Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shprehur për mediat, përpara nisjes së mbledhjes së grupit parlamentar socialist, se nuk është koha për të diskutuar për qeveri teknike.
Sipas tij, axhenda kryesore e mazhorancës është miratimi i reformës në drejtësi.
“Në fokus është reforma në drejtësi. Dhe kjo është axhenda kryesore e mazhorancës”, u shpreh Tahiri.
Të njëjtin qëndrim ndau edhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i cili theksoi se reforma në drejtësi është detyra kryesore.
Tahiro: Ne po presim ata te shqupit qe te dalin ashtu si thane me ca perralla,per ty,por mesa duket ju
plasi edhe kete rradhe.Them keshtu se ti as po e can menderen se c,thone te menderosurit.