Zbulohet pjesërisht identiteti i çiftit të arrestuar paraditen e së dielës nga autoritetet franceze si të implikuar në atentatin në Nice të Francës. Për habinë e të gjithëve, mediat franceze raportojnë se bëhet fjalë për dy shtetas shqiptarë dhe që aktualisht janë në arrest.
Deri më tani nga dy media franceze, Itele dhe BFM TV, raportohet se çifti në fjalë i ka siguruar vrasësit armën me të cilën ka qëlluar mbi njerëzit e pranishëm në festimet 14 korrikut. Një pistoletë automatike 7.6 mm që Bouhlel e përdori për të hapur zjarr ndaj forcave të policisë, pak para se këta të fundit ta ekzekutonin.
Gjithashtu, sipas mediave franceze, falë hetimeve të policisë është zbuluar edhe përmbajtja e një mesazhi të dërguar nga Bouhlel ku ky i fundit shkruante se i duheshin më shumë armë.
Deri më tani dy të dyshuarit shqiptarë janë pjesë e 6 personave të ndaluar nga autoritetet franceze në lidhje me sulmin që i mori jetën mbi 80 personave.
Tema duhet te saktesoi se nuk flitet per shqiptare,por sunitoshqipfoles[jo shqiptare]……………..BUKESHKALE dhe GJAXORE!