Ç'duhet të ndodhë para 21 Korrikut

18 Korrik 2016, 12:09Politika TEMA

Nga Artan Gaçi

 

Qeveri ekspertesh pas miratimit te reformes ne drejtesi?!

Pse duhet te largohet nje kryeministrr qe ka bere me shume reforma ne 3 vjet nga c’jane bere ne 25 vjet ne kete vend, per me teper mbasi ka udhehequr dhe çuar ne parlament reformen me te rendesishme, te pakten per 100 vitet e fundit?

Nese votohet ne date 21, data 22 duhet te jete nje dite pune e madje krenarie per kete arritje duke pritur e marre pergjegjesine per rezultatet e kesaj reforme. Nese nuk votohet, sigurisht vlejne gjithe argumentat e mundshem per te shkuar ne zgjedhje te parakohshme e per ti kerkuar popullit te vendose.

Ka kaq dite qe po luhet kungulleshkash se kush ka dhe sa numra ne parlament. Nentedhjete perqind e shqiptareve jane pro miratimit te  reformes ne drejtesi, dhe mbi 80% pro vetingut nga nderkombetaret. Kjo perqindje duhej te reflektohej edhe mes perfaqesuesve te tyre ne parlament por eshte e kunderta. Thelle thelle, rreth 80% e parlamentit nuk e do vetingun nga nderkombetaret. Sigurisht qe pjesa me e madhe do votojne se nuk guxojne te mos e bejne.

Çeshtja nuk eshte se si do i levizin kulisat e interesat kjo pjese ne parlament, por si do veprojne 3 milion shqiptaret e 2 milion emigrantet qe vuajne perdite pasojat e qe shpresojne per rezultatet. Do presin sondazhin e rradhes per t’u shprehur apo do çohen te luftojne per ate qe besojne e per ate qe duan?

A dini gje qe ambasadoret Lu dhe Vlahutin kane ndonje origjine shqiptare e kane per kete vend dashuri me te madhe sec kemi ne?

A dini gje qe na kane ndonje detyrim e nuk dine si te na e shperblejne?

A dini gje se jemi kaq te rendesishem e kaq te pazevendesueshem?

A dini gje se Shtetet e Bashkuara e Bashkimi Europian nuk dine ku ti cojne parate e kane vendosur ti shpenzojne kot rrugeve te tiranes?

Mua me rezulton qe asnje nga keto nuk eshte e vertete.

Atehere si ka mundesi qe keta zoterinj ngrihen prej 2 vjetesh mengjes per mengjes e shkojne zyre me zyre duke duruar fodullekun, intrigat e genjeshtrat otomane te disa politikaneve tane qe qysh nga takimi i pare kane pasur qellim t’i zvarrisnin e t’i tallnin duke mos pasur asnje moment deshire e vullnet per te bere kete reforme.

Po si e shpjegoni ju intelektuale te ketij vendi, qe ata vazhdojne cdo dite, nga 5 a 6 takime me keto lloj syresh ne kete vape e pluhur ballkanas e ju nuk levizni as gishtin per t’u qene krah te pakten me fjalen tuaj publike. Ende keni frike te beni forume e t’u beni presion politikaneve duke pasur ne krah Ameriken e BE-ne?

Po ju njerez te ndershem e punetore qe prisni ndeshjen e ardhshme te kombetares per te shfryre ndaj imazhit te keq e per tu ndjere sado pak krenare per kete komb, nuk do ishte me mire te leviznit, te mbushnit sheshet e te luftonit per te drejten tuaj?

Po ju te persekutuar qe kane 25 vjet qe ju zvarrisin pa zgjidhje dhe ua shesin edhe si sistemin tuaj. Keni rrezikuar atehere kur nuk guxonte njeri, nuk keni dhe pak energji per te mbeshtetur Ameriken sot, sic benit dje, ne keto dite kritike te reformes ne drejtesi?

Po ti ishpronar qe te kane bere qepaze e legenosur dyerve te gjykatave, nuk te ka mbetur kaq mllef e rezistence qytetare per t’i fituar gjerat me te drejte e kurajo e jo vetem me te blere e legenosje?

Po ju ushtarake idealiste qe nder vite ju cburrerojne me ato te shkreta pensione e duke ju vjedhur tenderat e ushqimeve e uniformave, ju e kuptoni me mire se shume te tjere cdo te thote sovranitet e si do ishte ai pa ShBA-te.

Po ju emigrante qe mbani Shqiperine prej 25 vitesh, qe beni nga 3-4 pune, qe ju poshterojne vetem pse keni ikur nga kjo Shqiperi e padrejte e qe vuani cdo dite lajmet qe vijne nga Tirana. Nuk i merrni ne telefon familjaret tuaj qe mbani me buke prej 25 vjetesh te dalin para parlamentit e mos kthehen ne shtepi pa u votuar reforma, pa fituar te drejten e tyre?

Po ju sipermarres qe ankoheni perdite per tendera e qe shikoni te pasurohen e t’ju bejne karshillek kush paguan me shume, nuk mund t’i mbyllni nje dite ndermarjet e te shoqeroni ambasadoret Lu e Vlahutin kur luftojne per ne?

Po ju te rinj te Shqiperise, zhytur ne ankthin e te ardhmes te pasigurt, qe s’lini kurs e shkolle pa paguar e gjuhe te huaj pa mesuar me shpresen per t’u larguar nga ky vend. Shkollat e provimet mbaruan. Me idealizmin tuaj nuk mund te mbushni sheshet per t’i dhene zemer Lu-se e Vlahutinit?

Ju tregtare te vegjel qe cdo dite ankoheni per renien e xhiros, e cdo dite shikoni si zvogeloheni nen peshen e pamundesise ekonomike, behuni bashke e ndihuni te rendesishem keto dite vendimtare per vendin.

Ju gra e nena, heroinat e verteta te ketij vendit, qe Enveri ju futi ne pune me tre turne ndersa sot mbani shtepine me nje rroge qesharake nga puna fason. Merrini burrat dhe dilni protestoni qe femijet tuaj te mos kene te njejtin fat.

Ju prinder qe sakrifikoni gjithcka per te bere dy leke bashke per te paguar shkollat e femijeve, e degjoni lloj lloj historish se si shoket e klases, femije gjyqtaresh apo politikanesh nderrojne makinat me te shtrenjta pa mbushur 18 vjec.. Ky eshte momenti per te luftuar kunder ketyre modeleve. Dilni e protestoni per reformen e drejtesi.

Kemi 500 vjet qe datat ne histori ose na i vendosin konjukturat nderkombetare ose na I vendosin qeveritaret te cilat shpesh nuk zgjasin me shume se pushteti I tyre. Ka ardhur koha qe data 21 korrik te mos jete nje tjeter date qyl ne historine tone. Edi Rama e Partia Socialiste po sakrifikon pushtetin e vet per te bere shtet. Por beteja eshte shume e madhe e ka nevoje per te gjithe. Patjeter Rama, Partia Socialiste, ShBA e BE, por duhet edhe mbeshtetja e cdo qytetari per kete ndryshim.

Kauze me te drejte, e aleate me te medhenj nuk kemi pasur e nuk kemi per te pasur kurre. Qe neser rruget e Tiranes duhet te jene plot. Nuk ka asgje tjeter me te rendesishme dhe ne fund te fundit jemi ne pergjegjes per te ardhmen tone, pavaresisht se Lu e Vlahutin po e bejne 100 here me mire punen tone.

29 komente në “Ç’duhet të ndodhë para 21 Korrikut”

  1. kaso kosa says:

    pragrafi tetedhjet e tet
    na qenkej vetem sebep
    plasen 99 hilete
    per karrike per pushtet
    reformen se kane niet
    alence shpallen Halete
    o popull I verber dele
    te tallin te bene zhele
    kta qe “digjen” per vatane
    per pushtet e per parane
    e drdhin porsi putane

    1. Beni says:

      Ne si biznese na e degjeneroi punen corapekuqi o artan gagaci, prandaj bizneset nuk e duan edvinin, beqen e tenderave dhe te check up, gjuknirin e energjise kokerr hajduti, tahirin e fasades tre milion euro qysh kur eshte ulur ne ate karrike. Nikollen e fasades, ahmetajn e keshtu me radhe hajdutet e parave tona

      1. Plaku says:

        O Shqiptar qe flet ne emer te biznesmeneve | Po pse more njeri i mire ,si kujton ti ,reforma eshte e E, Rames ,S,Berishes apo L, Bashes e I Metes e kompani ,apo e Obames dhe popujve te Evropes ,Jo Ata qe ne kete vend vjedhin,vrasin shkaterrojne me shume se sa ndertojne ne kete vend ,ata qe vrasin njerez ne protesta e punojn me bllok ne dore per te ndare parate e vjedhura nga ti ,une ,familjari yt i afermi dhe shoku e miku yt dhe nuk i eshte futur askujt nje gjemb ne kembe nuk e kupton se ata jane te mbrojtur nga kjo drejtesi dhe,kurdohere ti ,une tjetri e tjetri e kemi ngrene nga keta palo politikane qe kane ndertuar nje drejtesi per veten e familjet e tyre biologjike e politike .A nuk te mjafton shkaterrimi i prones se vene me djersen dhe gjakun ,tend apo njerzve te tu me te moshuar,ne se je i ri dhe nuk e di,sepse çdo gje qe u ngrit e ndertua ne regjimin e kaluar u be me djersen e gjithe shqiptareve perfshi edhe njerezit e tu ,a nuk te mjafton qe pronen e te pareve te tu e gezon dikush tjeter sepse ja dha me letra dhe makinacione juridike drejtesia e korruptuar ,dhe ti apo prindi yt ndoshta mezi siguroni te ardhura modeste nderkohe qe mund te ishte ndryshe ,a nuk te mjafton vrasja e njerezve te pa fajshem ne Gerdec dhe shume te tjereve nga piramidat e 97 tes ,a nuk te mjafton vjedhja e tenderave dhe babezia e politikaneve me vila e saraje qe nuk i kishin as bejleret qe kishin prona e trashegime ,apo pasuria e vene sa hap e mbyll syte nga femije kryeministri ,kryeministra e ministra qe nuk kane firmosur kurre ne bordero a nuk te mjafton vrasja e protestueseve ne bulevard nderkohe qe nje prej protestuesve mund te ishe ti ,une apo te afermit tane ,do me te tjera-pa fund ka, dhe askush prej atyre qe shkaktuan keto shembuj qe jane pasoja mbi kurrizin tend ,te njerezve te tu ,timin ,e çdo shqiptari , qe te te mbushin mendjen se kjo reforme eshte te pakten per ne , dhe ne se atyre qe kemi votuar te cilitdo krah qofshin pikerisht per kete reforme ne ,(sipas vleresimeve e sondazheve behemi me shume se 90 % e shqiptareve) duhet t’u vendosim kembet ne nje kepuce qe ata ta votojne
        Mblidhe mendjen kjo eshte dita jote te shkruash dhe besh gjene me me mend ndoshta ne gjithe jeten tende per vehten tende ,per te afermit e tu ,per mua ashtu siç do ta bej edhe une per ty dhe njerezit e tu,,,

        1. Wtf says:

          Sh i kujdeshem ky koment per te qene nga populli

  2. Emigrant says:

    Populli shqiptar reagon per breket e Shukriut,por per koken e vetn nuk reagon kurre!

    1. Celo Mezani says:

      Populli Shqiptar di vetem te gjuaj me domate ata qe duna ta cojne kete vend ne Europe, dhe ti puthi kembet gjithe te shiturve tek Serbia, Rusia, Greqia, Turqia e kushdo qe na do te na shoh sa me keq.

      Kujt i eshte gjuajtur me domate dhe perzene ose vrare per arsye politike:
      Ismail Qemali (nuk mjaftuan qe e perzune por edhe e helmuan), Luigj Gurakuqi, Hasas Prishtina, Shote Galica (u la te vdes nga uria nga Ahmet Zogu), Fan Noli, Aqif Pashe Elbasani, Princ Vidin si perfaqesues i Fuqive Europiane, Musine Kokalari, etj, etj

      Kujt i jane puthur kembet dhe jane trajtuar si mbreter/ lidera suprem / padrino:
      Esat Pashte Toptani, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta

      Te gjithe keta te fundit (perjashto Meten qe e ka sjell Mafia) i kane sjelle ne pushtet Serbia me Athinen. E ne ka nje gje qe Serbia, Rusia, Greqia dhe Mafia kane qene gjithmone ne sinkron bashke, ka qene shkaterrimi i Shqiperise.

      Nje popull qe voton dhe perkrah shkaterruesit e vete, meriton shume me pak sec jemi sot si komb. Biles jemi shume me fat se mund ta kishim ngrene edhe me keq, por kjo nuk do te thote qe do te vazhdojme te kemi prape fat ne te ardhmen. Koalicioni Berisha-Meta-Nano- Kreshnik Spahiu po luftojne ta hedhin ne humbnere perseri Shqiperine.

  3. Epiriiiii says:

    Te DHJEFSHA SHOQERINE CIVILE SHQIPTARE qe eshte futur ne Vrime te miut, Shoqeri Civile qe te can loqen per park femijesh per “arme kimike” per pastrim plazhesh por nuk duket asgjekundi per MISIONIN HISTORIK TE SE ARDHMES TYRE. FUCK YOU Popull parazite budalla

  4. Aleksander says:

    Te gjitha te verteta ,e te gjithe rrijme e i mendojme keto gjera gjithesekush me menyren e vet .Por sot eshte ora TE NGRIHEMI E TE VEPROJME. Dikush te mare nismen i pari,shoqeria civile …nuk e di kush mund ta beje tjeter !?-Drejtojuni popullit ne mase, me thirrje ne media o me fletushka dere me dere .Te gjithe para parlamentit me 21 korrik,e te mos i lejojme te dalin nga aty pa e miratuar reformen.

  5. Ledio says:

    Nqs nuk doni perseri qe boshti Serbo-Ruso-Grek i perfaqesuat nga Sali Berisha-Ilir Meta-Fatos Nano -Lulezim Basha i lene trashegim nga gjenerali Serbo-Komunist Ramiz Alia, cojuni edhe rrethoni parlamentin derisa rreforma te kalohet ne parlament.E kuptoj shqetesimin e disave kur thone qe me vetingun nga te huajt cenohet sovraniteti i vendit , por ne keto kushte qe jemi ne eshte e vetmja zgjidhje. Jemi nje popull qe kurr nuk kemi ndertuar shtet edhe instutucione te pavaruara, pale te imagjinosh institucione demokratike edhe te pavarura. Duke qene se te gjithe jemi bere si ata qente e rrahur qe nuk hapim gojen ca per faje te politikes edhe ca per kushtet ekonomike ku ndodhemi e vetmja garanci eshte qe te kalojme rreformen ne drejtesi, vetingun ta bejne te huajt, presidenti te zgjidhet nga populli si edhe zgjedhjet ketej e tutje te jene perfekte edhe te pakontestueshme.

  6. Mato Hasani says:

    duhet qeveri teknike qe hashashi mos te mbillet dhe kontrollohet nga qeverija pa le me te tjerat.Cu be se iku nga qeverija Meta apo Rama kur reformen do ta bejme si duhet per shqiptaret.Ska rendesi fare kush qeveris po u bene ligjet jo per njeren pale.

  7. Azio says:

    Shqiperia po therret.
    Ngrihuni te gjithe ne kembe per te luftuar per reformen ne drejtesi.
    I mbushni sheshet,per te demostruar patriotizem e zemer te zjarrte shqiptare.
    Mos lini qe fatet tuaja Ti kene ne dore bandat e PD dhe gjarperinjte e LSI.
    Perkrah keni SHBA dhe Euopen,keni te gjithe emigrantet ne vendet e ndryshme ne te gjithe boten.
    Kauza jone do te fitoje.Kriminelet,hajdutet,tradhetaret e kombit,te gjithe para drejtesise!
    Koha ka ardhur.Ajo po na fton te marrim ne dore fatet tona.
    Lufta per reformen ne drejtesi,objektivi yne I shejte.
    Me guxim motra e vellezer.Jemi prane nje fitore te madhe historike!
    Zeri I juaj te mbyse maskarenjte,dallaverexhinjte.
    Me trimeri e te paepur:per shqiperine,per femijet tone,per vehten ,per te shenjten drejtesi per te gjithe njelloj!
    SHQIPERIA po THERRET!

    1. Artemisa says:

      Nuk ka nevoje fare per Reforme ne Drejtesi.
      Mjafton qe deri ne 210Korrik te SHPORRIM Ramen, Meten, Bashen dhe Berishen dhe Reforma ESHTE E BERE.

      1. ketri says:

        Shpresoj që injorantët si ty të jenë të rallë në këtët vend se ndryshe jemi të mbaruar.

      2. ketri says:

        Shpresoj që injorantët si ty të jenë të rallë në këtët vend se ndryshe jemi të mbaruar. Redaksia nuk di perse nuk e botoni komentin tim, unë shoh gjithfarë nivelesh mefjalor të ulët?!

        1. artemisi says:

          po ti moj ketrushe qe ofendon ku e fut veten? ti duhet te jesh edvini dora vete ose dv.

  8. Mihionan Gjonili says:

    Sot hidhet vota e lir dhe populli duhet pa tjetèr tè zgjedh,,,,, por cin?
    Shqipèris i mungojn politikanèt ata jan tè gjith njèsoj edhe ky zoti kryeministri juaj qè na paska bèrè reformat qè nuk jan bèrè nè 25 vjet sic thoni ju, nuk èshtè apsolutisht nè gjèndje dhe nè lartèsin e postit,, èshtè thjesht njè èndèrrimtar egoist dhe vulgar i shfrenizuar… Eshte e thjesht tè bèsh reforma nè kurriz tè popullit ndèrkoh kur populli èshtè i zhveshur lakuriq nga hajdut, i pa pun dhe i frikèsuar nga kriminel si Sali Berisha me tè gjith c’vin mbas qysh nga 91shi.
    Populli shqipètar duhet tè zgjuhet vet pèr ti ndèrruar emrin ekzistencès, duhet tè nisi vet rilindjen e njè kombi tè njè demokracie tè vèrtet, por pèr ta bèr kètè duhet tè pres nga rrènjèt pseudodemokracin e 25 viteve… Pasuria Emri, krenaria e popullit dhe e kombit shqipètar èshtè nè duar gjakpirsash dhe tradhètarèsh dhe mè alarmantja nè duar INJORATESH DHE VULGARESH PA PIKEN E KULTURES.!

  9. Reforma says:

    “Azio”
    Bravo te qofte, edhe une me ty jam, biles them qe kete levizjen ta udheheqesh ti se qenke shume I zoti. Biles merre ne krahun tend te djathte edhe ate plakun qe llomotit gjithe diten, Spartak Ngjelen. Ju lutemi shume udhehiqeni kete levizje se populli ka shume nevoje per ju te dy, dhe do jua di per nder tere jeten. Mbas kesaj proteste apo kryengritje, ju lutem te beni Minister Drejtesie Spartak Ngjelen. Ha ha ha ha ha. Perpara.

  10. Emigranti says:

    Ngrihuni o POPULL, ngrihuni. Data 21 Korik eshte data me historike ne vendin tone. Te gjithe po e vuajme padrejtesine. Pse duhet te mbrojme hajdutet, kriminelet, gjakpirsit, PSE ? A nuk po shikoni se si kriminelet po manovrojne per te shpetuar vehten e tyre. Po ne te mbyllim syt dhe veshet!
    Kemi fatin shum te math qe po mbeshtetemi nga ShBA dhe BE. NGRIHUNI dhe me force kerkoni votimin e reformes ne drejtesi , mos u largoni nga Prlamenti dhe mos lejoni asnje deputet te largohet nga Parlamenti pa u votuar REFORMA NE DREJTESI. Ne emigrantet ju mbeshtesim me te gjitha forcat

  11. logjika says:

    A duhet permbysur klasa politike e intriganteve, hajduteve, tradhetareve dhe krimineleve? Ngrihuni, sot eshte dita dhe deri diten e enjte, ne qoftese nuk e votjne kete reforme, duhet ti mbyllni ne parlament, mos i lini te dalin qe andej. Mbyllyni portat, policia te mos lejoje vetem nderhyrje, ndersa roje te portave duhet te jene shqiptaret e ndershem. Sado qe kam 25 vjet larg vendit, jam i gatshem te jeme prane shqiptareve te ndershem e te pervuajtur, jam gati te shkoj e sakrifikoj se nuk sakrifikoj per ata, por per vete qe te mos ropatem zyrave e gjykatave per çdo probleme sa me te vogel, per te prehur , te pakten, kockat atje ku linda. Thirrje e qarte, e sinqerte dhe dashamirese me argumenta te pa lekundeshme e shkruesit te mesiperm Artan Gaçi. Shqiperia ka plot si Artani qe e duan vendin dhe popullin e tyre. Shikojeni, lexojeni, degjojeni dhe veproni te shpetoni veten nga ky perbindesh 26 vjeçar. Amerika dhe Europa jane me ju me shume se kurdohere tjeter me goje e me vepra. Po çfare presim?!

  12. Ta futi America says:

    Kam pare shume te bejne shenjen e shqiponjes me duar . Por tani eshte kohe te ngrihemi si popull para parlamentit per te drejten tone eshte kthesa e Histories se Shqiperise ne daten 21 Korrik. Faleminderit USA DHE BE PO STERMUNDOHENI PER TE DREJTAT TONA.

  13. DETARI @ says:

    Nji shkrim ne ne 25 vjete nuk ka pasur ndonjihere.
    Nji shkrim ku do apo nuk do ,me te vertete mendja fillon e kupton drejte !
    COHUNI PRA ,TE GJITHE JU SHQIPTARET MARTIRE QE JETONI NE SHQIPERI DHE RRETHONI PARLAMENTIN DHE KUSH DEL QE ATY PA E VOTUAR TE DREJTEN TUAJ ,BJERUNI DHE I ZHDUKNI QE TE GJITHE.
    NUK KA DITE ME TE PERSHTATESHME SE DT 25 KORRIK ,QE TE KERKONI TE DREJTAT LEGJITIME TE SHKERDHYERA PREJ 25 VJETESH, CCCCCCCCOOOOHHHHHUUUUNNNIII !!!!
    KJO TE BEHET PER TE ARDHMEN E VOGLUSHEVE TANE ,QE TE HIQET ZGJEDHA SLLAVO-RUSE NJIHERE E PERGJITHMONE ,TANI QE E KUPTUAN DHE NDERKOMBETARET ,COHUNI !

  14. en says:

    nje fjale ngrihuni?kush do organizim kjo pune se po ka organizim,besoj dhe emigrantet vijne,pse kur i theret partia mblidhen ne shesh per ndonje kocke,por kjo ka shume kocka por nuk e kuptojne ku jane dhe vertiten rreth vetes,jane para parlamentit,sidomos te varferit qe nuk gjejne qetesi duhet te jene te paret.

  15. Elton says:

    Nuk e di perse i duhet politikes ky njeri si Artan Gaxha,pasi nuk ka kapacitet e duhura te formimit per tu marre ne konsiderate.Per biznes kontraband rrobash jam dakort se ja ka marre mire doren.

  16. Delli USA says:

    U bashkuan te gjithe anti reformistet e drejtesise,Ni-shani,Sa-lehu,Lu-rushku,Zagar-njori,Llalla,Ajazi,dhe I fundit I Moikaneve Iliri I Rexhepit.Dijeni se kete radhe nuk shpetoni dot se ka hyre ne mes USA dhe BE..

  17. Na bashkoj kenga popullore says:

    Te lumte, analiz e shkelqyer,po kuj do ja mbushesh mendjen femijeve te ballkanit,nuk dua te jem pesimist po kam frig e do mbetemi per gjithmon femijet ee ballkanit,shpresojm qe te behemi burra nji her ne jet te pakten

  18. Un di me siguri se cfare do ndodh mbas mendoj do ket shum burg dhe konfiskim pasurish

  19. joel shkodra says:

    Komunikate komuniste.

  20. Shqipetar i vuajtur says:

    Ne date 21 eshte nje shans i paperseritshem. Prandaj o popull, dalim para parlamentit deri sa ato 140 kurva qe jane brenda te votojne PRO. 25 VJET NA KANE PIRE GJAKUN. 24 ORE APO 48 APO EDHE 72 ORE, JA VLEN TE NGUJOHEMI ATJE DERISA TE VOTOJNE PRO. NDRYSHE NUK JA VLEN TE ANKOHEMI ME PAS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje