Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme në zonën e “21 dhjetorit”.
Ngjarja ka ndodhur në orën 13:30.
Sipas burimeve zyrtare policore bëhet me dije se një shtetas ka përdorur një pistoletë lodër. Ai mësohet se ka kërcënuar punonjësin e kazinosë duke arritur të marrë xhiron ditore dhe larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia sëbashku me grupin hetimor po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.