A u tërhoq Meta nga qeveria teknike? Dhe disa vlerësime negative për Ramën, ndryshon qendrim për Bashën

19 Korrik 2016, 10:03Politika TEMA

Gjatë intervistës së tij përballë Blendi Fevziut, Ilir Meta është zbutur për qendrimin e tij në lidhje me qeverinë teknike.

Ai ka thënë se deklarata e tij e së dielës për qeveri teknike, është keqinterpretuar.

Megjithatë, ai nuk është i prerë kundër një qeverie teknike, pasi tha se PD nuk beson tek qeveria e Ramës për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Meta gjatë intervistës së tij ka qenë shumë dashamirës ndaj Lulzim Bashës, të cilin në intervistat e mëparshme e kishte etiketuar si gënjeshtar, gjë që ia evidentoi edhe Fevziu.

Ai tha se Basha ka mbajtur një qendrim serioz dhe koherent gjatë gjithë procesit të reformës në drejtësi.

Në fjalën e tij, Meta vlerësoi PD-në dhe tha se nëse do të ishte kandidat për president, do të bëhej edhe me votat e saj.

“Nuk  besoj që do jem kandidat për president, dhe në asnjë rast nuk do pranoja të isha president pa koalicion me opozitën. Unë kam pas të njëjtën sjellje dhe me Berishën dhe me Ramën. Në të dyja rastet LSI ka qenë korrekte, bashkëpunuese”, tha Meta.

Ndërkaq, kreu i LSI-së edhe pse ka zbutur kërcënimin e së dielës për qeveri teknike, deklaroi se qeverisja e Edi Ramës është konfliktuale dhe arrogante.

Pyetjes se çdo ta bënte të suksesshme qeverinë aktuale, Meta iu përgjigj:

“Po të ishte më pak arrogante dhe më pak konfliktuale do të ishte më e suksesshme”, tha kreu i LSI-së.

Por Meta ka sulmuar Ramën duke e paralajmëruar se do të mbajë përgjegjësi nëse sulmon opozitën, së cilës i ka dhënë të drejtë dhe e ka quajtur më të avancuar për reformën në drejtësi.

“Do mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që janë kundër reformës. Përgjegjësi të gjithë ata që përpiqen të sulmojnë opozitën për çështje të drejta. Kërkesat e PD-së kanë qenë gjithmonë në përputhje me Venecian. Madje, PD ka qenë më e avancuar edhe për Byronë e Hetimit”, tha kreu i Kuvendit.

8 komente në “A u tërhoq Meta nga qeveria teknike? Dhe disa vlerësime negative për Ramën, ndryshon qendrim për Bashën”

  1. Xen deledashi says:

    Dridhe Like dridhe. LSI ska din e iman. Jane si puna e mutit, i ngjiten me mire atj qe e dine qe ka kepucen me te madhe…
    Bravo Like, business as usual…..

    1. Ad Bosi says:

      Po ky motherfaker ka 20 deputete ama..Si tja bejme neve asaj pjese idiote te popullit qe e voton?

  2. Emiljano says:

    kur flet ky me vjen per te vjelle.me kto lloj politikanesh(hajduta,te pangopur,mashtrusa,kriminele) as per ne hale nuk jemi jo me ne evrope.Duhet qeruar kjo fare e keqe qe te lulezoj shqipria,se kta jan si kancer per shqiprine.ndryshe vec do rrotullohemi perqark.

  3. BUJARI JU DEGJON says:

    Po ta zgjedhin te burgosurit President Liken,le te jete…
    Por ai duhet t’ia lere vendin e Presidentit Saliut…
    Se eshte me i moshuar dhe me hajdut…
    Sidoqofte te burgosurit e dine vete se cilin do zgjedhin…

  4. DETARI @ says:

    ME NJERI TE PAFTYRE NUK BEN VAKI TA GJESH NE TE GJITHE GLOBIN !
    ARMIKU nr 1 i shqiptareve eshte Ilir Muta…..

  5. litari says:

    Dy kryemafiozet, prandaj nuk e votojne, po ne si popull prape do ti leme keta maskarenj te livadhisin, qe siguruan 10 breza te tere, vetem per 25 vjet, po dhe shume vjet te tjera, keta do te bejne namin sic kane bere, por mendoj qe nuk duhet ti leme keta sharlatane te ndyre dhe mafioze, njeri zoteri kushedi sa shtepi ka ne hollande, ky tjetri qe ishte ne shtepi me qira, shikojani pasurine maramendese qe ka vene, dhe ne si popull e nxjerrin lekun me gjak dhe sakrificat, kesaj here ndalu beg sa ka hendek, nuk duhet te tolerojme, kesaj radhe jane dhe nderkombetaret dhe shiko cfare bejne, pale ne nuk na llogarisin, u dukemi miza dhe duket cudi qe u ka ardh laku ne fut, pty fare e keqe.

  6. aqif tahipi says:

    Mire mo like mire ,e kuptuam fort mire se sa e doni reformen ju dhe pede. Tani duhet tu mbushni mendjen edhe amerikaneve dhe be se sa e doni reformen.

  7. Egnatia says:

    BYTHE e BREKE Likja me Salushin. Keep going shit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje