Kamëz, vritet me thikë 34-vjeçari. Identifikohet autori

18 Korrik 2016, 09:07Kronika TEMA

Një konflikt për motive të dobëta gjatë orëve të vona të ditës së dielë, i ka marrë jetën një 34-vjeçari nga Kamza, teksa fillimisht ishte dërguar për në Spitalin e Traumës, por pa mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga një armë e ftohtë.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 22:05 të mbrëmjes së djeshme, në rrugën “Parisi” të Kamzës, ndërsa shtetasi 34-vjeçar me inicialet O.K. është plagosur me thikë në bark, e pavarësisht ndihmës spitalore të marrë, ai ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

Policia shkoi në vendngjarje dhe pas ngritjes së grupit hetimor ka mundur të identifikojë edhe autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Mësohet se forcat blu kanë identifikuar shtetasin me inicialet A.D., 55 vjeç dhe banues në Kukës, si autor të kësaj vrasjeje, ndërsa po vijon puna për kapjen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje