Qeveri teknike? Rama pas takimit me Bashën e Metën: Nuk do lejojmë pengmarrjen e vendit për arsye politike apo numerike

18 Korrik 2016, 19:25Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit të mbajtur me Lulzim Bashën dhe Ilir Metën.

Ai ka thumbuar partnerin e tij në koalicion, duke thënë se nuk do të lejohet pengmarrja e vendit për arsye politike apo numerike, pas thirrjes për qeveri teknike.

“Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi deri në fund që t’i hapim rrugën këtij revolucioni në drejtësi dhe Shqipëria të ndahet nga një epokë që është karakterizuar në radhë të parë nga mungesa e drejtësisë dhe pandëshkueshmëria.

Vendosmëria jonë nuk lidhet me faktin se kjo është një reformë që ia kemi borxh popullit, por edhe faktorit ndërkombëtar.

Por sot kjo është edhe një përpjekje kundër atyre që duan të marrin peng vendin.

Ne nuk mund t’i lejojmë vetes për asnjë arsye politike, apo numerike, pengmarrjen e vendit tonë dhe që në heshtje të shohim se si Shqipëria në vend të çelë negociatat për t’u bërë pjesë e BE-së, të damkosemi si një vend që refuzoi përfshirjen e partnerëve tanë strategjikë nga pastrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

PS nuk mund të jetë bashkëfajtore ndaj refuzimit të ndërkombëtare.

Prirja jonë është e qartë.

Edhe njëherë tjetër sot unë kam bërë të qartë se ne pranojmë çdo propozim dhe zgjidhje që ofron PD, me kusht që zgjidhja në fjalë të jetë e pranueshme nga partnerët tanë ndërkombëtarë.

Ne këtë reform, ashtu si reformat e tjerë, nuk e bëjmë se na e ka kërkuar Brukseli, por sepse ne jemi të nxitur nga interesi i fëmijëve tanë”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

“Unë besoj se ne do ta votojmë reformën në 21 korrik, me konsensus apo konsensus. Konsensus është edhe me 94 vota. Nëse do të kishim 100 përqind konsensus, kjo do të ishte e mirëseardhur”, tha Rama.

Ai doli kundër idesë së PD-së, se skanimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve mund ta bajnë partitë politike, dhe jo ndërkombëtarët.

Sipas Ramës, nëse kjo gjë do të ishte e mundur, do të ishte realizuar.

Të enjten në Kuvend nuk do të shkojmë për fatin e mandatit tim, por për fatin e Shqipërisë.

Kjo është rruga e vetme dhe e duhur.

Çdo rrugë tjetër dhe çdo kthesë tjetër, është ikja me bisht në shalë ndaj përgjegjësisë. Unë jam i bindur se më 21 korrik, do të jenë 94 vota”, tha Rama, duke përjashtuar kështu mundësinë e diskutimeve për qeveri teknike.

Fjala e plotë

Mirëmbrëma të gjithëve!

Jam shumë i kënaqur që ju gjej bashkë, vajzat dhe djemtë e gjeneratës tjetër, me Pandin, me Erionin, me Valin dhe me radhë, disa bashkëpunëtorë dhe bashkudhëtarë të një rruge përpjekjesh të rëndësishme.

Nuk ndodh gjithnjë që të mund të hapim siparin e Akademisë Politike në vigjiljen e një revolucioni të mirëfilltë, siç është Reforma në Drejtësi.

Nuk ndodh gjithnjë që një revolucion i vonuar për 25 vjet me radhë të jetë objekti i një diskutimi kaq të madh, përballë një muri shurdh që synon me çdo kusht ta pengojë këtë revolucion paqësor dhe transformues për gjeneratën tjetër dhe gjenerata të tjera.

Ky është një rast unikal për të thënë se ja se ç’mund të bëjë politika. Politika, që për fat të keq në Shqipëri është diskretituar kaq shumë, sa shumëkush me të drejtë, nuk ia di apo ia ka humbur kuptimin.

Politika, që është bërë si diçka e keqe, të cilës duhet t’i rrish larg se përndryshe bëhesh pjesë e së keqes. Në fakt politika është diçka që mund të bëjë shumë keq, por në radhë të parë është një fuqi njerëzore për mirë. Ajo ka lindur që njerëzit së bashku të bëjnë gjëra që e kanë të pamundur t’i bëjnë vetëm. Si mund të bëhet revolucioni në drejtësi pa politikën?! Është e pamundur! E kush mund ta çelë rrugën e këtij revolucioni të madh përveç politikës.

Sot pamja për të kuptuar se politika është një forcë që mund të bëjë shumë mirë, por edhe një forcë që mund të bëjë shumë keq është e qartë para të gjithëve. Sepse, nga njëra anë është domosdoshmëria jetike e një populli të tërë për ta parë më në fund të ndodhë këtë revolucion dhe nga ana tjetër është pengesa e ngritur nga një grup njerëzish që thonë se përfaqësojnë popullin, thuhet se përfaqësojnë popullin, por që në të vërtetë po i bien ndesh interesave të mëdha që lidhen drejtpërdrejtë me suksesin e këtij revolucioni.

Kjo është reforma më e rëndësishme dhe padyshim më historikja që ne kemi marrë përsipër ta çojmë përpara dhe së cilës ne i kemi dhënë të gjithë mbështetjen tonë.

Edhe pak ditë na ndajnë nga një moment që unë do ta uroj deri ditën e fundit, deri orën e fundit, që të jetë momenti i bashkimit të të gjithëve dhe i votimit të të gjithëve bashkë për t’i çelur rrugën këtij revolucioni, por, që mund të jetë dhe momenti dramatik i një ndarje të re. I ndarjes së qartë dhe të prerë, mes atyre që janë të vetëdijshëm në atë parlament për atë pse janë aty dhe që do ta përfaqësojnë me dinjitet ambicien e popullit shqiptar për t’u çliruar nga kthetrat e një sistemi të korruptuar drejtësie. I cili, iu ka marrë frymën, iu ka nxirë jetën dhe iu ka penguar të ardhmen për 25 vite me radhë. Dhe, atyre që po bëjnë çmos për të mos e lejuar këtë transformim kolosal të ndodhë.

Unë dua t’u them, duke patur parasysh dhe interesin që ka ngjallur takimi që përfunduam pak më parë, ne kemi qënë, jemi dhe do të jemi deri në fund të vendosur që t’ia hapim rrugën këtij revolucioni dhe ta bëjmë të mundur që Shqipëria të ndahet nga një epokë e cila është e karakterizuar në radhë të parë nga mungesa e drejtësisë, nga kultura e pandëshkueshmerisë dhe nga pamundësia e njeriut të zakonshëm për të gjetur normalisht të drejtën në një derë gjykate.

Vendosmëria jonë nuk lidhet vetem me faktin që kjo është një reformë, e cila është një detyrim karshi njerëzve, karshi vendit tonë dhe sigurisht edhe në raport me partnerët tanë ndërkombëtare, pasi ne kemi marrë një rrugë, rrugën për t’u bërë pjesë e BE dhe për t’u ulur dhe në tryezën e BE me të njëjtin dinjitet që ulemi në tryezën e NATO-s.

Sot është më shumë se kaq!

Sot është edhe një përpjekje për të mos lejuar që të na marrin peng vendin tonë.

Ne nuk mund t’i lejojmë vetes për asnjë arsye, për asnjë interes të natyrshëm, legjitim, politik, partiak, numerik, që të pranojmë në heshtje pengmarrjen e vendit tonë. Që në heshtje të shohim se si Shqipëria, në vend që të çelë dyert e BE-së dhe të fillojë negociatat për t’u anëtarësuar në BE, jo vetëm ta humbë këtë mundësi, por të damkoset si vendi që nuk pati kurajën për shkak të përfaqësuesve të vet në parlament, të kalojë Reformën në Drejtësi dhe pengoi, refuzoi përfshirjen e partnerëve tanë strategjikë në procesin e pastrimit të sistemit të drejtësisë, nga prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar.

Merreni me mend se çfarë mund të mendojë çdo mik, çdo partner, çdo i huaj, nëse dëgjon që ky vend po troket për të hapur dyert e negociatave dhe ndërkohë ka refuzuar të fusë në shtëpinë e vet partnerët që duan ta ndihmojnë për të pastruar shtëpinë e vet.

Kjo është diçka që është përtej çdo mundësie për të ruajtur “status quo” –në. Është përtej çdo mundësie për ta bërë Partinë Socialiste bashkëfajtore, qoftë edhe pse votat tona nuk diskutohen, vullneti ynë është i hekurt dhe prirja jonë është e qartë.

Edhe një herë tjetër, sot unë kam bërë të qartë që ne pranojmë çdo propozim dhe çdo zgjidhje që ofron Partia Demokratike me kusht që zgjidhja në fjalë të konsiderohet zgjidhje, dhe jo zgjedhë mbi sistemin e drejtësisë, nga partnerët tanë ndërkombëtarë.

Ne, këtë reformë si gjithë reformat e tjera dhe vetë rrugëtimin për në BE nuk e bëjmë se na e kërkon Brukseli. Nuk e bëjmë se na kanë vënë të huajt një detyrë, si ato detyrat që shpesh herë bënim ne e bëni ju, gjysëm angari në një lëndë që nuk e kishim e nuk e keni qejf.

Ne, në këtë rrugëtim jemi të imponuar nga fëmijët tanë.

Ky rrugëtim, rrugëtimi drejt BE dhe të gjitha përpjekjet, sakrificat dhe reformat e domosdoshme që sjellin dhimbje, sjellin sakrifica janë borxhi që ne u kemi fëmijëve tanë. Ne nuk mund të marrim borxh të ardhmen e tyre për të zgjatur jetën e një pushteti të ngritur mbi çdo lloj bashkëjetese, që nuk ka në themelin e vet bindjen e plotë se jemi të gjithë në krahun e drejtësisë dhe jemi të gjithë në mbështetje të këtij revolucioni të pashmangshëm e të pazëvendësueshëm nga asgjë tjetër.

Asnjë ditë Shqipëria nuk mund të vazhdojë të presë drejtësi nga ata që sot e kanë kapur prej fyti drejtësinë.

Çdokujt që atyre kthetrave do t’i japë energji, ne jemi të vendosur t’i themi haptazi në sy të vërtetën, siç kemi kaq kohë që po e themi. Sepse është e pamendueshme që një parti, e cila lindi nga barku i revolucionit demokratik që përmbysi regjimin, me klithmën “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”, sot t’i bëhet mur Europës dhe SHBA, në emër të sovranitetit, që në fakt, për fat të keq siç ndodh gjithmonë kur patriotizmi, flamuri, kombi, sovraniteti përdoren për të fshehur gjithçka që s’ka lidhje fare me lartësinë ideale të këtyre koncepteve, -nuk janë asgjë tjetër përveç se mburoja për t’u kundërvënë në një betejë që zhvillohet me deklarata, zhvillohet me fjalime, zhvillohet me media, por në fakt është beteja më e egër që i është hapur komunitetit ndërkombëtar, Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian dhe mbi të gjitha interesit jetik të popullit shqiptar.

Është beteja për të mbrojtur bandën e të korruptuarve në sistemin e drejtësisë dhe për të vazhduar për të mbajtur peng ata, që në këtë sistem janë njerëz të zotë, janë njerëz të ndershëm e që janë të privuar nga një karrierë meritokratike. Sepse, në sistemin e drejtësisë që kemi, shitet dhe blihet jo vetëm drejtësia, por shitet e blihet karriera, shitet e blihet promovimi në karrierë, shitet e blihet çekiçi dhe toga e gjykatësit.

Unë vazhdoj të jem besimplotë që ne në 21 korrik do ta kalojmë Reformën në Drejtësi. Vazhdoj të jem katërcipërisht i bindur me konsensus ose pa konsensus, Kushtetuta ka vetëm një konsensus.

Konsensusi kushtetues është vota e 2/3-ve të Kuvendit të Shqipërisë. Konsensusi tjetër me 100% të votave mirë se të vijë, por nuk është i vetmi konsensus. Përkundrazi, se nëse do të ishte i vetmi konsensus, ata që shkruan Kushtetutën do ta kishin përcaktuar si konsensusin e vetëm kushtetues. Ashtu sikundër, dua t’ju them të gjithëve që në gjithë këtë përpjekje titanike dhe durimplotë për të afruar qëndrimet tona me ato të PD, nuk ka absolutisht asnjë lëkundje në raport me atë që është themeli i Reformës në Drejtësi dhe që është energjia e revolucionit në sistemin e drejtësisë, që është pastrimi i shtëpisë së përbashkët nga mbeturinat e korruptuara dhe korruptuese të këtij sistemi.

Pse nuk mund ta bëjmë dot ne skanimin e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar?

E para, sepse nëse do të ishim të zotë ta bënim, do e kishim bërë me kohë.

E dyta, sepse për fat të keq në sytë tanë, para syve tanë, për 25 vjet me radhë është ushqyer me gjakun e këtij populli, është ushqyer me dhunimin, me përfitimet nga dhunimi i të drejtave të këtyre njerëzve, një monstër, të cilës ne nuk i bëjmë dot ballë vetë. Ne i bëjmë ballë vetëm në bashkëpunim të ngushtë me miqtë e partnerët tanë ndërkombëtarë. Ne i bëjmë ballë vetëm duke pasur në krahun tonë Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, të cilin ata që janë mësuar të blejnë gjithçka e të dhunojnë gjithkënd, nuk mund ta blejnë dot!

Është e hatashme të mendosh se si një parti politike mund t’i kundërvihet Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili nuk do bëjë as më shumë e as më pak, po thjesht skanimin mbi kriteret të mirëpërcaktuara të pasurisë, të vendimmarrjeve dhe të aftësive të të gjithë atyre gjykatësve dhe prokurorëve, përfshirë dhe ata që do të jenë në fillim fare, anëtarë shqiptarë, burra e gra në komisionin e skanimit. Ne jemi të bindur që vetëm ky bashkëpunim, vetëm ky ndërveprim e vetëm kjo mbështetje mund të na çojë ne drejt qëllimit që duam. Përndryshe, e gjithë reforma ka rënë. Përndryshe e gjithë ngrehina e re është e destinuar të rikapet me dorë nga gjykatës dhe prokurorë që prej 25 vjetësh e kanë mbajtur peng drejtësinë me avazin e vjetër.

Ne sot jemi në kushtet kur duhet t’i japim jetë këtij procesi, pa humbur kohë. Duhet ta bëjmë këtë me vendosmëri dhe me bindjen se ky proces është jetik për Shqipërinë. Është jetik për familjet e zakonshme, për njerëzit e zakonshëm dhe për gjeneratën tjetër.

Reforma në Drejtësi nuk do japi rezultatet të nesërmen e ditës së votimit. Do të kërkojë disa vite për të parë efektet e drejtpërdrejta dhe për t’i dhënë njerëzve mundësinë që të shohin edhe përfitimet e drejtpërdrejta, duke u ndjerë qytetarë të barabartë në dyert e gjykatave dhe duke marrë ato që iu takon sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Por, nëse Reforma në Drejtësi dështon ditën e enjte, ajo nuk është një reformë apo një paketë ligjesh që mund të rifutet kollaj në punën e parlamentit dhe mbi të gjitha do të jetë një dështim i madh dhe i pamerituar për gjithë popullin shqiptar. Dhe ato frute të saj që ne do t’i marrim pas disa vitesh nëse e kalojmë ditën e enjte, do të vonohen për shumë e shumë vite të tjera.

Nuk ka bërë vaki që nga viti 1990 që të gjithë miqtë e partnerët e Shqipërisë deri në nivelet më të larta, që nga Shtëpia e Bardhë deri tek kancelaria në Berlin, tek Presidenca në Francë e pastaj me radhë – nuk diskutohet në të gjitha nivelet e Komisionit Europian, – të angazhohen kaq masivisht e për një kohë kaq të gjatë, një vit e gjysëm, për të ndihmuar popullin shqiptar për të shpëtuar nga një e keqe shumë e madhe.

Nëse do të kthenim kokën pas e do kërkonim një gjë të ngjashme do gjenim vetëm operacionin e shpëtimit të vitit 1997. Por ato ishin kushte lufte. Këto janë kushte paqeje. Që do të thotë se akoma më shumë vlejnë këto kushte për të kuptuar se çfarë luhet në datën 21 korrik;

Luhet fati i Shqipërisë!

Unë do ta mbyll, duke ju thënë në sy, një për një, të gjithë deputetëve të Partisë Demokratike, që të luash me fatin e Shqipërisë në këtë farë feje, thjesht e vetëm sepse ke hallin se si do shkojë puna e mandatit tënd, është vërtet diçka që ka vetëm një emër. Këtë emër unë e kam ruajtur ta them ditën e enjte.

Unë personalisht dhe jam i bindur që njësoj si unë edhe të gjithë bashkëpunëtorët, miqtë, shokët, shoqet e grupit tonë parlamentar, ditën e enjte do shkojmë në parlament, jo për fatin e mandatit tim, por për fatin e Shqipërisë. Jam i bindur që jo vetëm kjo është rruga e duhur, por kjo është rruga e vetme. Çdo rrugë tjetër, çdo kthesë tjetër, çdo rrethrrotullim tjetër, nuk është asgjë tjetër përveçse ikja me bisht ndër shalë përpara njërit nga ato momentet më të rralla, më të jashtëzakonshme, më historike që vijnë në jetën e një njeriu që merret me politikë. E nëse njeriut në ato momente nuk është aty, atëherë politika nuk është asgjë tjetër veçse diçka shumë e keqe me të cilën nuk ia vlen të merret askush.

Unë besoj se politika është diçka që është e mirë, përmes së cilës mund të bësh mirë e ia vlen të merresh me të për sa kohë ti je në gjendej të luftosh deri në fund për të bërë mirë.

Unë jam i vendosur deri në fund të luftoj për të bërë mirë e jam i bindur që në 21 korrik do të jenë 94 vota për të bërë mirë.

38 komente në “Qeveri teknike? Rama pas takimit me Bashën e Metën: Nuk do lejojmë pengmarrjen e vendit për arsye politike apo numerike”

  1. Feniks says:

    Asnje leshim mos i beni AVENTURIERIT MAFIOZ ILIR METES,i cili ka punuar dhe punon ne fshehtesi per Berishen kunder shqiptareve.

    1. babo says:

      Rama, po bere perseri leshim, ky do jete fundi politik i joti. Kesaj radhe behet fjale per pastrim plehrash politike jo per plehra kimike. Pa SHBA+BE me vete, askush nuk mund ti fitoje zgjedhjet ne Shqiperi, aq me pak nje aleance PD+LSI.

  2. BERISHA LARGOHU says:

    Populli te mbeshtese Edi Ramen dhe te mposhte Meten, Berishen dhe farsen e ndyhre Bashen.

    1. Raimond vlonjati says:

      Hahahaha

      Ky esht fjalimi i Kukuvajkes

      Ua futi Mera bukur fare .

      Ik tani o koqe shko ne opozite dhe te shpetoj edhe PS-ja nga skopiionsat qe kane tru me pake se ky imi , por te shpetoj edhe Policia nga rugacet e kriminelet qe po bejne kerdine

      Por mbi te gjitha te shpetoje njeriu i thjeshte shqiptar nga taksat e pista qe po i marrin shpirtin , nderkaq qe milioneret qe jane bashkrpuntore te ketij hurit jo vetem qe nuk paguajn taksat pir edhe ju jepen para te narra hua nga FMN

      By the way , ky Meta po me skandalizon , se ky po i kalon oarashikimet me veprimet e tij inteligjente

      Bravo Mera !

  3. adi says:

    po si do i pengosh o pallosh
    me votat e kujt?????
    do votoje armando prenga nga paraburgimi ne shtepi?????
    me ke do i besh numrat?????
    te iku dhe reforma ne drjetesi nuk ke me as ca thua e as ca ben
    ik pallosh mbytu
    je deshtaku me i madh ne historine politike shqiptare
    si dhe me i pabesi.
    a harova do vije tak ngjela me nja 200.000 vete te parlamenti

    1. Grigor says:

      Ik mer trap, kush dreqin ta dha ate telefon me internet?
      Reforma deshtoi nga deshtake si puna jote qe e shiten voten tek LSI per thase me miell.
      Qysh u beka reforma pa shumice ne parlament mor palle. Pse nuk votuat per Edi Ramen por beni ham ham tani?
      Votuat per Meten dhe Berishen dhe tani keni fytyre dhe flisni. Te pakten Spartak Ngjela eshte koherent ne ate qe thote.

      1. adi says:

        grigor dhe ky palla tjeter
        a mund ti beni 1 pyetje te thjeshte vetes, 1 pyetje qe e ben dhe 1 femije 5 vjec
        nese kjo lloj reforme qe pretendon rama dhe Lu_ja e vllahutini dhe kenaqen gjithe trutharet eshte kaq e mire dhe kaq cudiberse
        perse ne ShBA dhe BE dhe te gjitha vendet pa perjashtim e kane fiks ate qe pretendon basha berisha dhe meta?????????
        perse kete lloj drejtesie e ka ne bote vetem bosnja nje vend i dale nga lufta i ndare etnikish, kosova qe e dime si eshte, dhe siera leone?????
        pse nje vend qe do te futet ne BE duhet te kete nje ligj per drejtesine si e ka siera-leone???????
        po nese kjo lloj reforme nuk do funksionoje qe une jam i bindur qe nuk do funksionoje si do jua marim prape te drejten e te berit drejtesi ne amerikaneve?????????
        do i shpallim lufte amerikes ????????
        apo eshte e sigurt qe do funksionoje????????
        jane pyetje kaq te thjeshta qe edhe nje femije 5 vjec po te mendohet 2 min kthen nje pergjigje llogjike.
        pse kete vend e mbajti 500 vjet pushtuar turqia ,pse u tall zogu e bu mbret , pse u tall enveri e ju beri zbor, pse u tall saliu e pse mos ta beje dhe rama sepse ketu njerezia qe beson si palla e nuk mendon 1 minute te vetme eshte me shumice
        ne nje vend si shqiperia zoti realisht mallkon ata qe ju jep mundesine per te menduar.

    2. Ermal Gjoni says:

      Koment idioti, kujte i sherben kjo reforme, popullit qe po genjehet, vidhet, poshterohet nga gjyqtaret e plepave te Berisges apo duhet te behen ndryshime qe ka dhe bota perendimoe. Per kete demokraci e permbysem komunizmit, qe te vijne nje grusht njerezish dhe te rrjepin kete popull qe akoma rrjedh gjak. Turp qe ka njerez si puna jote ore adi, qe je nje sahan lepires i atyre qe kane vjedhur dhe vjedhin akoma, qe i kane depozituar parat e vjedhura ne bankat mafioze te Amerikes se Jugut (Panama) e diku. Ose mund te jesh vete vjedhesi dhe fshihesh me emer anoni.
      Ermal Gjoni, USA

    3. Tarrasbubi says:

      Po mer po, se doni ju koqet e Saleh*ham ham* qenit me ardh ne pushtet me ilir Koqen se ju jane ngref veshet. Po do ju fusim loqet dhe do jua presim veshet qe tju dhemi suma. 94 vota me ose pa armandon (te pakten eshte me burre se ilir floriri qe vjedh dhe deklaron se eshte i paster, kur 21 janari u be prej tij e jo prej A Prenges, si kembim per Gerdecin e saliutxen-njera dore lan tjetren por te dyja jane me mut, apo filmimi duke mare eurot nga video e Priftit dhe nuk eshte hajdut me ze por vetem me video). Ik mer pjerdhu anejna klysh i shpelles vucidoliane, ti dhe te gjithe 98 istat e sales. Doni puc ju po pucin n sumt do e keni bashke me konsensusin qe pretendoni bashke me ate loqe LULEN.
      Doo ju ngeli llokumi ne gryke, se populli nuk eshte injorant, do ua tregoj vendin te gjithe zullumqareve politik.

    4. Rrasbubi nyjen deri mrronxet says:

      O Adi o zalll….
      Po mer po, se doni ju koqet e Saleh*ham ham* qenit me ardh ne pushtet me ilir Koqen se ju jane ngref veshet. Po do ju fusim loqet dhe do jua presim veshet qe tju dhemi suma. 94 vota me ose pa armandon (te pakten eshte me burre se ilir floriri qe vjedh dhe deklaron se eshte i paster, kur 21 janari u be prej tij e jo prej A Prenges, si kembim per Gerdecin e saliutxen-njera dore lan tjetren por te dyja jane me mut, apo filmimi duke mare eurot nga video e Priftit dhe nuk eshte hajdut me ze por vetem me video). Ik mer pjerdhu anejna klysh i shpelles vucidoliane, ti dhe te gjithe 98 istat e sales. Doni puc ju po pucin n sumt do e keni bashke me konsensusin qe pretendoni bashke me ate loqe LULEN.
      Doo ju ngeli llokumi ne gryke, se populli nuk eshte injorant, do ua tregoj vendin te gjithe zullumqareve politik.

  4. Floriri I Napolonit says:

    Cfare thua o Rama? Reforma ne drejtesi behet per popullin shqiptar dhe jo per Ameriken dhe Europen. Je ne metro mo pasha!?

  5. Arben says:

    Po qe se je serioz nje “Bravo”te madhe

  6. nik says:

    Kush ka vjedh e kush ka vra te shkoj ne burg

  7. tirana says:

    Te lumte goja fole nje here si burre se mbetem duke grene bar ne emer te sovranitetit e kemi provuar dhe me forcat tona boll hengret the vodhet lini nje kocke edhe per ne legena

  8. viktor says:

    Me duket me se normale, po te ishte per do te ishte bere.Me qarte s’ka !!!

  9. DEFRIMI says:

    bravo mos u tremb nga mafia sepse njerezit po e shohin qarte kush eshte vlera dhe antivlera.

  10. Ardian says:

    Edhe koshi i plerave nuk do ti pranonte kta politikan hajdute te popullit vet, frikacake e ordinere , bojeni x te miren e popullit nje gjo te mire dalin te huajt nje hap para gjithmone , edhe kalamajte e kuptojne sa qesharake jeni bo

    1. Luli says:

      Z Rama mos u terhiqe se cfaredo qe te ndodhe sido qe te shkoje fati per reformen ju do te jeni serish kryeministri i ardheshem mos e tradheto voten e popullit te ndershem. Asnje kompromis. Leri te lehin qente se ata kenaqen me ndonje kocke te qelbur.

  11. redi says:

    BRAVO, BRAVO, Rama.

  12. populli says:

    ufff, por jo nuk esht çudi,
    sa e gjat kjo komedi,
    se kam un po e ke ti,
    kungulleshken e ndajm ne pese a ne tri,
    do te bejm rrevolucjon, de more deee,
    si lum ti popull mezi na ke,
    ne kushtetute e ne drejtsi
    po çdo gje me llogari,
    si them un -thot miku- jo si thu ti,
    skeni pare asgje ju fare,
    drejtesi konçensjonare,
    kushtetut e vjeter, kushtut e ra,
    sovranitetin e japim me qera
    “voto” nese do pushtet
    ose ne burg, ose te bejm mbret
    …….
    rroft aleati, rroft Edveri,
    se lulushi desh na theri

    1. democrat i terbuer says:

      Populli nuk eshte me gjykatesit 50000 eurosh or mik ,por me duket se duket ta kishe vene nofken “shqupisti qe don me honger bar po tek usa nuk dorezohet ” .Se sa shume ju dhimbsej Shqiperia dhe sovraniteti ju pame ju shqupsave kur i faletr grekut 400 km det.

  13. GRAMOZ says:

    kryeministri Edi Rama eshte ne anen e duhur te historise per miratimin e Reformes ne Drejtesi ne anen tjeter eshte ana e tradhetise kombetare Meta.Basha dhe Berisha…

  14. V.BEBRI says:

    Kjo situate besimi e optimizmi ne popull ka ekzistaur para 1 Prillit 2013, pati nje thyerje besimi dhe brerje ndergjegje mbas 1 Prillit 2013……… per arsye qe dihen ……. Ne qofte se do ti qendrohet deri ne fund kunder presionit te ajdutve… PS E VETME DO THYEJE KUSARET NE CDO BALLAFAQIM ELEKTORAL.

  15. Lpl. says:

    Rama filloj qe sot fushaten elektorale me kete fhalim demagogjik si fjalimet e Erdoganit po nje pytje pse sha bere vetes puplikisht qe pse e ke formuar draftin ne kete menyre qe sta pranojne te tjeret , dhe kur sta pranojne te tjeret dihet se deshton , po te kishe punuar drejte populli dote kishte mbeshtetur dhe ndoshta i kishe marre 84 deputet por ne kete gjendje mezis presin me te rrezuar dhe mos kerko fajtor per justifikim se ke trathtuar popullin e ke burgosur zhvatur dhe e ke te veshtire me mbejte shpresa te medha per nje perseritje te 2013 ne favorin tend .

    1. Mandi says:

      ik o koqe kanari

  16. DETARI @ says:

    Edi Rama dhe krahu i tij politik i majte jane mbrojtesit e vertete te popullit shqiptare !
    Kurse nga ana tjeter jane qente e cfilitur nga frika marramendese se po i afrohen hekurave !
    Jane po keta qene[se njerez nuk jane],qe nuk duan te miren e popullit ,por jane mbreterit e krimit ,hajdutllikut ,bozhubuzhizmit,antishqiptare te papare qe nuk lejojne rregullimin e te ardhmes se femijeve tane te pakten !
    NJI BRAVO, TE MADHE DHE NJI FALEMINDERIT AMERIKE DHE ME NE FUND ,EUROPE,PER KETE MUNDESIM TITANIK QE PO BEN PER NE SHQIPTARET !Fatkeqesishte ,demikracine e vertete dhe shtetin ligjor do ta shijojne edhe disa …bajga qe jargaviten neper forume !
    TE GJITHE VOTAT PER POPULLIN,[per PS ne !]

  17. fredi says:

    Ky eshte i modh o vlla. Nona.

  18. BUJARI JU DEGJON says:

    Bravo Edi Rama!!! Nuk ka vend per frikesim nga hajdutet e kriminelet…
    Dikur nje kenge e vjeter thoshte:
    “Mbahu neno,mos ki frike,
    Se ke djemte ne Amerike!!!”…
    Sot,perkrah Shqiperise ,eshte Amerika dhe Europa!!!
    Sot,jane ne kembe te gjithe shqipetaret e vertete!!!
    Fatin tone nuk do ta leme ne doren e hajduteve te frikesuar nga burgu,per shkak te plackitjes qe i kane bere ketij populli!!!

  19. Ermal Gjoni says:

    Tema, perse nuk e botoni komentin tim??

    1. fshati qipidhas kilometri 7 majtas says:

      po se lexoji emrin tend mire dhe kujtoi se ish gjin gjoni

  20. pETRITI says:

    MW SA KUPTOJEME,I NDERUART KRYEMINISTER JE NE RRUGEN E DUHUR,JE SHUME I SAKT,DUHET MIRATUARE ME CDO KUSHT,VETEM KESHTU DO SPASTROHET DREJTESIA,BRAVO,BRAVO,MOS U TERHIQ KURRE.
    KE MBESHTETJEN POPULLORE PER KETE CESHTJE KAQ DELIKATE ASHTU SIC E KE TRAJTUARE NE KETE MESAZH QE I DREJTOHESH DEPUTETEVE TE PARTISE DEMOKRATIKE,TE CIKET JANE NEN THUNDREN E SALIUT E BASHES.

  21. PETRIT says:

    BOTOHENI KOMENTIN

  22. kaçi says:

    Në se më duhet te votoj për reformën do ta bëj një rrug të gjat nga emigrimi për pro reformës. Mos u dorëzo Edi.

  23. sherifi says:

    90% te Shqiptareve i ke ne mbeshtetje,nese ne dt 21 reforma deshton,gjeji nje zgjidhje kushtetuse qe ta miratoin vete Shqiptaret.

  24. gora says:

    BO LL E KA DREDHUR BISHTIN META KESAJ RADHE ESHTE PER TU SHKRIRE SI PARTI. METEN E PRET ERDOGANI MBAS PUCIT.

  25. funerali says:

    sido qe te shkojne punet populli e mori vesh se per ke duhet te votoje ne 2017. edi rama punon pa hile. I drejtperdrejte dhe I hapur. kurre me voten per batakciun meta qe nuk mendon per te ardhmen e shqiptareve po per ti kthyer qoken kriminelit berisha.

  26. demokrati says:

    Rama po flet dhe sillet si shtetar, kjo eshte rruga qe te nderpritet rrenimi qe i kanoset nga papergjegjshmeria e papjekurise politike te Bashes dhe makiavelizimit politik te Metes. Shqiperi nuk duhet lene asnje ore pa nje qeveri te votuar nga sovrani, perndryshe piromanet shqiptare nuk njohin limit.

  27. Bamsi says:

    EDI ! ME POPULLIN KE TE NJEJTIN MENDIM ,POR TE KORRUPTUARIT PO VENDOSIN GUR NEN RROTA (SABOTOJNE ) PER TE SHPETUAR KOKEN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje