DEBATI i ashpër/ Blushi - Mesila Dodës: Ngatërrove Massimo Ranierin me Umberto Ranierin! Të pushuan nga puna! Doda: Ti je hajdut, vodhe protokollin e Ollbrajt!

14 Korrik 2016, 13:25Politika TEMA

Ben Blushi dhe Mesila Doda kanë shpërthyer në sulme dhe akuza ndaj njëri-tjetrit sot.

E gjitha nisi për shkak të referendumit që presidenti të zgjidhet nga populli.

Mesila Doda akuzoi pak ditë më parë deputetin Blushi se i ka vjedhur idenë, ndërsa sot kanë shpërthyer ndaj njëri-tjetrit.

Ja debati:

Ben Blushi: Doli dikush këtu dhe u qa, shkuli flokët, na vodhët presidentin tha, është një parti që dje ishte qimja e PD­-së, sot është bërë fshesa e Rilindjes. Nuk kam parë fjalor më vuglar, nga sa u tha, na vodhët, hajdutë, zullumtarë, hileqarë, dinakë, pikërisht kjo partia që pretendon se i kemi marrë ne ndonjë gjë nuk ka amendament, ne e kemi konkret amendamentin. Ata dolën e thanë se kemi opinion.

Mesila Doda: The që kam qarë e kam shkulur flokët, me kë ke mësuar të flasësh kështu me një grua, thashë vetëm që është ide e depozituar dhe duhet të bashkonim zërat për të përmirësuar, për të shkuar në komisionin e reformës, jo të merrej neni, por edhe të referendumit. The parti “qime”, të të vijë turp që flet kështu, ka qenë me PD apo jo, këto janë veprime të një force politike, kujdes kur flet për një forcë politike, nëse ke problem se jemi një hap para dhe ke 6 muaj për ato që kemi sjellë ne, nuk është problemi im.

Ben Blushi: Para ca vjetësh dikush që është në këtë sallë u pushua nga puna për një gafë për të cilën nuk e akuzoj. Ishte një gafë artistike. Punonte për Rilindjen atëherë. Doli në konferencë për shtyp dhe tha: erdhi në Tiranë Massimo Ranieri. E mban mend Pandi? Në fakt ai e kishte emrin Umberto Ranieri. Masimo ishte këngëtar, Umberto ishte sekretar. Të karahasosh opionin e këtyre me amendamentin kushtetues të Presidentit nga populli që kemi bërë ne, është njësoj si të krahasosh Umberton me Masimon.

Mesila Doda: Meqenëse ishte halli i Umbertos dhe i Masimos po flet për një gjë që ka 17 vjet që ka ndodhur, e cila nuk ishte e imja në fakt, por ishte një gabim departamenti. Megjithatë unë e marr përsipër. Po me atë rast duhet të marrësh përsipër që ti vodhe protokollin e mbledhjes që Sekretarja e Shtetit Medlin Ollbrajt konsumoi me kryeministrin e asaj kohe Meta. Edhe atë kohë tentove të thuash që e ka marrë Mesila protokollin. Madje kështu doli edhe në media. Historia e vjedhjes është një histori shumë e gjatë ta kam thënë edhe herë tjetër, që gjërat që kanë një autor duhet të mbeten me një autor. Je shumë i ri që të flasësh e të mos japësh autorësinë dickaje që e sjell në politikë, nëse e ke me librat, protokollet që ke vjedhur, duhet thjesht të mbash përgjegjësinë se e ardhmja është shumë e madhe, vulgaritetit nuk i përgjigjem me vulgaritet.

12 komente në “DEBATI i ashpër/ Blushi – Mesila Dodës: Ngatërrove Massimo Ranierin me Umberto Ranierin! Të pushuan nga puna! Doda: Ti je hajdut, vodhe protokollin e Ollbrajt!”

  1. adi says:

    KJO MESILA NE FILLIM ISHTE ME PD
    PASTAJ KUR NE PUSHTET ERDHI PS U BE ME PS
    KUR PS IKU NGA PUSHTETI JU KTHYE PRAPE ME PD_se PO KETE RRADHE DEPUTETE
    KUR PD IKU NE OPOZITE SI MUND TE RINTE MESILA NE OPOZITE
    PO KETE RRADHE BERI ZGJEDHJEN PERFUNDIMTARE, U BE ME PARTINE QE BEHET GJITHMONE ME ATE QE ESHTE NE PUSHTET
    KESHTU MESILA GJETI VETEVETEN!!!!!
    PO NESE KJO ESHTE FEMER DHE ESHTE NORMALE TA DREDHI ,PDIU NUK E DI CA GJINIE ESHTE????
    APO ATA I BIN SHKURT JANE TRANS?????

  2. Meri says:

    Te dy ju, nuk e keni hallin te zgjidhni ndonje pune, por te na mvushni mendjen kujt i shkoi ne mendje te parit. Shtrojuni ne pune konkrete mhaft me derr derr derr.
    Madje shijoni deri ne zgjedhjet e tjera dhe pastaj uroj te mos jeni neper lista as njeri as tjetri.

  3. LORA says:

    Cfare gallate ,ne kete qamet vape,,,,mesila e palmave po n’a kacafytet me blush-dalzotes-nano-kurven !
    Te dyve po u “qan” zemra per popullin !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Zoti ua shtofte oreksin !

    1. arbeni says:

      Kurva e plehra jane gjithe politikanet tane kriminele,te korruptuar,degjeneruar e tradhetare te tipit sali berisha.

  4. eli-tiv says:

    …me sa kuptoj blushi ja ka mare doren te vjedhurit…..edhe edit donte ti vidhte k/m….pa bere opozit…jo vetem kaq por ishte kunder….pa bere fushate…..nje dite tha se une dua te jem k/m…s’ka rendesi kush fiton…mjafton te gjesh midis reshtave ndonje marifet…..ka 25 vjet ne poltike ..e sot kerkon llogari ..kujt mua???….Na u cpifen keta dembele e dallkauker….

  5. Loni says:

    Ore nuk po e marr vesh po zihen sikur kane shpikur dicka qe ne te tjeret nuk e dinim valle.
    Eshte njesoj si me u mburr kush e shpiku ujin e ngrohte?! Por…..e me rrigon, E ku , mu ne mes te korrikut!
    Hajde deputete hajde. Ah mjere ne per ju qe ju kemi si pike e paket!

  6. burrel says:

    race malokesh pa bese e t poshter t dali ku t dali ku eshte leku kshu dhe kjo femer maloke morri dhe comin e mutit per burre i here me i parti i here me tjetren tani na doli dhe came flakte n partine came..ptu fare e keqe qe per pare bojn cdo gje.koqe ky blushi kare kjo tjetra kjo esht politika shqiptare ku jan mbledh gjith t paaftit e gjith maskarenjt me kater klas shkoll e diplloma fallco qe nga i gjati ed nudisti qe e bon dhe kryeminister i moster .ku jan mbledh gjith mostrat n ket vend kta politikan mostra.mjer shqipnia ce ka gjet me kta bajga.s dun me bo refromen ndrejtesi ja hedhin topin i here njerit e i here tjeterit se kan vjedh shume t gjithe e kane frike se mos shqiperia i dite behet shtet ligjor .tremben t gjithe se jane te perlyer beni referendium pra pse s boni si e ka gjth bota ta votojme ne populli po ase jo pse c jeni ju qe duhet t vendosni per cdo gje pa pyet popullin ene per plerat jashqitjet e europes qe doni t bini ktu boni referendium o plera poltikan por mos harroni dita per te paguar t gjitha po ju vjen populli ja ka duruar mjaft. burgim te perjetshem e keni pak .keni 27 vjet qe keni bo qejf me ket popull trap.

  7. Kola says:

    Keta karagjoze jane njeri me i pjerdhur se tjetri. Ku i ha shqiptarit sot dhe ku e kruajne keta. Port harrojne se keto karagjozlliqe i bejne per vete te tyre. E ndjejne qe po u vjen fundi si plehra te pacikllueshme.

  8. harillaqi says:

    Pyk ne diell si Ben Blushi nuk kame pare.Epo te jete kaq gomar fare,nuk ma merrte mendja.Gomar pej Korçe.Hajde o tu shoft hajde!

  9. naftan says:

    Mamaja e Mesiles punonte shitese fruta-zarzavate,mori pak shkolle po ngeli injorante.Ka te beje me rrenjet dhe jo me deget.

  10. artur says:

    Historia dhe sulmet e ketyre nuk jane restesi por ka mbrapaskene politike dhe me sakte gjeografike.Eshte koha qe Blushi te marri perkrahjen e grekeve dhe gjeja me e mire per ta fituar ate eshte sulmi kunder PDIU dhe anetareve te saj.

  11. preshevali says:

    Ky far Bllushki vertet magar mashkull, ngatrrohet edhe me gra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje