin e Koço Kokëdhimës.

Paralelisht me këtë, PD kushtëzoi qëndrimin me ndryshimin e ligjit për Komisionet hetimore parlamentare.

Gjithashtu, reformën në drejtësi, demokratët e kanë kushtëzuar edhe me atë zgjedhore.

Por më pas ky kusht nuk është përsëritur më.

Në vijim PD e drejtuar nga Basha përcaktoi si kusht për qëndrimin e saj në raport me reformën në drejtësi, mandatin e deputetuit Armando Prenga dhe moskthimin e tij në Kuvend, sikundër për disa ditë me rradhë demokratët bojkotuan çdo veprimtari parlamentare, pasi Byroja e Kuvendit përjashtoi për 10 ditë ish-kryeministrin Sali Berisha.

Por veç kushteve të mësipërme, që kanë një karakter politik, PD përcaktoi edhe disa kushte teknike që nisnin me votimin me shumicë të cilësuar prej 2/3 për drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, mosndërprerjen e mandatit të kryeprokurorit.

Më pas PD përcaktoi si kusht vendet e rezervuara në institucionet e drejtësisë, veçanërisht për Vetingun.

Për këtë kusht të ri, Basha iu referua amendamentit nr 88 të Komisionit të Venecias .

Së fundmi demokratët kanë dalë me tezën që ndërkombëtarët të mos kenë rol ekzekutiv përsa i takon institucioneve të Vetingut, por vetëm rol monitorues, edhe pse më parë kishin kërkuar garancinë e ndërkombëtarëve, veçanërisht të SHBA në lidhje me këtë proces.

Pra përgjatë debateve në lidhje me reformën në drejtësi, referuar gjithë kushteve që janë vendosur dhe kanë ndryshuar, Basha ka treguar jo vetëm inkoherencë në qëndrimet e tij, por duket se pas çdo varianti të propozuar ka nxjerrë një pretekst të ri, duke vendosur pikëpyetje të shumta në raport me ndërkombëtarët.

Ndoshta ky ndryshim qëndrimi nga “Po” në “Jo” apo anasjelltas, me të drejtë ka habitur jo vetëm ambasadorët, por edhe palët e interesuara në këtë proces, të cilët kanë drejtuar gishtin për mosbërjen e reformës tek kreu demokrat, Lulzim Basha. / Citynews

5 komente në “Reforma në drejtësi: Si ka ndryshuar qëndrim Basha brenda disa muajve (madje edhe për gjëra që i ka kërkuar vetë)”

  1. Xoni says:

    Çar mereni me i cop mishi pa sy mylljani gojen iher e mir ktyne horrave se na ka ardh n’moj t’hunit prej ktyne

  2. Vezhguesi says:

    E kemi thene vazhdimisht ne Populli I thjeshte qe nuk kemi pare kurre drejtesi se mcja e zeze e ketij vendi eshte PD Korbi I zi I Ketij venndi eshte Sali Berisha Po nuk u zhduk kjo parti e Po nuk u zhduk Sali Berisha ne do jemi te mjere Po po na zune hakat e Enverit qe e shkelemme kembe

  3. Kola says:

    U ka humbur busulla mjeraneve. Kaq shume zullume i kane ketij populli e ketij vendi, sa tani s’besojne me as perendine. Por s’kane per t’i shpetuar ndeshkimit, ngado qe te vertiten. Qelbesirat e UDB qe e shkateruan e gremisen kete vend, duhet te bejne hesapin perfundimtar

  4. logjika says:

    Nje vrejtje kisha une: çfare perputhet me kushtetuten?! A nuk jane keta qe e ndryshojne kushtetuten? Populli vetem sa e miratoi nje here dhe tani , sipas kushtetutes, ajo nuk eshte prone e popullit dhe demokracise, por prone e partive politike. Kushe e zgjedh popullin e nje vendi dhe kush i zgjedh perfaesuesit e partive politike? Populli eshte autoktone, ndersa Sali Berishen , Lulezim Bashen, Edi Ramen…. nuk i ka zgjedhur populli, por nje pjese e tij. Ata jane vetemruar dhe pastaj formalisht kane marre miratimin ne nje pjese te popullit. Po kur u permbys pushteti Enver Hoxhes, nuk u shkel kushtetuta?! Por kete donte populli dhe kjo u be. Sot populli (shumica) kerkon reformen ne drejtesi, kerkon te jete aleat permanent i SHBA-s dhe Be-se, eshte pjese e NATOS, çfare shkelje kushtetute ka ketu? Prandaj, shqiptare te mençur e intelektuale me integritet, qendroni me kembe ne toke dhe koke mbi shpatulla se po degradoni vete sipas qejfit tuaj: votoni reformen ne drejtesi nga parlamento, ose ngrihi ne kembe si ne 1990! Kjo eshte deviza: demokracia dhe perendimi, ndryshe jemi nje kafshate qe do na hane hajdutet, kriminelet dhe tradhetaret, te pakten per brezin qe vjen, pa ne e hengerm çairen.

  5. Zhgenjim says:

    Po perse o ndyresire?perse na felliqni dhe ne demokratet e ndershem? Mos vall duhet të sakrifikohemi ne që të mbroni ju zullumet e zenit të gites e të tuat o lul leshi.Na vjen turp të tregojme perkatesin tone politike. Shporruni ta bejm njeher e mir PD parti europiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje