Kryeministri Rama ka folur sot për herë të parë në grupin parlamentar pas propozimit të Ilir Metës për Qeveri teknike pas 21 Korrikut.
Në një fjalim të shkurtër të mbajtur para deputetëve, ai tha se këtë të enjte fokusi do të jetë vetëm në një pikë: votimi i reformës, raporton Panorama. Sipas Ramës, të enjten do të përcaktohet nëse Shqipëria do të jetë përkrah SHBAsë dhe BE-së.
“Ne do shkojmë të enjten në seancë vetëm për të votuar reformën dhe s’kemi asnjë diskutim tjetër. Pas saj do shohim si do zhvillohen gjërat. Të enjten përcaktohet nëse ne do të jemi përkrah SHBAsë dhe BE-së, ose nuk dihet se ç’bëhet. Kjo është një e panjohur e madhe ”, mësohet të ketë thënë Rama në mbledhjen pa media.
Ai ka falënderuar deputetët për kontributin e tyre për draftin e Reformës në Drejtësi. Ndërsa kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi ka kërkuar që në seancën e të enjtes të mos ketë asnjë mungesë.
Bravo o 1-sh,shteti ne rradhe te pare,edhe po u rrezua qeveria s’ka rendesi.
Rendesi ka te jesh me te drejten,gjithmone.
Bravo Edo ,me ne fund po dalin zbuluar te gjithe funderrinat qe i sherbejne agjenturave antishqiptare ruso serbo greke. Shumica e shqiptareve te ndershem do reformen per drejtesi sipas standarteve europiane dhe amerikane.Te gjithe hajdutet jane kunder kontrollit te pasurive dhe aftesive te gjykatesve dhe prokuroreve prej juristeve amerikane.
Bashke me ju dhe populli me 21 korrik
Zoti Rama! Te jesh i sigurt se ke mbeshtetjen e gjithe popullit shqipetare,jo vetem reformen ne drejtesi,por per te gjithe qeverisjen e qeverise tende deri sote.Ujqerit dhe çakenjet e pd-ke dhe Meta me hienat e tij,nuk kane ç’te bejne.Ti do jesh ne krye se te ka zgjedhur populli,dhe ai do te mbroje,e do te mbeshtese.