Majko: Pretendimet e opozitës, broçkulla. Iki nga parlamenti nëse cënohet sovraniteti

14 Korrik 2016, 16:37Politika TEMA

Deputeti socialist Pandeli Majko, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se nëse ka një gërmë në draftin e reformës në Drejtësi që cenon sovranitetin e vendit, ai nuk rri më asnjë minutë deputet i Parlamenit.

Ai e quajti të rëndë deklaratën sipas tij, te ish­-presidentit e ish-kryeministrit, që propozimet për ndryshimin e Kushtetutës prekin sovranitetin e vendit.

“Nëse në këtë libër, nuk ka rëndësi kush janë siglat, ka një shkronjë që prek sovranitetin e vendit unë nuk qëndroj më deputet në këtë vend. Nëse ka një shkronjë që prek sovranitetin e vendit tim dhe tëndit Zhozefinë, nuk rri një minutë deputet dhe kam përshtypjen se si ca të tjerë kam dhënë prova se di ta mbroj sovranitetin me miqtë dhe ajo që po bëjmë është që me ndihmën e miqve amerikane dhe evropianë të bëjmë një reformë që do qërrojë gjyqtarët dhe prokurorëve që u nxijnë faqet atyre që punojnë në sistem”­ tha Majko.

Sipas tij, opozita tha se po preket sovraniteti duke kërkuar që ndërkombëtarët të caktojnë kush është gjykatës e prokuror. Ai solli në kujtesë rastin kur opozita kërkoi hetim ndërkombëtar për CEZ dhe ironizoi me faktin se atë kohë të huajt duhet të krijonin besueshmëri, ndërkohë tani na prekin sovranitetin. Majko i quajti broçkulla pretendimet që nxjerr opozita, duke theksuar se pikërisht këto rrezikojnë izolimin e vendit.

5 komente në “Majko: Pretendimet e opozitës, broçkulla. Iki nga parlamenti nëse cënohet sovraniteti”

  1. hysen daci says:

    O shoku Pandi !ti nuk po ja le sovraniteti as Amerikes e as BE, por disa nepunesave qe ne ato vende jane askushi.Le te na e mari dhe garantoi sovranitetin per drejtesine dhe politiken dmth te jemi pjese e tyre atehere dakord. Por jo keshtu qe bejne remuje e hikin me valixhen plote e as pergjigjen (si per 1997).Zgjidhjet e ofruara nuk i kene ne vendet e tyre.Urrejtja per Saliun nuk eshte arsye per te pranuar keto propozime.

  2. hysen daci says:

    O shoku Pandi !ti nuk po ja le sovraniteti as Amerikes e as BE, por disa nepunesave qe ne ato vende jane askushi.Le te na e mari dhe garantoi sovranitetin per drejtesine dhe politiken dmth te jemi pjese e tyre atehere dakord. Por jo keshtu qe bejne remuje e hikin me valixhen plote e as pergjigjen (si per 1997).Zgjidhjet e ofruara nuk i kene ne vendet e tyre.Urrejtja per Saliun nuk eshte arsye per te pranuar keto propozime.

    1. Ermir says:

      Or hysen dac e paske mbiemrin e dac qenke dhe nga trute, me kafshe si puna jote nuk behet ai vend……po pse paskeni qene kaq te trashe ju prej veriu?

  3. Arbri says:

    Pika qe ste bie…

  4. Ooo hysen says:

    Ooo hysen i pritem kta 25 vjet tallen kr me ne na vran na vodhen tgjith tzezat tani sikur tja lenim ne dor nderkombtarve nuk do ishte keq nuk do bejm kontrat te perjetshme me ta por duhet o behemi o nuk behemi o hysen shansi fundit qe po na jep bota

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje