“Reforma në Drejtësi do të miratohet, pyetja është; nëse ky Kuvend dhe udhëheqësit politikë do të mbahen mend për suksesin apo do të fajësohen për dështimin e saj” – ky është qëndrimi i prerë i ambasadorit amerikan Donlad Lu për lojën politike me Reformën në Drejtësi. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës doli para mediave me këtë deklaratë duke bërë më të qartë se kurrë, qëndrimin e SHBA-ve për politikën e kriminalizuar në Shqipëri.
“Propozoj një zgjidhje të thjeshtë; e sfidoj kryeministrin dhe kreun e opozitës që të takohen ballë për ballë të hënën dhe të premtojnë publikisht se nuk do të largohen nga salla e takimit derisa të gjejnë një zgjidhje, një zgjidhje për çështjen e fundit të kësaj reforme dhe të shohim se kush është me të vërtetë në favor të gjetjes së një kompromisi.
Kjo do të zgjidhë problemin në njërën prej dy mënyrave. Ata ose do të gjejnë një zgjidhje që mund të mbështetet si nga qeveria ashtu edhe nga opozita ose mund të mbyllen brenda asaj salle takimi së bashku përjetë”.
Mesazhi i fortë i ambasadorit Donald Lu i përfshin të gjithë faktorët e reformës, edhe Ramën i cili po përpiqet të shfaqet si më i vendosuri për ta miratuar.
“Gjysmë ore më parë pyeta se kush ka më shumë frikë nga kjo reformë. Krerët e krimit të organizuar, gjyqtarët e korruptuar apo politikanët kriminelë. Sot përgjigja është e qartë; të gjithë po e luftojnë. Të enjten, deputetët e Kuvendit kanë mundësi të tregojnë qëndresë për popullin e Shqipërisë që e kërkojnë këtë reformë.”
Ambasadori Donald Lu e ka refuzuar rolin që është përpjekur t’i japë sot Rama, kur tha se opozita mund të hartojë çdo llojë reforme por ajo të ketë vuilën e SHBA-ve dhe të BE-së. “I thashë zt. Basha, se propozimi i tij ishte i papranueshëm nga SHBA dhe tregon se ka thyer zotimin e tij ditën e diel ndaj ambasadores Nuland. Gjithashtu, sot zt.Rama njoftoi se u ka dhënë fund negociatave me opozitën dhe tha se do të pranonte çdo kërkesë të opozitës që të pranohej nga BE dhe SHBA.
Unë e refuzoj edhe këtë rol. Përgjegjësia për zgjidhjen e problemeve politike të Shqipërisë qëndron mbi udhëheqësit shqiptarë. Ka ende kohë që zt.Basha dhe zt. Rama të gjejnë një kompromis. Nëse ata nuk munden, Kuvendi duhet ta miratojnë këtë reformë. Harku i historisë është i gjatë, por ajo anon nga drejtësia. Reforma në Drejtësi do të miratohet. E vetmja pyetje është; nëse ky Kuvend dhe udhëheqësit politikë do të mbahen mend për suksesin apo do të fajësohen për dështimin e saj”.
ky ed rama nuk e kupton nenteksin amerikan.
luji don me thon se amerika I jep leje edit qe t ja hypi lulit dit e nat ,ti hy m car dersa lulja te dorzohet dhe nga dashnorja e sales te behet kumblla e rames.
esht varjanti lopthi.
Po ty o bir kurve kinez kush ta jep te d4ejten te japesh ultimatume? Doni te m8ratoni martesat gay? Qelbesira AMERIKANE QE U SHOFSHI