Ekspertët: Ku u cenua siguria në Rinas

18 Korrik 2016, 11:50Kronika TEMA

Flasin Drejtori i Sigurisë dhe Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka dhe Kryetari i Unionit të Shërbimit të Sigurisë Fizike, Veli Myftaraj. Kamerat e sigurisë në Rinas janë cilësi e dobët sa mezi identifikojnë njeriun nga kafsha…

Grabitja e vlerave monetare të bankave gjatë transportit, fenomen që kulmoi së fundmi me vjedhjen e brenda Aeroportit të Rinasit e ka vënë policinë e shtetit në punë për të formuluar një rregullore të re.

Drejtori i Sigurisë dhe Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka në një seminar sensibiliuez me Unionin e Shoqërive të Sigurisë Fizike pohoi se, nisur nga ngjarjet e fundit të grabitjes së vlerave monetare në transport po hartohet një draft i ri ligjor në të cilin do t’i jepet udhë të gjitha mangësive që janë evidentuar në grabitjet e fundit.

Loka tha se, në rastin e grabitjes në Rinas, në kontratën që kompania e sigurisë fizike kishte me bankën, nuk ishte e rregulluar përgjegjësia për transportin e vlerave monetare nga momenti i skanimit për në avion. Nga ana tjetër kompania sigurisë e kontraktuar nga koncesionari nuk lejon policinë e rendit të ofrohet në ambientet nga skaneri në Aeroport. Duke treguar një përvojë personale për këtë rast, Loka tha se kishte kaluar një seri kontrollesh për tu futur në ambientet e Rinasit, duke treguar se procedura që ndjek kompania e sigurisë për futjen në ambientet e policisë së shtetit Aeroportit është shumë kufizuese.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje për më shumë përgjegjësi institucioneve të tjera kur firmosin kontrata koncesionare me privatët, pasi në rastin konkret është cenuar siguria kombëtare, teksa policia e shtetit ka akses tërësisht të limituar në Aeroport.

Konkretisht për transportin e vlerave monetare do të riparohen të gjitha hallkat e zinxhirit që kanë rezultuar difektoze, tha Loka. Shoqërimi me autoblindë dhe vendosja e kamerave me cilësi të lartë gjatë gjithë procesit do të përcaktohet në ligj. Loka tha se, kamerat e sigurisë në Rinas janë cilësi e dobët sa mezi identifikojnë njeriun nga kafsha, ndaj sipas tij është mjaft e rëndësishme që të përmirësohet cilësia pajisjeve monitoruese.

Loka tha se do të përcaktohen përgjegjësitë e të gjitha aktorëve që përfshihen në procesin e transportit, që nga porositësi i shërbimit, kompanitë private e sigurisë dhe të gjithë operatorët e tjerë.

Kryetari i Unionit të Shërbimit të Sigurisë Fizike, Veli Myftaraj ish Drejtor i Përgjithshëm i Policisë tha se, kompanitë e sigurisë fizike të cilave u ka ndodhur grabitja kanë bërë propozime interesante dhe te vlefshme për të reduktuar fenomenin në të ardhmen. Por ai kërkoi një punë më të madhe nga policia kriminale për kapjen e autorëve. Myftaraj tha se, nëse do të tentohej më shumë në zbulimin e dhe kapjen e grabitësve fenomeni nuk do të përsëritej kaq shpesh./ monitor

2 komente në “Ekspertët: Ku u cenua siguria në Rinas”

  1. mashtrues_me_diplome_policie says:

    Genjeshtar ordiner. policia e shtetit eshte e vetmja qe futet ne aeroport pa u kontrolluar fare edhe me arme. sa per info te publikut ( se ti e di shume mire) ne cdo pike kontrolli ka police perkrahe ICTS. keshtu qe boll me mashtrime per te lare m.. me sh….. trego si ishte e mundur qe 5 police me arme 20 metra larg nga furgoni qe u vodh nuk bene asgje , pastaj flisni per procedura kontrolli
    po te vish civil dhe te duash te percjellesh gruan qe udheton normal qe do kalosh tere procedurat e sigurise

  2. lili says:

    ose veni pranuar me mbajt kamera qe nuk dalojne shtanzen nga njeri? Qe te kalfje ma lehtesisht droga?
    Si munden meta drektora me pranuar nje gje qe rezikon jeten tone si qytetar qe udhetojne me avion??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje