PROCESVERBALI/ PD propozoi e para vetingun e rreptë të monitoruar nga ekspertët ndërkombëtarë

14 Korrik 2016, 12:01Politika TEMA

Dokumenti që rrëzon pretendimet e PD-së për sovranitetin. 25 prill 2016. Oerd Bylykbashi: Ajo që ne propozojmë është që Vetingu për funskionet e larta KLGJ dhe KLP, Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese, të bëhet nga një komponent i fortë ndërkombëtar.

Partia Demokratike është duke kundërshtuar këto ditë, propozimin që vetë ka bërë më 18 janar 2016, për procesin e Vetingut. Dokumentet e vërtetojnë këtë bashkë me deklaratat e dy përfaqësuesve të PD-së në komisionin e Reformës në drejtësi, Oerd Bylykbashi dhe Eduard Halimi. Vetingu është propozuar nga PD kur ishte përfaqësues i PD-së Eduard Halimi deri në prill 2016, dhe është rikonfirmuar nga pasuesi i tij Oerd Bylykbashi më 25 prill, pra më pak se tre muaj më parë.

Partia Demokratike Partia Demokratike ishte e para që propozoi procesin e Vetingut përmes Komisionit të Ekspertëve Ndërkombëtarë të Monitorimit. Propozimi i PD-së është bërë në amandamentet e grupit parlamentar të kësaj partie më 18 janar 2016, drejtuar Komisionit të Venecias.

Pra është një propozim ekskluziv i Partisë Demokratike i dërguar si amandament pranë Komisionit të Venecias, atje ku dhe ka marrë miratimin nga ekspertët e këtij komisioni. 27.al ka siguruar nga Kuvendi,  procesverbalin ku janë pasqyruar amandamentet e PD-së për komisionin e Venecias pikërisht për vetingun e monitoruar rreptësisht nga ndërkombëtarët.

Opinion i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, 18.01.2016

Neni 40.2

Përsa i përket kopetencave të parashikuara në paragrafin 4, është e preferueshme që në shkronjën “a”, vëzhguesit ndërkombëtarë të monitorimit, të kenë të drejtë jo vetëm për marrje informacioni për anëtarët e Kolegjit të Posaqëm të Kualifikimit (KPK), port ë bëjnë vlerësimine  tyre sipas të njëjtave procedura që parashikohen edhe pë gjyqtarët e prokurorët.

Sipas Venecias: Komisioni duhet të përbëhet nga gjyqtarë dhe jo gjyqtarë me integritet të padyshimtë, Në se është e nevojshme me asistencëne personave të huaj me përvojën dhe eksperiencën përkatëse dhe të pavarur.

Procesverbal i Komisionit të Posaqëm të Reformës në Drejtësi

Procesverbali i KPK-së datë 15/04/2016

Eduard Halimi

Është process që ne e kemi mbështetur pa u artikuluar akoma, e kemi mbështetur në të gjtiha raportet nga të gjtihë ekspertët e Partisë Demokratike. E kemi mbështetur dhe nuk e kemi kundërshtuar në asnjë element dhe këtë  them me bindjene Partisë Demokratike. Kjo duhet të marrë përgjigje një orë e më parë.

Shqetësimi ynë nuk ak lidhje me rolin e vëzhguesve ndërkombëtarëve. Tani jemi darkod me kompentetët që kanë të bëjë me antikorrupsionin dhe që kanë efekte të menjëhershme nesër për sistemin: byro, prokurori special, gjykatë special, veting. Për këtë pjesë ne jemi dakord dhe jemi për ta miratuar sa më shpejt që javën tjetër.

Procesverbal i KPK-së 25.04.2016

Oerd Bylykbashi

Vetingu duhet të jetë i plotë, i detajuar dhe të mos lërë hapsëirë për 28 elementët e korruptuar apo të paaftë ytë vazhdojnë të qëndrojnë në system. Pra ne jemi dakord që sistemi të jetë funskional efikas dhe i thjeshtuar.

Rivlerësimi kryhet …c) nga komisioni i vëzhguesve ndërkombëtarë për anëtarët e Gjykatës Kushtëtuese, për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqsorë, Këshillit të Lartë të Prokurorsë, për Inspektoriatine  Lartë të Drejtësisë si dhe për anëtarët e KLD-së të zgjehdur nga Kuvendi.

Ajo që ne propozojmë është që Vetingu për funskionet e larta KLGJ dhe KLP, Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese, të bëhet nga një komponent i fortë ndërkombëtarë.

Teksti i mësipërm është pjesë e dokumenteve zyrtare të Partisë Demokratike. Dokementet e vërtetojnë edhe një herë se pretendimet e lidershipit të kësaj partie për ruajtjen e sovranitetit nga roli i të huajve në procesin e vetingut, janë të pabazuara. Ajo që duket më interesante është edhe heshtja e mazhorancës. Mazhoranca nuk e artikulon qartë dhe bazuar në dokumentet që disponon përmes komisionit të posaqëm parlamentar, atë që vetë PD  dhe përfaqësuesit e saj kanë paraqitur zyrtarisht si propozim të tyre, Vetingun e rreptë nga ndërkombëtarët. Ndoshta dy palët janë dakord me pengesat që po dalin për miratimin e reformës në drejtësi, rol që mesa duket e ka marrë përsipër me guxim, Partia Demokratike dhe lideri i saj i “brishtë” Lulzim Basha.  Më poshtë botohen si fotografi, procesverbalet e Komisionit të Posaqëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi.

1 komente në “PROCESVERBALI/ PD propozoi e para vetingun e rreptë të monitoruar nga ekspertët ndërkombëtarë”

  1. Albi says:

    Leri denglat Oerd .Voto reformen .Ka perfunduar koha kur benit shplarje truri me perallat e gjyshit Sali. Oerd je politokan qe i perket nje brezi tjeter , Nese gjyshi te ka marre peng e nese te pelqen te mbetesh pengu i dikujt kjo do te thote qe je humbes dhe humbesit nuk mund te japin mend .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje