Vetëm pak orë para se Gjykata e Lartë të vendoste masat e sigurimit “pezullim nga detyra” për gjyqtaren e kësaj gjykate, Majlinda Andrea, dhe “arrest me burg” për bashkëshortin e saj, çifti është larguar nga Shqipëria. Ky veprim të lë të kuptosh se ajo ka pasur informacion për vendimin që do të merrte Gjykata, në mos edhe për hetimin që kishte nisur ndaj saj nga Prokuroria e Përgjithshme.
Ka dyshime se gjyqtarja Andrea të jetë lajmëruar nga persona brenda Gjykatës së Lartë, apo kolegë të saj aty, për vendimin që do të merrej pasditen e djeshme, raporton Panorama. Sipas burimeve zyrtare të Prokurorisë, vetëm pak orë para se të bëhej masa e sigurisë në Gjykatën e Lartë, ajo është larguar nga Shqipëria bashkë me bashkëshortin e saj, Odhise Andrea, dhe dy fëmijët. Ende nuk dihet se cili ka qenë destinacioni përfundimtar i tyre, por nga verifikimi në sistemin TIMS rezulton që ata kanë kaluar jashtë kufijve të vendit paraditen e djeshme.
“Masa e sigurimit për bashkëshortët Majlinda dhe Odhise Andrea nuk është mundur të ekzekutohet, pasi ata janë larguar jashtë Shqipërisë pak orë para se Gjykata e Lartë të vendoste masat e sigurimit ndaj tyre. Ndërkohë janë arrestuar nga ana e Policisë së Shtetit tre të dyshuarit Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino”, tha dje zyrtarisht organi qendror i akuzës. Me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykata e Lartë ka caktuar dje masën e sigurisë “pezullim nga detyra” për gjyqtaren e kësaj gjykate, Majlinda Andrea, e dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve”.
Gjithashtu, Gjykata e Lartë ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për bashkëshortin e gjyqtares, Odhise Andrea, si edhe për 3 shtetas të tjerë, të dyshuar për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve”.
Atehere me verifikimin e sistemit TIMS,shkoni verifikoni edhe DESTINACIONIN dhe gjejini e sillini ketu si minjte te dy burre e grua !!!
Ky eshte puci i organizuar nga sherbimet sekrete sllave per te gjunjezuar Meten perpara Berishes. Dosja Meta mund te hapet perseri nga prokuroret zagare te Sales pasi gjygjtaria qe i dha pafajsine doli e korruptuar. Sali shpellari nuk eshte aq inteligjent per keto trillime duket dora serbe e Fazllicave!
Gjyqtarja nuk kishte frike arrestimin,ajo kishte frike se mos eleminohej fizikisht nga Koleger e saj te gjykates se lart,prandaj eshte arratisur. Prokuroria duhet te presi flet arreste per te gjithe antaret e gjykates se larte.
Ju lutem pse quhet “Korrupsion pasiv “kur leket jane futur ne xhep jo pasiv por aktiv ?
Apo keshtu e quajne gjyqtaret per vehten e tyre !
e hengri dhe kjo bisha e korrupsionit. gjyqtarja e bamir topit. bamir topi president e dekretoi kete gjyqtare ne gjykaten e larte pasi i mori 150mije euro rryshfet. prandaj dhe e kishte doren kaq te rende, kerkonte 50mije euro per nje vendim. por, por, por, ka shume por ketu, nuk duhet mjaftuar me buçen e korrupsionit majlinda, por duhen hetuar edhe anetaret e trupit gjykues qe kane qene me te. ne gjykaten e larte gjykohet me trup gjykues me 5 anetare. dhe mos mendoni se 4 te tjeret kane dale dore shpuar nga 50mije eurot. o te gjithe o asnjeri.
pse nuk hetohen vendimet sakndaloze te aleksander muskajt, apo te ardian nunit(he,he, iku ky, shpetoi dha doreheqjen), te tome ndreces, medi bicit, apo artan brozit, etj., etj. te gjithe keta kane paguar o te bamiri, o te shkelzeni, ose te jozefina per tu bere gjyqtare te gjykates se larte. hetoni vendimet e tyre dhe do te gjeni vendime skandaloze korrupsioni. majlinda eshte vetem maja e majes se ajsbergut ne ate poshtersi qe quhet gjykata e larte.
Nuk ja vlen te diskutosh sepse sitemi TIM e percakton se ku kjo KUCKE po udhetonte drejt ITALIS per destinacion SICILIN se aty i ka njerzit me se ka udhetu me TRAGET e ka pasur makinen e saj ..MAJTON nji kerkes nga INTERPOLI I ITALIS dhe kucken e sjellin me pranga bashke me burrin e saj ..ndersa shteti behet dhe me i kuptushem per keta ….ADRIAN