Tahiri pas dëshmisë në Prokurori: Reforma në drejtësi, e vetmja zgjidhje për Këshillin e Lartë të “ndrikullave”

15 Korrik 2016, 12:05Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm iu përgjigj thirrjes së Prokurorisë për të dhënë dëshminë pas kallëzimit të KLD-së, për deklaratat kundër gjyqtarit Arjan Aliaj.

Saimir Tahiri qëndroi rreth 45 minuta në zyrën e prokurorit.

Pasi doli, duke iu përgjigjur interesit të medias, ministri tha se nuk do të ndalë së denoncuari gjyqtarët e korruptuar.

Zgjidhja, sipas tij, është reforma në drejtësi.

“Unë këtë e quaj shenjë më kuptimplotë të asaj që përfaqëson sot, jo vetëm gjyqtari Arian Aliaj, por e gjithë ajo pjesë e sëmurë e sistemit të drejtësisë që duhet adresuar patjetër, nëpërmjet reformës në drejtësi. Por deri kur të miratohet reforma në drejtësi, mua nuk do të më ndalojë asgjë të denoncoj me sa kam fuqi emër për emër çdo gjyqtar që në konsideratën time, të strukturave të policisë, të qytetarëve shkelin ligjin dhe bëjnë krim me vendimin e gjykatave.

Unë jam shumë i bindur që nuk mund të bëj gjë më shumë në detyrën time sesa të reformoj policinë nga njëra anë, por nga ana tjetër të ndalojmë që gjyqtarë të korruptuar dhe palaço në sistemin e drejtësisë të nxjerrin jashtë kriminelë dhe të bëjnë pazare me pronat e qytetarëve. Unë këtë nuk e duroj dot, nuk kam për ta duruar kurrë, nuk kam për të heshtur kurrë, do flas gjithmonë sa herë të gjendem para paligjshmërisë dhe nuk do më ndalojë asnjë padi.

Këshilli i Lartë i Ndrikullave mundet fare kollaj të merret me mua gjithë ditën. Unë besoj që nderi më i madh që do i bënin vetes do jetë dita kur të kuptojnë se reforma në sistemin e drejtësisë do jetë mënyra më e mirë për t’i dhënë dorën gjyqtarëve të ndershëm që nuk janë pak, dhe për të hedhur në koshin e plehrave gjyqtarët e korruptuar dhe ata banditë që sot nën pelerinën e sistemit të drejtësisë bëjnë krime me pronat, shëndetin  dhe jetën e qytetarëve.

U njohët dje me një vendim gjykate për personin që në një aksident la pa jetë një grua, nënë e dy fëmijëve, në mes të Tiranës. Ky person mund të ishte fare mirë në burg dhe aksidenti do shmangej. Nëna do ishte sot në jetë. Sepse ishte një person i arrestuar nga policia, për shkak se donte të korruptonte policinë. Ja pra, ky është prap një rast, që tregon se si gjyqtarë të korruptuar lënë viktima në rrugë, se si gjyqtarë banditë lënë viktima në rrugë, shkaktojnë pasoja të rënda për sigurinë në këtë vendin”, tha Tahiri.

4 komente në “Tahiri pas dëshmisë në Prokurori: Reforma në drejtësi, e vetmja zgjidhje për Këshillin e Lartë të “ndrikullave””

  1. ela says:

    Zoti Tahiri mos u terhiqni,kerkoni referendum,ndryshe ky vend e ka mar fund,gabimin qe bete qe pranuat te qeverisnit Me Ilir Meten ju lutem rregulloheni ,nuk behet pakt me djallin,dhe Sali bushtren se nuk quhet burre po ,grua e perdale.

  2. Sajmir dhe pse nuk kam votuar te majten dikur sepse qe sot e tu the do e votojn mund te them qe je minister model ne krahsim me kta Noka qe kan qen me pare ne vendin tend je qytetar mbi te gjitha .RRoft qytetaria posht Malokeria

  3. Minister qytetar jo si loku Noka

  4. logjika says:

    ela, nuk eshte faji as i Tahirit e as i Rames qe qeveresin me Ilir Mete; eshte faji ca shqiptareve injorante qe votojne per Ilir meten. Rregullat e demokracise ja imponuan Rames formimin e qeverise me Ilir Meten. Por thua se do e kuptojne ata shqiptare dhe ca te tjere? Patjeter qe ata e dine dhe prape ashtu do bejne. Cili eshte ndryshimi atyre qe vrasin sot Europen nga keta qe vrasin ne Shqiperi po ashtu edhe veten e tyre? Vetem popullit te ndershem i ka ngele ne dore te bashkohet dhe te bllokoje parlamentin. Nuk ka shpetim tjeter Shqiperia se pas dates 21 korrik ne Shqiperi gjykatesit, prokuroret ka mundesi te arrestojne kedo qe eshte kundra Sali Berishes. Dhe katastrofa mund te perseritet se s’ka rruge me ligjore dhe demokratike. Ajo vote qe dha populli per te qeverisur u shkel me kembe. A, ne qoftese e zgjidh ushtria dhe policia eshte tjeter pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje