Në Nice, por edhe në të gjithë Francën është mbajtur një minutë heshtje për të respektuar, ata të cilët humbën jetën, kur një shtetas Tunizian hyri me kamion mes turmës së njerëzve që po festonin ditën e Bastijës.
Megjithatë, momenti i heshtjes është thyer kur në vendin e ngjarjes ka mbërritur kryeministri Manuel Valls. Të pranishmit kanë nisur të brohorasin kundër tij.
Ndërkohë, kur në vendin ku 84 persona humbën jetën, u vendosën gjatë këtyre ditëve lule dhe qirinj, krejt e kundërta ka ndodhur me vendin ku Tuniziani Bouhlel u vra nga policia.
Persona të ndryshëm kanë hedhur mbeturina dhe gurë, në shenjë zemërate, ndërsa kanë deklaruar se persona të tillë nuk meritojnë kurrfarë respekti.