Artur Zoto dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të përgjithshëm të burgjeve ditën e djeshme, por Ministria e Drejtësisë nuk ka vonuar në emërimin e drejtorit të ri.
Ai është Miklovan Kopani.
Ministria e Drejtësisë thotë se, falënderon Zoton për kontributin ndërkohë që ministri Ylli Manjani i uron punë të mbarë Kopanit, duke shprehur bindjen se ai do të drejtojë siç duhet këtë institucion
Deklarata:
Ministria e Drejtësisë njofton se pas lirimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z. Artur Zoto në vendin e tij është emëruar z. Miklovan Kopani.
Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani e falenderon z. Zoto për kontributin e tij profesional në krye të sistemit penitenciar dhe vlerëson me respekt të gjithë përvojën e sjellë nga ai gjatë ushtrimit të detyrës.
Njëkohësisht, Ministri Manjani i uron z. Kopani punë të mbarë në vazhdimin e punës në drejtimin e këtij institucioni me profesionalizëm dhe korrektësi.
CV-ja e z. Kopani reflekton një përvojë të gjatë në drejtim dhe shërbimin publik, përfshirë edhe institucione të sigurisë kombëtare.
Ministri Manjani shpreh bindjen se z. Kopani do të vijojë drejtimin e suksesshëm të këtij institucioni.
I erdhi veza tek by…. prandaj dha doreheqjen . Sikur te kete kush te merret me te , ky eshte me i korruptuar se nendrejtori qe eshte ne burg . Dhuratat mijra euro qe ka marre here pas here , na thone se ai duhet te jete ne burg me shoket qe i sillnin keto dhurata , etj ,etj , dhe lista eshte e gjate .
PO na u desen edhe dy gomar shko e merri ne Skrapar,(Fan S Noli)