Pas skandalit të rëndë të djeshëm, kur Bujar Nishani përzuri ambasadorët e Shqipërisë pse nuk i pëlqente që bashkë me ta ishte edhe Visar Zhiti, mediat e financuara nga Shkëlzeni kanë gjetur “argumentë” humoristikë.
Sipas tyre, Nishani e anuloi takimin, pasi Ditmir Bushati kishte tentuar të hynte me forcë në Presidencë dhe kishte rrahur një punonjës të Gardës.
“Nëpër media u raportua se Presidenti Nishani kishte anuluar për shkaqe të panjohura takimin me ambasadorët. SYRI.net ka mundur të mësojë se mbledhja u anulua për shkak të një veprimi të pahijshëm nga ana e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Burimet sqarojnë se gjatë kohës që Presidenti kishte planifikuar pritjen me ambasadorët shqiptarë, ministri Bushati tentoi që të shkonte me forcë.
Së bashku me drejtues të tjerë të Ministrisë së Jashtme, të cilët nuk kishin marrë ftesë për të qenë të pranishëm, Bushati dhe vartës të tjerë të tij dhunuan punonjësit e Gardës, duke shkelur rëndë protokollin dhe duke kërkuar që të hynin me forcë në Presidencë.
Lidhur me këtë situatë që ndodhi, Presidenti i vendit Bujar Nishani u detyrua që të anulonte takimin e planifikuar me ambasadorët, për shkak të incidentit të rëndë me ministrin e Jashtëm”, shkruan faqja e Zenit.
Vetë Nishani në mesazhin dërguar disa ambasadorëve, ka thënë tjetër gjë.
Të paktën të rakordohen bashkë për shkaqet!