Zëvendës sekretarja e përgjithshme e Shërbimit Evropian të Aksionit të Jashtëm, Helga Schmid ka marrë pjesë këtë të enjte në Konferencën e Ambasadorëve që po zhvillohet në Tiranë.
Sikurse shumë diplomatë të tjerë të huaj, edhe ajo ka dhënë mesazhin e radhës për reformën në drejtës.
“Reforma në drejtësi është jetike për të ardhmen e vendit. Politika shqiptare vuan nga mungesa e besimit mes tyre. Është përgjegjësia individiale e çdo deputeti për të votuar dhe miratuar reformën”, ka deklaruar Schmid.
Helga Schmid është një diplomate veterane gjermane, e cila përpara se të punojë në Komisionin e Jashtëm dhe të Sigurisë së BE-së, ka qenë këshilltare e dy ministrave të Jashtëm gjermanë dhe drejtuese e disa agjencive federale gjermane.
Helga Schmid ka drejtuar për disa vjet zyrën më të rëndësishme të qeverisë gjermane dhe ka shërbyer si këshilltare e kancelares Merkel si koordinatore e qeverisë.
E pranishme në këtë konferencë, ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka thënë gjithashtu se miratimi i reformës është një domosdoshmëri.
“Nuk e imagjinoj dot datën 22 korrik pa miratimin e reformës në drejtësi. Uroj që sot java të na sjellë një pikë të përbashkët për ta votuar”, ka thënë Bregu.
Ha…ha…kjo kujton se flet me bashkeatdhetaret e vet. Pjesa me e madhe e deputetve, per te mos thene shumica apo te gjithe, jane te korruptuar e nuk do te desheronin permiresimin e sytemit te drejtesis. Kjo do te ishte nje vetvrasje per deputet e parlamentit shqiptar.
Jep dorheqje.. mos rri me deputete
Ku jan demokratet patriot qe duan shqiprin te behen pal me popullin dhe te shkojn te bllokojn selin e PD po kshu dhe parlamentin ..PD duhet te shkrihet te reformoet dhe te hiqet urgjentisht si figurative politike saliu me bashen po e shkatarroi PD po na veshtirosen perdita
Majlinda atehere vendos ca do te besh dhe mos deklaro me eshte koha te veprosh dhe jo te pohosh.Ashtu edhe si partneret po therrasin fort “eshte ceshtje e vendimit individual tashme”nuk besoj se ke dilema.Sot ti neser edhe te tjere .Eshte “hightime” per Shqiperine.Respekt maksimal per ty modeli i femres qe duhet te ekzistoje.
21 KORRIK, DITE E SHENUAR PER POPULLIN SHQIPTAR! DO I THOTE JO, GRABITJES, POSHTERIMIT, KORRUPSIONIT, KRIMINALIZIMIT TE VENDIT TE TIJ. DO TE JETE DORA E HEKURT E POPULLIT QE DO SHKATERROJE KETE MAFJE TE PANGOPUR SALIHLULMET ETJ.ETJ….VARGU I HAJDUTEVE E KRIMINELEVE ESHTE SHUME I GJATE. NUK E KUPTOJ DISA DEMOKRATE TE PAPERLYER SI I SHKOJNE MBRAPA KETYRE. TANI O KURRE ESHTE KOHA TE VENDOSIN MBI FATIN E SHQIPERISE E SHQIPTAREVE. MBAS 21 KORRIKUT, NESE REFORMA NUK KALON, BREZAT TO TI NDESHKOJNE KEDO QE U BE PENGESE PER CLIRIMIN E DYTE TE SHQIPERISE E SHQIPTAREVE. SHQIPERIA DO MARRI FRYME LIRSHEM, DO HIQEN SHKURRET E KEQIAJ, DO I HIQET KANCERI QE I KA ZENE MUSHKERINE SHQIPERISE E SHQIPETAREVE. JU LUTEM PERHAPNI MOTON “21 KORRIKU, DITA E MOPSHTJES SE MAFJES”…