SHBA dhe BE shpresuan deri në fund, se Lulzim Basham und t’i thoshte “po” reformës në drejtësi.
Por, pas refuzimit të tij përfundimtar, duket se tashmë reforma në drejtësi po shkon drejt dështimit.
Andrea Stefani thotë se kjo është e kuptueshme, pasi nuk mund të kërkosh reformë në drejtësi nga një klasë politike e korruptuar.
“Zhgënjimi i shprehur nga amerikanët në këtë rast është i kuptueshëm. Por i pakuptueshëm mbetet besimi i tyre i verbër se lidershipi berishist mund ta votonte një reformë që do prodhonte një drejtësi të pavarur. Sorollatja pa sukses e ambasadorit amerikan për thuajse një vit, sa nga zyra e Bashës te ajo e Berishës për të marrë një konsensus, flet jo vetëm për vendosmëri të berishistëve për të mos kaluar reformën (ose për të kaluar vetëm një pseudoreformë) por edhe për mosnjohje sa duhet të realitetit shqiptar nga aleati më i rëndësishëm për perëndimorëzimin e Shqipërisë.
Siç po rezulton, amerikanët nuk kanë dashur të kuptojnë se në politikën shqiptare janë kalçifikuar disa elita të korruptuara (nga të cilat vetëm berishistët dhe ndonjë aleat i tyre në korrupsion kanë dalë hapur kundër reformës) që nuk mund të kontribuojnë kurrë për themelimin e një drejtësie, puna e parë e së cilës, do qe larja e hesapeve me ta, me pasuritë dhe pronat e tyre të paligjshme, me vilat luksoze, milionat e fshehura apo bizneset e kamufluara”, shkruan Stefani për gazetën Dita.
Sipas tij, amerikanët dhe europianët bënë gabim që nuk patën një “plan B”, por i varën shpresat tek Basha.
“Gabimi i amerikanëve dhe europianëve është se suksesin e reformës e bazuan vetëm te elitat politike dukshëm të korruptuara dhe nuk u përgatitën për një plan B, për mobilizimin shoqëror të shqiptarëve, që në fakt e duan reformën, për të mposhtur rezistencën e elitave të korruptuara që e refuzojnë atë. Kjo ka qenë një nga kritikat e mia më të hershme për mënyrën si ndërkombëtarët po procedonin me reformën.
Sepse u lanë mënjanë shqiptarët. Dhe sondazhet tregojnë se shqiptarët në shumicë duan të ketë një drejtësi të pavarur. Por kjo aspiratë nuk mund të kthehet në energji politike, nëse mbetet e pa organizuar. Ndaj është trishtim që gjithë ai rrjet i shoqërisë civile, i financuar më së shumti nga ndërkombëtarët, nuk ndihet fare lidhur me reformën më të rëndësishme në historinë e shtetit shqiptar. Madje disa shoqata, në aleancë me këta që janë kundër reformës, bënë gjëmën për një park lodrash te Liqeni me pretekstin se po betonohej Tirana. Sot parku i lodrave “i tmerrshëm” nuk gjen një ditë qetësi nga dyndja e fëmijëve që lodrojnë gjithë qejf, ndërsa shoqëria civile në fjalë, nuk ja ka ngenë të protestojë kundër ca elitave të korruptuara që duan të betonojnë në themelet e Shqipërisë pandëshkueshmërinë e korrupsionit!
Mungesa e mobilizimit shoqëror ka bërë që procesi politik i lidhur me reformën të mbesë monopol i elitave të korruptuara politike. Shqiptarët nuk kanë asnjë ndikim në këtë proces dhe rrezikojnë të vuajnë kostot e kapriçiove të këtyre elitave që nuk iu intereson fare ndërtimi i shtetit dhe rendit ligjor, por krejtësisht e kundërta. Në mungesë të një mobilizimi shoqëror në favor të reformës, këto elita shfaqin refuzim arrogant sepse nuk ju kërkon askush llogari në kuptimin e elektorateve të revoltuara nga refuzimi i tyre.
Një zgjidhje mund të qe kalimi i reformës në referendum. Por jo, ai nuk mund të bëhet nëse ca të korruptuar në Parlament nuk shfaqin dakordësinë e tyre. Sepse duhen 94 vota, një sasi që aktualisht nuk shihet të jetë favor të reformës. Kështu, demokracia e drejtpërdrejtë nuk mund të ushtrohet edhe për një çështje kaq themelore, sovrani duhet t’u marrë leje përfaqësuesve të vet të korruptuar që kanë synime krejt të tjera nga ai vetë. Ky është paradoksi që zhvillohet para syve tanë.
Në këto kushte, ndërkombëtarëve nuk u ka mbetur gjë tjetër veçse t’u luten ca të korruptuarve të pranojnë një reformë që i ndëshkon! Dhe nuk është fare çudi që në fund fare, të lajnë duart duke bërë fajtor të gjithë shqiptarët për mosmiratimin e reformës. Edhe ata që e duan atë. Mund edhe t’ja heqin statusin e kandidatit Shqipërisë. Si ndëshkim. Pra, do të bënin gjithçka që do t’i bënte një grusht elitash të korruptuara politike të fërkonin barkun. Sepse do ishin ata dhe jo shqiptarët, që do vendosnin se çdo bëhej me fatin e Shqipërisë. Rezultati? E shkreta Shqipëri… “, shkruan Stefani.
Shume e drejte cfare thua, cdo rrjesht i shkruar.
Duke pare makinacionet e Krimineleve te PD-se dhe shume te Korroptuarve Deputete (te te gjitha Partive), te cilet, sigurisht, nuk deshirojne me ndergjejgje te japin Voten, atehere:
Plani “B”, duhet te jete, heqia e votimit me 2/3 dhe te kthehet ne 50+1 dhe Reforma kalon duke i treguar Krimineleve dhe te Korruptuarve se nuk jane ato Shqiperia.
Shqiperia eshte, 1 Milion shuplakat qe iu dhane Krimineleve, krimineleve qe populli kerkon ti shohi mbrapa hekurave te qelise.
BE-ja dhe SHBA-ja duhet te jene ne keto Momente me te “eger”. Duhet te tregohen me te forte se Kriminelet.
Krimineleve nuk i zgjatet Dora por, i merren duart dhe i vihen hekurat.
BE-ja dhe SHBA-ja ka popullin shqiptar me vete, ka kete popull qe e sheh shpetimin VETEM tek ato.
Amerika te tregoj forcen mos te na le ne dor te ktyre hajdutve mos te tregoet e dobet para nje serbi si Sala dhe nje opozite te lodhur
Mjafton një fletarrest për Xenin nga FBI-ja dhe të nesërmen Berisha miraton reformën pa diskutim. Për mua ky do ishte plani B.
Politika shqiptare po tallet me amerikonet
As Edi as Basha nuk e do reformen. Thjesht luajne role te ndryshme: Edi shan Bashen qe nga ana e tij ben sikur vetem ai nuk do.
Eshte loje e njohur moderne kjo. Rendesi ka vetem perfundimi.
Zoterinj lexues zgjidhja eshte shume e thjeshte te enjten ne 21 korrik te mblidhemi te gjithe para parlamentit dhe ta detyrojme klanin e kriminlit sali berisha ti thote po reformes qe shpre vullnetin e pjeses dermuse te shqiptareve. ATA SHFRYTEZOJNE BESIMIN E VJEDHUR ME VOTA PER TE MBROJT INTERES AT E TYRE KORUPTOV NE TE SHFRYTEZOJME TE DREJTEN TONE KUSHTETUESE TE PROTESTES PER TE SHPETUAR FATIN TONE EUROPIAN . KESHTU FUNKSIONON DEMOKRACIA DHE JO ME DENGLA E TRIMERI RRJETESH SOCIALE
.Politika shqiptare po tallet me amerikonet
As Edi as Basha nuk e do reformen. Thjesht luajne role te ndryshme: Edi shan Bashen qe nga ana e tij ben sikur vetem ai nuk do.
Eshte loje e njohur moderne kjo. Rendesi ka vetem perfundimi.
Reforma duhet aprovuar me REFERENDUM NDREKOMBETAR, sepse politikanet e sotem te Shqiperise do t’i manipulojne votat e refendumit nqs behet vetem ne Shqiperi! Si gjithmone: LSI d oi bleje votat, PD do i vjedhe votat, Edi Rama e PS-istat jane kaqole kanari, pa bole nuk kane guxim per te bere asgje!
Shume e drejt duhet ne vete tani ta marrim fatin ne dore te gjithe ke parlamenti boll i lame te vjedhin leket tona e ne jetojme ne nje varferi ekstreme.palaco politikan me ne krye babagjyshin sal