Paloka: Policia po ruan arat e mbjella me kanabis

14 Korrik 2016, 11:54Politika TEMA

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka, duke folur në seancën e sotme parlamentare ka akuzuar Policinë e Shtetit se është e implikuar direkt në trafikun e kanabisit.

“Rezultojnë të gjithë drejtorët e policisë të implikuar direkt, që ngarkojnë punonjës policie të ruajnë arat me kanabis. Pak ditë më parë u arrestuan dy prej tyre, por u arrestuan sepse nuk kishin çuar pjesën tek shefat”, ka deklaruar Paloka.

Sipas tij, janë agjencitë ligjzbatuese të huaja që e japin këtë informacion dhe së shpejti zyrtarët e lartë të shtetit do të kenë një raport përkatës.

“Prandaj ndodhin grabitje në mes të aeroportit, sepse policët e Tahirit ruajnë kanabisin. Na përmendnit Lazaratin, por sot mbillet kanabis në të gjithë Shqipërinë përveçse në Lazarat”, ka vijuar Paloka.

Ai ka shtuar se, me paratë e kanabisit po mblidhen vota, “prandaj dhe kanë vërshuar të gjithë për t’u përfshirë në këtë trafik”.

“Kërkoj që raporti që do të dalë pas pak ditësh duhet t’i vihet në dispozicion kreut të komisionit të sigurisë kombëtare dhe presidentit të Republikës”, ka shtuar më tej Paloka.

4 komente në “Paloka: Policia po ruan arat e mbjella me kanabis”

  1. Boll bere game gam po ik voto reformen

  2. Tani says:

    oooo palokeeeee po ty nuk dalin leket per raki+mall jo me te paguash RAMEN,i thuaj tonin palokes te paguaje…

  3. Xen deledashi says:

    Reformen thuthuq reforme. Lere zhurmen

  4. mikel says:

    ky eshte qute ,politikan qe ka nevoje ky vend eshte i cik thapathuq mjafton mos ta bosh minister te jashtem ,se trote i ka qe cke me te ,une dhe paloqia propzoi referendum per drejtesi me fal gabova qe te kete polic roje ,,,po jo po jo he me te keqen gjithe shqiptaret i ke bo per vete sot ,se ka kush mo menjen te drejtesia ,,,,,,,trap me zile thapathuq qe kur flet peshtyn

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje